Mickoski: Me masat e marrë me kohë kemi parandaluar që inflacioni të jetë dyfish më i madh
- Me korrigjiimet që i ka bërë Qeveria dhe masat fillestare për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 1 për qind dhe mundësinë për uljen e akcizës është pamundësuar që inflacioni të jetë dyfish më i madh nga ai i marsit, i cili pritet të jetë mes 4,5 dhe 5 për qind, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Shtoi se me vëmendje e analizojnë gjendjen dhe pret që në seancën e ardhshme qeveritare, pas festave të Pashkëve të propozojnë masa të reja, më shumë të targetuara për target grupe të caktuara të qytetarëve dhe për produkte të caktuara. Dhe këto masa, siç theksoi, do të ishin të kombinuara ehd eme uljen e tatimit të vlerës së shtuar, por edhe me kufizimin të marzhës profituese.
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Me korrigjiimet që i ka bërë Qeveria dhe masat fillestare për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 1 për qind dhe mundësinë për uljen e akcizës është pamundësuar që inflacioni të jetë dyfish më i madh nga ai i marsit, i cili pritet të jetë mes 4,5 dhe 5 për qind, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Shtoi se me vëmendje e analizojnë gjendjen dhe pret që në seancën e ardhshme qeveritare, pas festave të Pashkëve të propozojnë masa të reja, më shumë të targetuara për target grupe të caktuara të qytetarëve dhe për produkte të caktuara. Dhe këto masa, siç theksoi, do të ishin të kombinuara ehd eme uljen e tatimit të vlerës së shtuar, por edhe me kufizimin të marzhës profituese.
"Me korrigjimet që i kemi bërë dhe me atë masa fillestare për uljen e TVSH dhe mundësisë që të zvogëlohet akciza ne i kemi përgjysmuar mundësitë për inflacion dyfish më të madh nga ajo që pritej dhe sipas institucioneve ndërkombëtare financiare. Kështu që ne në bazë të llogarive tona presim që inflacioni të lëvizë mes katër e gjysmë dhe pesë për qind në mars. Do të kemi përforcim. Ky përforcim ishte i dukshëm në gjysmën e dytë të marsit. Do të bëjmë analiza dhe kuptohet se do të marrim një vendim se si do të veprojmë më tej", tha kryeministri Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në fillim të realizimit të projektit për rindërtimin e rrugëve në Komunën Aerodrom.
Kryeministri përsëriti se vendimet nuk duhet të merrennën presion, por me zgjuarsi dhe mençuri sepse, siç theksoi ai, askush nuk e di se sa do të zgjasë e gjithë kjo krizë.
"Duhet të përgatitemi për një periudhë më të gjatë, dhe le të jemi të lumtur nëse mbaron më shpejt", tha Mickoski.
Ai njoftoi se në seancën e sotme të Qeverisë do të diskutojnë për çështjet aktuale, si dhe se për miratimin e masave të reja do të vendoset pas festave të Pashkëve.
"Masat e mëtejshme do të jenë më të synuara për grupe të caktuara të qytetarëve dhe produkte të caktuara. Po flas këtu, para së gjithash, për produktet bazë ushqimore. Dhe ato masa do të kombinohen me një ulje të taksës mbi vlerën e shtuar, por edhe me një kufizim të marzhit të fitimit. Masat do të lëvizin në këtë drejtim", tha Mickoski.
Ai konfirmoi se ligji për praktikat e padrejta tregtare për rritjen e gjobave është gati.
"Pata një takim me kryetarin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Mendoj se është çështje ditësh kur do të hyjë në procedurën qeveritare", tha kryeministri. mb/
Foto: MIA
фото МИА