• сабота, 22 февруари 2025

Micotakis nga Santorini: Tërë mekanizmi shtetëror u mobilizua, rekomandoj qetësi

Micotakis nga Santorini: Tërë mekanizmi shtetëror u mobilizua, rekomandoj qetësi

Athinë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Edhe një herë rekomandoj qetësi, t'i dëgjojmë udhëzimet nga mbrojtja civile dhe dëshirojmë që kjo dukuri së shpejti të përfundojë, ndërsa ishulli tërësisht të kthehet në ritmin e tij normal, porositi kryeministri grek Kirjakos Micotakis nga Santorini, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis prej mëngjesit gjendet për vizitë në ishull dhe potencoi se "tërë mekanizmi shtetëror u mobilizua" dhe me kujdes i ndjekin udhëzimet e ekspertëve, të cilët e këshillojnë mbrojtjen civile.

"Do të vazhdojmë ta ndjekim situatën. Ne nuk do të bëjmë vlerësime shkencore. Kjo është punë e të tjerëve, të cilët e bëjnë atë dhe na këshillojnë, siç ishte rasti deri tani. Edhe një herë i bind banorët e Santorinit, si dhe banorët e të gjithë ishujve fqinjë, të cilët në këtë moment kalojnë periudha të vështira, se mekanizmi shtetëror është në anën e tyre dhe dukshëm se është shumë më mirë të përgatitemi dhe të pengojmë, sesa pastaj të shpejtojmë për ballafaqim", tha Micotakis edhe një herë, duke përsëritur apelin e tij për qetësi.

Në Santorini kryeministri grek është së bashku me ministrin e Mbrojtjes Civile dhe Kriza Klimatike, Vasilis Kikiljas. bsh/

 

Остани поврзан