• понеделник, 23 декември 2024

Osmani: T’ju kundërvihemi provokimeve dhe atyre të cilët nuk dëshirojnë marrëdhënie të mira mes Shkupit dhe Sofjes

Osmani: T’ju kundërvihemi provokimeve dhe atyre të cilët nuk dëshirojnë marrëdhënie të mira mes Shkupit dhe Sofjes
Sofje, 8 nëntor 2022 (MIA) – Qëllimi i vizitës sime në Sofje është thellimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe përforcimi i bashkëpunimit institucional, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në intervistë për emisionin “Bota dhe ne” në Televizionin kombëtar bullgar (BNT). Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Osmani në intervistë ka shprehur keqardhje që ata të cilët tentojnë t’i përkeqësojnë marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, marrin gjithnjë e më tepër rëndësi në të dy vendet, se ajo që është arritur mes institucioneve. Ai potencoi se këtë vit për herë të parë këmbimi tregtar mes dy vendeve do të arrijë një miliardë euro, që është rezultat i punës së mundimshme të bizneseve nga të dy anët e kufirit, por kjo nuk duket nga opinion, por vëmendja është e orientuar ndaj provokimeve. “Nga të dy anët ka njerëz që krijojnë tensione dhe shkaktojnë provokime. Duhet t’ju kundërvehimi këtyre provokimeve”, deklaroi shefi i diplomacisë. Sipas Osmanit, bashkëpunimi duhet të vendoset jo vetëm mes politikanëve, por edhe mes përfaqësuesve të të gjitha segmenteve të shoqërive të dy vendeve dhe ai duhet të jetë një lloj rrjeti që do të mbijetojë, madje edhe nëse prishen marrëdhëniet diplomatike. “Për atë duhet bashkëpunim i përgjithshëm jo vetëm mes neve, ministrave Osmani dhe Millkov, por edhe mes universiteteve, studentëve, mjekëve…Në atë mënyrë krijohet kompleks i rrjeteve, të cilat do ta mbajnë ndërtimin e marrëdhlnieve të mira mes dy vendeve tona dhe ato të mos varen nga politikanët, të cilët varen nga dinamika e brendshme. Qartë është se dikush nuk ka interes për marrëdhënie të mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ka vende të treta të cilat nuk dëshirojnë që rajoni i Ballkanit të jetë stabil dhe dy aleatë të NATO-s të kenë marrëdhënie të mira”, deklaroi Osmani. Sipas tij, lajmi i mirë është se ata të cilët tentuan të ndërtojnë karrierë politike në Bullgari duke vepruar kundër Maqedonisë së Veriut, nuk e morën mbështetjen nga qytetarët bullgarë në zgjedhjet parlamentare. "Me rëndësi  është kur bëhet fjalë për identitetin dhe gjuhën, qytetarët maqedonas të mos provokohen, sepse ata bëhen të ndjeshëm dhe kjo e kufizon hapësirën që të fokusohemi në çështjet të cilat janë realisht pjesë e Marrëveshjes nga viti 2017, siç është puna e Komisionit historik dhe të gjithë sektorëve të tjerë, si dhe në rrugën drejt BE-së", tha Osmani. Shefi i diplomacisë potencon se Marrëveshja që u nënshkrua në fushën e energjetikës midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, përveç se është shumë e rëndësishme, ka edhe rëndësi simbolike sepse kjo do të jetë marrëveshja e parë që i jep mundësi vendit të marrë gaz tjetër përveç gazit rus, që është fillimi i projektit të madh për diversifikimin e burimeve të energjisë. “Kjo marrëveshje ka lidhje edhe me sigurinë dhe me gjeopolitikën”, shtoi Osmani në një intervistë për BNT. Lidhur me  ndryshimet kushtetuese, ministri Osmani paralajmëroi se ato duhet të hyjnë në procedurë gjatë muajve në vijim. “Procesi i konsultimeve për këtë çështje, por edhe për segmentet tjera tani më ka filluar midis partive politike në Kuvend”, shtoi Osmani, duke shprehur dëshirë që ndryshimet kushtetuese të pranohen me shkallën më të lartë të konsensusit. fb/bsh/

Остани поврзан