• среда, 08 јануари 2025

Mickoski: Pres vit me progres, vit të progresit në çdo plan

Mickoski: Pres vit me progres, vit të progresit në çdo plan

Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot nga Katedralja "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup e uroi Lindjen e Krishtit - Krishtlindjen". Ai tha se pret vit në të cilin do të ketë progres në çdo plan. 

Qytetarëve u uroi para së gjithash shëndet, sepse, siç theksoi, shëndeti është më i rëndësishëm.

"Pres një vit në të cilin do të kemi përparim, një vit progresi në çdo plan dhe këtë natyrisht e dëshiroj dhe për këtë si Qeveri do të punojmë gjatë vitit që vjen", potencoi kryeministri. fc/

Fotografia dhe video: MIA

Остани поврзан