Mickoski paralajmëroi ndryshime ligjore për kushtet për licenca për diskotekat dhe kabaretë
- Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se lëshimi për kontrollimin nëse një diskotekë apo kabare e caktuar i plotëson kushtet është bërë me ndryshimet në Ligjin në vitin 2007, sipas të cilave personi juridik vetë pohon se i plotëson kushtet dhe më pas nuk janë bërë kontrolle nga ana e inspektoratit, gjegjësisht veprohet pas raportimit. Për tejkalimin e mangësive të tilla, ai ka paralajmëruar sot ndryshime në Ligjin për gastronomi, për të cilën do të formohet grup punues. Ai bëri të ditur se nga dje organet e tjera brenda institucioneve të tyre kanë formuar komisione për të kontrolluar të gjitha licencat në vend.

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se lëshimi për kontrollimin nëse një diskotekë apo kabare e caktuar i plotëson kushtet është bërë me ndryshimet në Ligjin në vitin 2007, sipas të cilave personi juridik vetë pohon se i plotëson kushtet dhe më pas nuk janë bërë kontrolle nga ana e inspektoratit, gjegjësisht veprohet pas raportimit. Për tejkalimin e mangësive të tilla, ai ka paralajmëruar sot ndryshime në Ligjin për gastronomi, për të cilën do të formohet grup punues. Ai bëri të ditur se nga dje organet e tjera brenda institucioneve të tyre kanë formuar komisione për të kontrolluar të gjitha licencat në vend.
Pas vizitës së të lënduarve nga zjarri në diskotekën në Koçan, Mickoski tha se me aksionin e iniciuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) për zbulimin e licencave të kundërligjshme, asnjë objekt i vetëm që nuk i plotëson kushtet minimale teknike, siç thuhet në ligj, nuk do të lejohet të funksionojë.
Ai bëri thirrje për arsye dhe theksoi se e kupton revoltën, por edhe se padrejtësia dhe anarkia nuk sjellin drejtësi.
"Për momentin është duke u zhvilluar një operacion i ISHT në të gjithë territorin e vendit. Konform Ligjit për gastronomi, licencohen edhe kabaretë, diskotekat e hapura dhe të mbyllura. Do të thosha se numri nuk është aq i lartë në të gjithë territorin, por është shumë, shumë më i lartë se ata që kanë siguruar dokumente ligjore. Në vitin 2007 u ndryshua ligji, në ato ndryshime dokumentet e paraqitura nga personi juridik që paraqet kërkesën për personin që pretendon përgjegjësi morale, materiale dhe penale që i ]plotëson kushtet. Problemi është se ato dokumente nuk janë kontrolluar sipas detyrës zyrtare, kështu që ky objekt prej 500 metrash katrorë nuk mund të jetë në asnjë bazë kabare dhe të kërkojë licencë kabareje. Këtu problemi shtohet më tej sepse tarifa që duhet paguar për diskoteka është më i lartë se për ato të licencuara si kabare. Është duke u zhvilluar një hetim dhe të jeni të sigurt se asnjë objekt që nuk i plotëson kushtet minimale teknike, siç thuhet në ligj, nuk do të lihet të funksionojë me gjithë rrezikun dhe kritikën që do t'i përballojë Qeveria", tha Mickoski, pas vizitës së të lënduarve nga zjarri që po trajtohen në SPQ "8 Shtatori".
Ai tha se shpreh keqardhjen që "e gjithë kjo është toleruar deri më tani dhe se njerëzit në Ministrinë e Ekonomisë edhe kur i kanë marrë dokumentet nën përgjegjësinë e plotë materiale, morale dhe penale, nuk i kanë kontrolluar dhe se licencat janë lëshuar për 15 minuta për një shumë të caktuar parash".
"Por kjo është ajo që mund të themi sot. Nëse do të isha i gjithëfuqishëm dhe do të mund ta ktheja kohën disa vite pas, gjithçka do të ishte ndryshe, por fatkeqësisht nuk jam. Ajo që mund të bëj si kryeministër edhe dje edhe sot në seancën e Qeverisë është veprim i fuqishëm, kontroll i ashpër dhe të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjit do të burgosen dhe sanksionohen", tha Mickoski.
Ai saktësoi se deri në vitin 2007 ISHT përcaktonte nëse plotësoheshin kërkesat minimale teknike dhe me ndryshimet, personi juridik paraqet deklaratë me përgjegjësi të plotë materiale, morale dhe penale se janë plotësuar kërkesat minimale teknike. Inspektorati i Tregut vepron pas denoncimit, nuk është i obliguar të dalë në terren në afat të caktuar ose pas marrjes së lejes", deklaroi Mickoski, duke sqaruar se problemi është që askush nuk kontrollon sepse kjo bëhet nëse ka denoncim.
Ai ka mohuar, siç tha ai, se ndonjë agjenci e sigurisë ka pasur lidhje me VMRO-DPMNE-në. "Me gjithë përgjegjësi konfirmoj se nuk ka asnjë agjenci që ka lidhje me VMRO-DPMNE-në, nëse më jepni një dëshmi nesër do të jap dorëheqje, nëse jo, kërkoni falje", tha kryeministri.
Gjatë këtyre tetë-nëntë muajve, vlerësoi kryeministri, jemi përpjekur të bëjmë korrigjime ku kemi mundur dhe jemi përballur me të gjitha sfidat me të cilat kemi mundur të përballemi. A është dashur të merremi edhe me këtë edhe kësaj do t'i vinte radha, por fatkeqësisht këto janë kapacitetet e Qeverisë.
Siç theksoi ai, problemi nuk është nëse dikush është i mbrojtur politikisht, por, theksoi ai, është krimi, sistemi i prishur, individët që mendojnë se janë mbi sistemin. "Ky është problemi dhe sot ata janë në paraburgim. Dhe për këtë do të japin përgjegjësi, nuk ka kufi të lartë për dënimin e paraparë, e kam dëgjuar prokurorin të thotë se kërkojnë dënimin më të gjatë të mundshëm prej 20 vitesh. Kjo nuk do të kthejë jetë njerëzore, por duhet të jetë një paralajmërim për ne që të mos lejojmë më kurrë gjëra të tilla dhe se kjo që bëjmë sot do të ketë pasoja në të ardhmen dhe ato mund të jenë katastrofike", tha Mickoski. mb/
Фото/видео: Влада