• сабота, 05 октомври 2024

Mickoski: Kemi trashëguar nivel të lartë historik të borxheve, pres që deri në fund të vitit kjo situatë të tejkalohet

Mickoski: Kemi trashëguar nivel të lartë historik të borxheve, pres që deri në fund të vitit kjo situatë të tejkalohet

 Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Qeveria e mëparshme jo vetëm që e ka harxhuar Buxhetin në më pak se gjysmë viti, por edhe ka lënë borxhe prej rreth një miliard euro, diçka që përfaqëson nivelin më të lartë historik të borxheve që një Qeveri e ka trashëguar, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se pret që deri në fund të vitit kjo gjendje të kalohet. 

 I pyetur rreth gjendjes së borxheve dhe sa prej tyre janë servisuar në 100 ditët e para, Mickoski tha se si Qeveri, pret që tashmë këtë muaj të jenë në zero pozitiv. 

 "Me riorganizimin e Buxhetit në këto 100 ditët e para nëse e krahasojmë gjendjen faktike që kemi trashëguar si Qeveri prej minus 200 milionë euro ose përafërsisht minus 12 miliardë denarë, mund të them se tashmë këtë muaj presim të jemi në zero pozitiv, ndërsa sa i përket institucioneve jashtë institucioneve qeveritare dhe ministritë dhe ndërmarrjeve të tjera mund të them se për momentin SHA EVM ka borxhe të evidentuara përafërsisht pak më shumë se pesë miliardë denarë, kjo është diçka mbi 80 milionë euro dhe bëhet fjalë për servisimin dhe uljen e të njejtave, FSSHM po ashtu rreth pesë miliardë denarë tashmë dy miliardë denarë do të kthehen këtë vit, do të mundohemi në vitin e ardhshëm të arrijmë plotësisht gjendjen zero sepse kur jeni në gjendje zero dhe kur nuk kërkoni pagesë të shtyrë atëherë edhe ata që i dorëzojnë ato barna që nevojiten për pacientët do të jenë më të lira dhe më cilësore", deklaroi Mickoski i cili sot mori pjesë në stërvitjen metodë-demonstruese në terrenin stërvitor të poligonit të Armatës "Krivollak".

Mickoski, theksoi se borxhe ka edhe te ndërmarrjet publike siç janë Pyjet Kombëtare dhe Menaxhimi i ujrave, ku janë gati një miliard denarë. qa/

Foto: MIA

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан