Mickoski: Në kuadër të koalicionit po rrjedhin bisedimet për resorët e Qeverisë
- Në kuadër të koalicionit po rrjedhin bisedimet, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, në pyetjen e gazetarëve nëse janë caktuar resorët me VLEN-in në kontekst të ndryshimeve të paralajmëruara në përbërjen e Qeverisë.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Në kuadër të koalicionit po rrjedhin bisedimet, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, në pyetjen e gazetarëve nëse janë caktuar resorët me VLEN-in në kontekst të ndryshimeve të paralajmëruara në përbërjen e Qeverisë.
Mickoski, i cili sot mori pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e kopshtit të ri në Gazi Babë, i pyetur nëse do të ketë ndryshime të resorëve në të cilat njerëzit e parë janë nga VMRO-DPMNE-ja, tha se ata në këtë moment janë të fokusuar në organizim të kongresit partiak që duhet të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar.
Për atë se kur do të vazhdojë zgjedhja e Avokatit të popullit, kryeministri tha se pret që kjo të ndodhë në kohë të shkurtë duke pasur parasysh se zgjedhjet lokale përfunduan. ab/
Foto: Printskrin