• вторник, 24 март 2026

Mickoski në bisedë telefonike me Presidentin e EBA-s: Sulmet ndaj shteteve sovrane dhe kërcënimet ndaj popullsisë civile janë shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global

Mickoski në bisedë telefonike me Presidentin e EBA-s: Sulmet ndaj shteteve sovrane dhe kërcënimet ndaj popullsisë civile janë shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global

Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Maqedonia, si anëtare e NATO-s dhe partnere strategjike e SHBA-së, mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial. Në kohë të pasigurisë në rritje janë të nevojshme përgjegjësia, koordinimi me aleatët dhe një vendosmëri e qartë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm - tha kryeministri Hristijan Mickoski në një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Mohamed bin Zajed al-Nahjan.

Gjatë bisedës, siç informoi kryeministri përmes "Fejsbukut", shprehu solidaritet të sinqertë me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave nga sulmet.

"Sulmet ndaj shteteve sovrane dhe kërcënimet ndaj popullatës civile paraqesin një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global", theksoi Mickoski.

Në bisedë, shtoi ai, theksoi gjithashtu nevojën për kujdes dhe koordinim të shtuar për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në rajon.

"Informova se institucionet e shtetit janë plotësisht të mobilizuara dhe po e ndjekin me kujdes situatën, duke qenë të gatshme për ndihmë, mbështetje dhe asistencë eventuale nëse kjo do të jetë e nevojshme. Maqedonia, në kontekstin e interesave strategjike dhe aleancave të saj, do të vazhdojë të veprojë në mënyrë principiale, të kujdesshme dhe të përgjegjshme, në interes të stabilitetit dhe sigurisë“, theksoi Mickoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s
 

 

 

Остани поврзан