1 dhjetor 2025
Shkup - Kuvendi do të organizojë aktivitet mbi Agjendën e reformave dhe Procesin e Berlinit përmes prizmit të integrimit evropian: Roli i parlamentit në zbatimin e prioriteteve rajonale. (Kuvend, Salla Boris Trajkovski/10:00)
Shkup - Seancë e Komisionit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat. (Kuvend, Salla Boris Trajkovski/13:00)
Shkup - Ceremoni e hapjes së Programit vullnetar të Kuvendit. (Kuvend, Salla e vogël ceremoniale/13:00)
Shkup - Vizitë në Kuvend e Grupit të ekspertëve për luftë kundër trafikimit me njerëz (GRETA) të Këshillit të Evropës. (Kuvend, Salla e Komisionit kushtetues/13:00)
Ohër - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës në Republikën e Shqipërisë, Eridana Çano dhe kryetarët e komunave të Ohrit, Kiril Pecakov dhe Krushevës, Niko Çoneski do të mbajnë fjalim në shënimin e fillimit të zbatimit të dy projekteve të realizuara në kuadër të thirrjes së parë të programit IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe do të nënshkruhen marrëveshje nacionale për bashkëfinancim midis bartësve të projektit dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Marrëveshjes për partneritet për "Ndihmën teknike për Programin e bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut-Shqipëri në kuadër të ndarjes financiare për vitin 2023". (Qendra operative dhe trajnuese e Shërbimit të shpëtimit pyjor të Kryqit të kuq Ohër, rr. Klenoec nr. 2A/11:00)
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski do ta vizitojë Fakultetin Filozofik - Shkup, ku do të nënshkruajë Memorandum bashkëpunimi dhe do të promovojë zonën e re falas Wi-Fi të fakultetit. (Deklaratë/10:00; mediat duhet të arrijnë jo më vonë se ora 9:45)
Shkup - Oda e psikologëve organizon aksionin "Ditët e psikologjisë" nën sloganin "Kujdesi për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve - ndërtimi i një të ardhme të shëndetshme".
Shkup - Konferencë nacionale për HIV. (Holidej In/10:00; Deklaratë për mediat 9:40)
Shkup - Prezantimi zyrtar i asistentit virtual "Nënë Tereza", një mjet inovativ që do të mundësojë mbështetje dhe udhëzime për të gjitha çështjet akademike dhe administrative që lidhen me Universitetin. (Universiteti Nënë Tereza/11:00)
Shkup- Ekspozitë përmbyllëse e projektit artistik “Kolonia e piktorëve – Shkupi në telajo". (Sheshi “Skënderbeu”, Çair/11:00/
Shkup - Promovim i përmbledhjes me poezi "Koha para gjuhës" nga poetja, dramaturgia, eseistja, aktivistja dhe redaktorja kroate Monika Herceg. (Kinemaja "Frosina", Qendra kulturore rinore - Shkup/19:00)
Shkup - Ekspozitë e Burxhu Musli. (HSK Qendër/20:00)
______________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*