• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Qeveria në pajtim me ligjin do të emërojë të besueshëm në komunat ku zgjedhjet ishin të pasuksesshme

Mickoski: Qeveria në pajtim me ligjin do të emërojë të besueshëm në komunat ku zgjedhjet ishin të pasuksesshme

Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se Qeveria do të emërojë të besueshëm në komuna, ku do të përsëritet cikli zgjedhor për zgjedhjet lokale, pasi të marrë njoftim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

"Absolutisht se do ta bëjmë këtë në përputhje me ligjin, e për ta bërë këtë, së pari duhet të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) se zgjedhjet kanë mbaruar dhe se në ato katër komuna zgjedhjet ishin të pasuksesshme dhe pastaj Qeveria do të emërojë", tha kryeministri Micksoki në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse Qeveria do të emërojë të besueshëm në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, ku nuk u arrit censusi i kërkuar për dalje në zgjedhjet lokale.

Sipas Kodit zgjedhor, nëse edhe në raundin e dytë, për shkaqe të ndryshme nuk bëhet zgjedhja e kryetarit të komunës, Komisioni zgjedhor në afat prej 15 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve e njofton Qeverinë. Pas marrjes së njoftimit, Qeveria në afat prej 15 ditëve do të emërojë të besueshëm për kryerjen e punëve në komptencë të kryetarit të komunës.

Qeveria më së voni në afat prej 15 ditëve pas ditës së emërimit të të besuarit, e njofton kryetarin e Kuvendit për shkak të shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të komunës. bsh/

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан