• петок, 28 јуни 2024

Mijëra mjekë në Angli janë në grevë mu para zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut

Mijëra mjekë në Angli janë në grevë mu para zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut

Londër, 27 qershor 2024 (MIA) - Mijëra mjekë në Angli sot filluan grevë për rritje të rrogave që do të zgjasë deri më 2 korrik, transmetoi Beta.

Mjekët e rinj anglezë, të cilët e formojnë shtyllën e kujdesit spitalor, për të 11-tën herë janë në grevë për shkak të mospajtimeve me pushtetin për rrogat dhe kushtet për punë, kësaj radhe mu para zgjedhjeve parlamentare në Britani të madhe të paralajmëruara për 4 korrik, ku pritet ndryshimi i plotë i qeverisë.

Sindikata thotë se mjekët më të rinj fitojnë rreth 15 funta (19 dollarë) në orë, vetëm pesë funta më shumë se rroga minimale në Britani të Madhe prej rreth 10 funtave në orë.

Shoqata britanike e mjekëve, sindikata e mjekëve, kërkon rritje prej 35 për qind.

Qeveria me shumicë konservatore vitin e kaluar i rriti rrogat e mjekëve për mes 8,1 dhe 10,3 për qind, duke thënë se është "bujare".

Paraprakisht në janar u mbajt grevë gjashtëditore, më e gjata në historinë e shëndetësisë britanike, për ç'shkak ishin anuluar dhjetëra mijë kontrolle dhe operacione. ab/

foto: МIА arkivi

Тагови

Остани поврзан