• сабота, 23 ноември 2024
MIA FLESH
18:00/ 15 nëntor/ 2022 Shkup Edhe në kushte të krizës botërore nevojat e studentëve janë prioritet për MASH-in dhe Qeverinë. Pas takimit të djeshëm në të cilin ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pritën përfaqësuesit e studentëve në Kuvend për t’i dëgjuar nevojat e studentëve, nga sot MASH fillon komunikimin aktiv me përfaqësuesit e sindikatat studentore me të cilat do të punojnë për sistem të përbashkët të gjetjes së zgjidhjeve për sfidat e treguara. Shkup- SHA EMV dje ka prodhuar 9.761 MWh energji elektrike, informojnë sot nga Qeveria. Shkup– Në shtator të këtij viti janë dhënë 277 miratime për ndërtim, që është 12,9 për qind më pak në raport me shtatorin e vitit të kaluar. Shkup – Me Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për kthimin e ikonave të eksportuara ilegalisht në vendin e origjinës, e cila u nënshkrua dje, kthehen 20 ikona që janë eksportuar ilegalisht nga vendi dhjetë vjet më parë, procedura do të finalizohet pas ratifikimit të Marrëveshjes në të dy vendet. Po hapet edhe procesi për kthimin e ikonave të tjera nga Shqipëria që janë identifikuar së fundmi. Shkup- Qeveria aktuale ka kontinuitet në angazhimin për arsim të lartë cilësor dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Sepse pa sistem të mirë që krijon qytetarë akademikë, shkencëtarë dhe hulumtues, vendi nuk mund të ecë përpara. Do të ndihmojmë të gjitha institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencorë përmes politikave të përgjithshme, ndërsa institucionet e sistemit janë të hapura ndaj çdo nisme të mirë që mund të çojë në krijimin e drejtë të këtyre politikave. Gostivar- Departamenti për Mbrojtje Sociale, Shëndetësore dhe Mbrojtjen e Fëmijëve pranë komunës së Gostivarit organizoi tribunë për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve me temë: “Efektet negative në shëndetin mendor dhe fizik nga përdorimi i tepërt i mjeteve teknologjike dhe rrjeteve sociale”. Shkup – Deputetët sot vazhduan seancën e 92-të plenare dhe përfunduan debatin për Projektligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me linjë kreditore për maturi dhe likuiditet, me procedurë të shkurtuar. Shkup – Rrjedha e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, procesi i skriningut dhe përshtatja e Maqedonisë me legjislacionin evropian, ishin temat e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me eurodeputeten dhe lideren e Aleancës progresive të socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsia Perez.
Shkup- Të punësuarit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të udhëhequr nga rektori prof.dr. Izet Zeqiri sot nga afër ndoqën fillimin e punimeve tek hapësirat e reja të UNT-së në kazermën Ilinden në Shkup, tokë kjo të cilën qeveria ia ndau UNT-së kohë më parë. Shkup – Drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, pret që kompanitë që ilegalisht janë transferuar në tregun e rregulluar të kthehen sa më shpejt në tregun e lirë. Ai pranon se ato mund të rëndojnë çmimin e energjisë elektrike që paguajnë amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Shkup – Kuvendi miratoi sot pasdite ligjet për huamarrjen e vendit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me linjë kredituese për maturi dhe likuiditet dhe për huamarrje me kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas  Marrëveshjes për kredi për financimin e projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe të përgjegjshme për menaxhimin e financave publike. Të dy ligjet janë miratuar me një procedurë të shkurtuar. Shkup – Nevoja për ndryshim të qasjes lidhur me politikat kundër korrupsionit me qëllim që të arrihen rezultate më të mira, ishte një nga temat kryesore të takimit të sotëm të zëvendëskryeministres së angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska me ambasadoren e re të SHBA-së në vend, Anxhela Prajs-Ageler. Shkup– Vetëm bashkërisht dhe me mbështetje të ndërsjellë mund të sigurojmë sisteme të qëndrueshme për ushqim, të luftojmë kundër degradimit të agrosistemeve dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, drejt një së ardhme më të pastër, më të sigurt dhe më të shëndetshme, potencoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në takimin me kolegët e tij nga Evropa Juglindore në Mal të Zi. Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti fjalim në Konferencën dyditore ministrore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Migracionit në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Tetovë- Në vazhdën e takimeve me partnerët tanë strategjikë, pata nderin të mirëpres sot në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Ambasadorin holandez, Sh.T. Z. Dirk-Jan Kop, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Tiranë – Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, i cili gjatë takimit me nikoqirin e tij, presidentin Bajram Begaj, diskutoi për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh. Tiranë, – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot për herë të parë reagoi lidhur me protestën që opozita e mbajti më 12 nëntor, duke deklaruar se e kanë organizuar “një person non-grata dhe një spiun”. Stamboll – Policia turke ka arrestuar disa të dyshuar në lidhje me sulmin me bombë në Stamboll që vrau gjashtë persona dhe u plagosën disa dhjetëra, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 50, njoftoi sot ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, pa dhënë detaje të tjera. Kiev – Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihail Podoljak sot e akuzoi shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, se është duke e penguar paqen në Ukrainë, pasi shefi i diplomacisë ruse deklaroi se Kievi është duke e anuluar zgjidhjen e konfliktit. Kiev – Dy ndërtesa banimi janë goditur sot në një sulm rus në Kiev, tha kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Kliçko. Moskë – Forcat okupuese ruse sot kumtuan se janë tërhequr nga qyteti Nova Kahovka, duke i akuzuar forcat ukrainase se po e granatojnë qytetin. Moskë – Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, sot deklaroi se rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për reparacionet për Ukrainën është “formalizim i grabitjes” së rezervave të arit dhe valutës së Rusisë. Nusa Dua – Kryeministri britanik, Rishi Sunak sot, në hapjen e takimit të kreut të G20-shit në Bali, vlerësoi se presidenti rus, Vlladimir Putin duhej të kishte qenë i gatshëm të përballej me liderët botërorë në Samit për shkak të luftës në Ukrainë. Jerusalem– Një sulmues palestinez me thikë vrau tre dhe plagosi rëndë tre izraelitë të tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi sot shërbimi izraelit i emergjencës. Uashington – Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp nuk u paraqit për të dëshmuar para komisionit të kongresit i cili po e heton sulmin e ithtarëve të tij në Kapitol më 6 janar të vitit të kaluar, kumtoi sot Kongresi amerikan. Uashington – Republikanët sot janë një hap larg fitimit të shumicës në përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit. Kajro– Bashkimi Evropian e mbështet thirrjen e Indisë për heqjen graduale të përdorimit të karburanteve fosile si pjesë e marrëveshjes së Konferencës së KB-së për klimën (COP27), deklaroi sot shefi për politikë klimatike të BE-së, Frans Timermans, duke shtuar se kjo është me kusht që të mos dobësohen marrëveshjet paraprake për zvogëlimin e përdorimit të thëngjillit. Nusa Dua) – Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol i kërkoi sot Kinës të marrë një “rol më aktiv dhe konstruktiv” në parandalimin e programeve provokuese bërthamore dhe raketore balistike të Koresë së Veriut, njoftoi kabineti i tij pas bisedimeve me presidentin kinez Si Xhinping. Uashington– Departamenti amerikan i Shtetit këto ditë e feston javën e arsimit ndërkombëtar dhe në përpjekje të përbashkëta me Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së e promovon “rëndësinë dhe mundësitë që i sjellë këmbimi studimor në kampuset dhe bashkësitë, si në SHBA ashtu edhe në botë”. Shkup- Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar paraolimpisten tonë Olivera Nakovska Bikova nga Manastiri e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin botëror të gjuajtjes me hark në Al Ain dhe titullin kampion bote në disiplinën “P4-pistoletë zgjedhje e lirë” që mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Munih– Kampioni i futbollit gjerman, Bajern Munihu do të bëhet klubi i parë në histori, i cili në Kampionatin e ardhshëm botëror në Katar do të ketë madje 17 lojtarë të vet në reprezentacionet nacionale.

Остани поврзан