• петок, 20 февруари 2026

Micotakis: Tensionet në marrëdhëniet euroatlantike u bëjnë dëm edhe Evropës dhe SHBA-së

Micotakis: Tensionet në marrëdhëniet euroatlantike u bëjnë dëm edhe Evropës dhe SHBA-së

Athinë, 23 janar 2026 (MIA) – Do të vazhdoj të bëj përpjekje t’i bind bashkëfolësit e mi amerikanë se çdo tension në marrëdhëniet euroatlantike u bën dëm edhe Evropës edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis pas Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së në Bruksel, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Kryeministri grek theksoi se “nuk është sekret që marrëdhëniet euroatlantike kanë kaluar nëpër periudha turbulencash gjatë vitit të kaluar”, por se ato duhet të ruhen në nivel funksional, duke shtuar se Greqia, si shtet anëtar i BE-së, i cili ka edhe marrëdhënie strategjike me SHBA-në, me të drejtë përpiqet “t’i mbajë të gjitha turbulencat të përkohshme” dhe të kërkojë zgjidhje që do të jenë në interes të të gjithëve.

“Prandaj, ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë mënyrë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të NATO-s, në mënyrë që të parandalojmë ndikimin e mundshëm të Kinës ose Rusisë në një rajon si Grenlanda, i cili ka rëndësi strategjike për sigurinë e përgjithshme të NATO-s”, shpjegoi Micotakis.

Ai shtoi se nëse çështja është mbrojtja e Arktikut, atëherë SHBA-ja ka të drejtë të shprehë shqetësim sepse është "me rëndësi thelbësore për sigurinë globale", por theksoi se ka mënyra, si përmes NATO-s ashtu edhe përmes marrëveshjes ekzistuese dypalëshe midis SHBA-së dhe Danimarkës, për të zgjidhur çështjen "në kuadër të mbrojtjes dhe garantimit të pavarësisë dhe integritetit territorial të Danimarkës dhe Grenlandës".

“Mendoj se vijat e kuqe janë shumë të qarta. Nuk ka asnjë dyshim për kontestimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Grenlandës, dhe në fund të fundit vetëm Grenlanda dhe Mbretëria e Danimarkës mund të vendosin për të ardhmen e Grenlandës. Kryeministri i Danimarkës ishte kategorik për këtë, dhe mendoj se të gjithë anëtarët e Këshillit Evropian ranë shpejt dakord për këtë qëndrim”, theksoi kryeministri grek.

Në lidhje me Këshillin e paqes Greqia propozoi që 13 vendet të cilat janë ftuar të marrin pjesë, bashkë ta nënshkruajnë anëtarësimin e tyre, por vetëm për çështjen që ka të bëjë me fazën e ardhshme të procesit paqësor në Gazë dhe vetëm aq gjatë sa është e nevojshme për këtë. 

“Mendoj se edhe znj. Kaja Kallas, por edhe shumë vende të tjera, e gjejnë idenë mjaft interesante për ne për ta hulumtuar, nëse jo pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, sepse kjo mund të jetë e vështirë ligjërisht, por të paktën duke marrë nisma evropiane në mënyrë të caktuar, në mënyrë që ky Këshill paqeje të kthehet në misionin e tij origjinal. Dhe ky mision fillestar që nga fillimi ishte arritja e paqes në Gazë dhe krijimi i një administrate kalimtare në mënyrë që të mund të kalojmë në fazë rindërtimi, por edhe si hap i parë drejt një zgjidhjeje thelbësore për çështjen palestineze”, theksoi Micotakis. fc/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

 

Остани поврзан