• петок, 05 декември 2025
MIA Paralajmërime

26 nëntor 2025

Shkup – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof Somer, drejtori i QMBN-së dhe lider i ekipit të Civika Mobilitas, Aleksandar Kërzhallovski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev do të flasin në Forumin Kombëtar – panairi i organizatave civile “Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile”. (Klubi i deputetëve/10:00, deklarata për mediat nga ambasadori Somer dhe Aleksandar Kërzhallovski/11:00, deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski është paraparë për orën 11:30)

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s Radmilla Shekerinska (video paraqitje), ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut Angela Ageler, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler, zëvendëskryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputeti Antonio Milloshoski, dhe deputetja në Parlamentin e Republikës së Kroacisë Zdravka Bushiq do të mbajnë fjalim në konferencën rajonale me titull "Prioritetet Strategjike të NATO-s, BE-së dhe Evropës Juglindore në Rendin Ndërkombëtar Multipolar". (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, amfiteatri i madh/11:00, mbërritja e mediave/10:30)

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, do të flasë në debatin publik për Propozim-tekstin e “Strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën 2025–2030“, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. (Salla solemne e Qeverisë/10:00)

Shkup- Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqire e Konferencës së 8-të plenare në organizim të Lëvizjes Evropiane në temë “Reforma nga ana tjetër e retorikës: Sfida rajonale në rrugën drejt Bashkimit Evropian”. (Kuvend, salla solemne “Kupola” /9:30)

Shkup – Mbledhje e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Salla “Boris Trajkovski”/11:30)

Shkup – Deputetët e partisë E majta, Dimitar Apasiev, Rexhep Ismail, Amar Mecinoviq do të mbajnë takim me ambasadoren kineze Xhijang Sjaojan. (Salla Strugane/12:00)

Strasburg – Një delegacion i Kuvendit në Takimin e 24-t të Komitetit të Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian në Parlamentin Evropian në Strasburg. 

Shkup – Gjykata Kushtetuese do ta mbajë mbledhjen e 25-të. (9:30)

_______________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*
 
 

 

Остани поврзан