Milloshoski: ESHR më shumë se dy dekada e gjysmë ka ndërtuar një institucion të qëndrueshëm dhe prezanton një shembull për profesionalizëm dhe integritet
- "Kushdo që është në pozicion për të disponuar me mjetet publike duhet në ESHR, nëse ka qëllime të mira, ta shohë si mik dhe partner, sepse nëse i lexojnë dhe i zbatojnë mirë rekomandimet e ESHR-së, atëherë as funksionari dhe as institucioni nuk do të kenë probleme dhe rreziqe të mëdha. Në të kundërtën, do të kenë vetëm mbështetje shtesë se si të menaxhojnë më mirë me mjetet publike", deklaroi Milloshovski.
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Enti Shtetëror i Revizionit më shumë se dy dekada e gjysmë ka ndërtuar një institucion të qëndrueshëm dhe prezanton një shembull për profesionalizëm dhe integritet. Përvjetori i 26-të është një kohë pjekurie të provuar, deklaroi nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, në shënimin e 26-të vjetorit të ESHR-së.
Enti Shtetëror i Revizionit, potencoi Milloshoski, paraqet një shembull për të se si të ndërtohet një institucion profesional, i cili në të njëjtën kohë është llogaridhënës dhe di si t'i kryejë detyrimet e tij.
"Kushdo që është në pozicion për të disponuar me mjetet publike duhet në ESHR, nëse ka qëllime të mira, ta shohë si mik dhe partner, sepse nëse i lexojnë dhe i zbatojnë mirë rekomandimet e ESHR-së, atëherë as funksionari dhe as institucioni nuk do të kenë probleme dhe rreziqe të mëdha. Në të kundërtën, do të kenë vetëm mbështetje shtesë se si të menaxhojnë më mirë me mjetet publike", deklaroi Milloshovski.
Përmes revizorëve të kryera, situatave të përcaktuara dhe rekomandimeve të dhëna ESHR-ja, sipas Milloshoskit, kontribuon në përforcimin e kontrolleve të brendshme dhe përmirësimin e operacioneve financiare të institucioneve.

Kuvendi, siç potencoi, ka bashkëpunim shumë të mirë me ESHR-në, duke theksuar se raportet e ESHR-së shihen me besim, besueshmëri dhe kredibilitet të lartë.
"Ajo që na ndihmon neve si shtëpi ligjvënëse të kryejmë funksionin tonë, rolin mbikëqyrës dhe kontrollin e degës ekzekutive, në masë të madhe ndihmohet edhe nga raportet e ESHR-së, sepse në këtë mënyrë marrim një pasqyrë të sistematizuar dhe metodologjike të çdo institucioni publik shtetëror për të cilin kemi interes", deklaroi Milloshoski.
ESHR-ja, theksoi Milloshoski, i justifikon dhe i meriton financat të cilat i merr, sepse me punën e saj, siç potencoi, shtetit i kursen shumë burime dhe aty ku janë bërë keqpërdorime të caktuara, jep indikacione në kohë që institucionet të ndërmarrin veprime. rq/
Foto: MIA