9:00/3 tetor 2022
Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Shoqata Stomatologjike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dje në auditorët e Universitetit të Tetovës e organizoi simpoziumin e dytë shkencor, me temë: “Stomatologjia sot”. Kjo ngjarje shkencore, përveç karakterit shkencor dhe profesional ishte gjithëpërfshirëse në shkëmbimin e përvojave praktike të përditshme me të cilat çdo ditë ballafaqohen stomatologët gjatë ushtrimit të këtij profesioni.
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Për shkak të ndërrimit të dy valvulave me diametër 100 dhe 200 milimetra në kryqëzimin mes rrugëve “Prizrenska” dhe “Butelska”, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë përdoruesit e rrugëve “Prizrenska” dhe një pjesë e rrugëve “Butelska”, “Marko Krale”, “Mostarska”, “Galiçnik” dhe “Prebondova” në lagjen Butel.
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit kundër dhunës në familje”, i cili mbështetet nga Rrjeti ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civile (BCSDN), fillon sot një seminar treditor. Seminari do të mbahet në hotel “Turist” dhe synon ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje përmes një procesi edukimi dhe përfshirjeje të të gjithë faktorëve.
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Në Arkivin shtetëror në Shkup sot solemnisht do të hapet Qendra për digjitalizim në kuadër të Sektorit për rregullimin dhe përpunimin e materialit arikivor -periudha osmane, pajisimi i së cilës është donacion i Agjencisë turke për bashkëpunim de koordinim (TIKA).
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Në Kuvend sot tre seanca të njëpasnjëshme do të mbajë Komisioni ligjvënës-juridik. Në rendin e ditës të seancës së 86-të të mbetur për shqyrtim janë propozim-ligjet për ilaçet, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, për procedurën gjyqësore dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari inovative.
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Në fakultetet e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, sot do të organizohen orët e para akademike për të shënuar simbolikisht fillimin e vitit akademik 2022/2023 dhe për të mirëpritur gjeneratën e re të studentëve.
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Konferenca kombëtare me temë “Përmirësimi i sistemit për COO në pesë rajone – potencial dhe vlerësim i kapaciteteve të shkollave të mesme profesionale” , sot do të mbahet në Shkup në organizim të IPA projektit “Rritje e atraktivitetit, inkluzivitetit dhe rëndësisë së arsimit profesional dhe stërvitjes dhe arsimimit për të moshuarit”.
Sarajevë, 3 tetor 2022 (MIA) – Kandidati opozitar për anëtar boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq (SDP), ka shpallur fitore ndaj kandidatit të Partisë për aksion demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq. Kandidatja e HDZ BeH Borjana Kristo e pranoi humbjen nga kandidati Zhelko Komsiq (DF) për anëtar kroat të Presidencës së BeH-së.
Sofje, 3 tetor 2022 (MIA) – GERB-SDS ka marrë 146.301 vota ose 25,36 për qind të mbështetjes me 24,29 për qind të protokolleve seksionale të përpunuara në mesnatë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Sofje, 3 tetor 2022 (MIA) – Kirill Petkov, bashkëkryetar i “Vazhdojmë me ndryshimin” dhe ish-kryeministër i Bullgarisë, për BNT-në komentoi se është e detyrueshme që GERB, e cila fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të formojë qeveri. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Kiril Petkov, “Vazhdojmë me ndryshimin” do të jetë opozitë konstruktive në Asamblenë e re popullore. “Vazhdojmë me ndryshimin” nuk do të bëjë koalicion me GERB dhe Lëvizjen për të drejtat dhe liritë, sepse ata janë konsistente se nuk mund të qeverisin bashkë me këto parti për shkak të korrupsionit dhe krimit. Refuzojmë të negociojmë me GERB-in, tha Petkov. Sipas tij, GERB ka zgjedhje të madhe, sepse DPS mund të jetë partner logjik i koalicionit, për shembull nacionalisti “Rilindja”.
Paris, 3 tetor 2022 (MIA) – Agjencia ndërkombëtare për energji (ANE) e këshillon BE-në të kursejë me konsumin e gazit, që të shmanget depon të zbrazëta dhe rrezik nga ndërprerjet e furnizimit këtë dimër, njofton DPA.
Kiev, 3 tetor 2022 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, deklaroi se rrëmbimi i drejtorit të përgjithshëm të centralit bërthamor Zaporozhje ishte akt i terrorit rus. “Ky është edhe një shembull tjetër i një akti të qartë të terrorit rus, për të cilin shteti terrorist duhet të dënohet gjithnjë e më shumë”, theksoi Zelenski në video-fjalimin e mbrëmshëm.
Stokholm, 3 tetor 2022 (MIA) – Në Stokholm gjatë kësaj jave do të shpallen fituesit e çmimeve prestigjioze që ndahen në emrin e Alfred Nobel, publikoi Fondacioni i Nobelit në ueb faqen e saj. Tradicionalisht, emri i fituesit të Çmimit Nobel për mjekësi do të publikohet sot, të martën për fizikë, të mërkurën për kimi, të enjten për letërsi dhe të premten për paqe. Të hënën e ardhshme do të publikohet emri i fituesit të Çmimit Nobel për ekonomi.
Bruksel, 3 tetor 2022 (MIA) – Vendimi i kryeministres britanike Liz Tras për t’iu bashkuar samitit inaugurues të grupimit pan-evropian këtë javë i dha shtysë iniciativës, ide e presidentit francez Emanuel Makron.
Brazilia, 3 tetor 2022 (MIA) – Luis Inacio Llulla da Sillva në zgjedhjet e djeshme fitoi më shumë vota se kundërshtari – presidenti aktual Zhair Bolsonaro, por Brazili do ta marrë presidentin e ardhshëm pas raundit të dytë të zgjedhjeve më 30 tetor.
Bogota, 3 tetor 2022 (MIA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, sot e nis turneun e tij në vendet e Amerikës Jugore me një vizitë në Kolumbi, në kohën kur disa aleatë të rëndësishëm rajonal kanë zgjedhur së fundmi presidentë të majtë.
Kinshasa, 3 tetor 2022 (MIA) – Kongo është vendi në të cilin për momentin ka nevojë për ndihmë për ushqim, theksohet në draft-raportin për sigurinë e ushqimit të përgatitur nga agjencitë humanitare. Sipas vlerësimeve, të paktën 26 milionë njerëz, më shumë se një e katërta e popullsisë, përballen me mungesë të ushqimit, më së shumti për shkak të konflikteve ushtarake në vend. Pasojat ekonomike nga pandemia e Kovid-19 dhe lufta në Ukrainë edhe më shumë e përkeqësojnë situatën.
Uashington, 3 tetor 2022 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin deklaroi mbrëmë se nuk sheh kërcënim të drejtpërdrejt të pushtimit kinez ndaj Tajvanit, por beson se Pekini me aktivitetet e saj ushtarake po përpiqet të vendosë një “normale të re” rreth ishullit.