• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Në Bërvenicë nuk festojmë kundër askujt, festojmë për Maqedoninë si shembull i bashkëjetesës, rendit dhe progresit!

Mickoski: Në Bërvenicë nuk festojmë kundër askujt, festojmë për Maqedoninë si shembull i bashkëjetesës, rendit dhe progresit!

Bërvenicë, 3 nëntor 2025, (MIA) - Në Bërvenicë Jovica mbetet kryetar komune, sonte nuk festojmë kundër askujt, festojmë për Maqedoninë. Festojmë për energjinë e re që po e çon vendin përpara, për punën, për rendin, për përgjegjësinë.

Çdo votë që morëm është besim, por edhe detyrim - bëri të ditur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi nga Shkupi sonte u nis për në Bërvenicë për ta uruar Jovica Ilievskin për fitoren e tij.

"Të tregojmë se ndershmëria dhe puna fitojnë, se politika mund të ketë një fytyrë dinjitoze dhe se Maqedonia mund të jetë shembull i bashkëjetesës, rendit dhe progresit!", theksoi Mickoski.

Fitorja e kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë, ka shtuar kryeministri, ka qenë veçanërisht e rëndësishme për partinë, sepse kundërkandidat ka qenë Haqim Ramadani nga partneri i koalicionit qeveritar VLEN i cili pavarësisht marrëveshjes për mbështetje të ndërsjellë, theksoi se duhej të fitonte sepse është shqiptar dhe solli votues nga Gjermania në mënyrë që të mundte kandidatin me kombësi maqedonase.

Ndryshe, Ramadani është drejtor i Inspektoratit për vetëqeverisje lokale, ndërsa Mickoski i cili sonte nga Shkupi tha se as emrin nuk dëshiron t'ia përmendë, paralajmëroi se Ramadani do të shkarkohet.

Foto: FB i Hristijan Mickoskit

Остани поврзан