• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski realizoi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta

Mickoski realizoi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA)- Kryeministri Hristijan Mickoski sot zhvilloi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta. 

Siç njofton Pres shërbimi qeveritar, gjatë takimit u diskutua për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe lëshimet që janë bërë në atë drejtim, si dhe për nevojën që më në fund të hapen dyert e BE-së. 

Mickoski theksoi se vendi meriton të ecë përpara dhe të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, të cilat kanë qenë të shumta edhe në të kaluarën. 

“Në këtë drejtim, Maqedonia ka bërë shumë dhe Bashkimi Evropian duhet të tregojë gatishmëri për ta vlerësuar këtë në mënyrën e duhur, përmes përshpejtimit të procesit të negociatave me BE-në, theksoi Mickoski. 

Ai vuri në dukje se Qeveria është e përkushtuar fuqimisht ndaj reformave gjyqësore, sigurimit të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, për të cilat kërkohet mbështetja dhe mobilizimi i të gjithë aktorëve shoqërorë. 

Mickoski theksoi se qëllimi kryesor është përmirësimi i standardit të qytetarëve dhe një jetë më e mirë, që do të arrihet përmes inovacioneve, investimeve dhe arsimit të fuqishëm. 

Takimi u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ku mblidhen liderë politikë nga e gjithë bota dhe ku do të diskutohen sfida të rëndësishme evropiane dhe botërore. Fjalim të tij do ketë edhe kryeministri i Maqedonisë.

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Тагови

Остани поврзан