• сабота, 22 февруари 2025

Micotakis: Evropa duhet t'i rrisë shpenzimet në mbrojtje

Micotakis: Evropa duhet t'i rrisë shpenzimet në mbrojtje

Athinë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Për nevojën që Evropa të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, ndërsa shpenzimet ushtarake të përjashtohen nga rregullat financiare të BE-së, shkruan kryeministri i Greqisë Kirijakos Micotakis në kolumën e tij për "Fajnenshll Tajms" dhe propozon formimin e një instrumenti të ri evropian në masën e të paktën 100 miliardë euro për financimin e nevojave tona për mbrojtje kolektive, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis thotë se kombinimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme dhe ndryshimi më i gjerë global "do të thotë që Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj", duke vënë në dukje se KE-ja vlerëson se nevojitet një investim shtesë prej 500 miliardë euro në sektorin e mbrojtjes dekadën e ardhshme.

"Kjo nuk është vetëm domosdoshmëri, por edhe një mundësi për të siguruar autonominë strategjike evropiane, për të cilën unë e mbrojta për një kohë të gjatë. Por, që kjo të ndodhë, nevojitet veprim kolektiv në dy fronte: e para, ne kemi nevojë për një model financimi të qëndrueshëm për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Dhe e dyta, ne duhet të transformojmë industrinë evropiane të mbrojtjes", shkruan Micotakis.

Sqaron se në lidhje me financimin, problemi është se në kornizën e re fiskale evropiane, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes "sipas ë gjitha gjasave të shkaktojë të ashtuquajturat procedura të deficitit të tepruar, të cilat ishin krijuar për të mbajtur buxhetet e shteteve brenda kufijve të caktuar", por edhe se një mënyrë e thjeshtë për ta kapërcyer këtë është "përjashtimi paraprak i shpenzimeve të mbrojtjes nga objektivat fiskale".

"Përfshirja e sigurisë dhe e mbrojtjes në listën e prioriteteve strategjike të Bankës Evropiane të Investimeve do të ndihmojë. Megjithatë, vetëm kjo do të mbulojë vetëm një pjesë të vogël të nevojave tona për investime. Për këtë arsye, duke u bazuar në përvojën pozitive me Mekanizmin e rimëkëmbjes dhe rezistencës së BE-së në raport me tregjet, propozoj krijimin e një instrumenti të ri evropian, në vlerën prej të paktën 100 miliardë euro për të financuar nevojat tona të mbrojtjes kolektive", shkruan kryeministri i Greqisë.

Në mënyrë shtesë në kolumnë kujton iniciativën e paraqitur me Donald Tusk në maj të vitit të kaluar për të krijuar një mburojë evropiane të mbrojtjes ajrore, që siç sqaron do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në katër fusha.

"E para, ajo do t'u mundësonte shteteve anëtare dhe të BE-së në tërësi të adresojnë dobësitë kryesore në aftësitë e tyre mbrojtëse. E dyta, do të forcojë bazën teknologjike dhe industriale të Evropës. E treta, do të rrisë dukshëm kontributin e Evropës në NATO dhe do të forcojë bashkëpunimin transatlantik. Në fund, ndoshta më e rëndësishmja, ajo do të dërgonte një mesazh të pagabueshëm se Evropa është e bashkuar dhe e vendosur, një forcë globale e cila duhet llogaritur", sqaron Micotakis.

Në fund të kolumnës porositi se “nëse BE-ja dëshiron të mbetet një shtyllë paqeje dhe stabiliteti, duhet të fitojmë një kapacitet të fortë, të bashkuar dhe të besueshëm për parandalim", por dhe se "nuk ka kohë për të humbur". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан