Miliarderi Blumberg do ta financojë trupin e KB-së për klimën pas tërheqjes së SHBA-së
- Miliarderi Majkëll Blumberg bëri të ditur se fondacioni i tij do të përfshihet në financimin e trupit të KB-së për ndryshimet klimatike, pasi presidenti Donald Tramp informoi se SHBA do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit.

Nju Jork, 23 janar 2025 (MIA) - Miliarderi Majkëll Blumberg bëri të ditur se fondacioni i tij do të përfshihet në financimin e trupit të KB-së për ndryshimet klimatike, pasi presidenti Donald Tramp informoi se SHBA do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit.
Ndërhyrja e Blumbergut ka për qëllim të sigurojë që Konventa kornizë e KB-së për ndryshimet klimatike (UNFCCC) të mbetet plotësisht e financuar edhe krahas asaj se SHBA ka ndërprerë kontributin e saj.
SHBA zakonisht siguron 22 për qind të buxhetit të sekretariatit të UNFCCC-së, ndërsa kostot operative të këtij trupi për 2024-2025 janë parashikuar në 88.4 milionë euro.
Kjo është hera e dytë që Blumberg përfshihet për të plotësuar boshllëkun e lënë nga tërheqja e SHBA-së. Në vitin 2017, pas tërheqjes së parë të administratës së Trampit nga Marrëveshja e Parisit, Blumberg premtoi deri në 15 milionë dollarë mbështetje ndaj UNFCCC.