• сабота, 06 декември 2025
MIA Paralajmërime MKD

12 nëntor 2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të zhvillojë takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia. (Kuvend, Kabineti i vjetër/14:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert De Grot. (Qeveri/10:00) Pas takimi vijon nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi, pas së cilës Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve, De Grot.

Shkup - Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Erxhan Selimi, udhëheqësja e Ekipit për koordinim të organizatave qytetare dhe mediave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Simela Cakiri, dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan, do të mbajnë fjalim në Konferencën e parë rajonale të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3). (h. "Holidej in"/9:00)

Beograd - Zëvendëskryeministri dhe ministër i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive Ivan Stoilkoviq për vizitë në Republikën e Serbisë - pjesëmarrës në konferencën "Western Balkans 2030" dhe takim me nënpresidenten dhe ministren Mesaroviq. (Pas përfundimit të takimit janë parashikuar deklarata për media)

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë seancën e 25-të. (KSHPK/14:00, https://zoom.us/j/93988647780?pwd=FoBL3yhSaU0nb8jur2N1onaBAVVx6M.1)

Shkup - Konferenca e tretë e MARES, kushtuar temës "Strukturimi i së ardhmes së energjisë së rinovueshme". (h. "Limak"/9:00, regjistrimi nga ora 8:30-9:00, janë planifikuar deklarata për media)

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, do të japë deklaratë me rastin e fillimit të ndërtimit të një megaparku të ri në Komunën e Butelit. (12:00 Vendndodhja: https://maps.app.goo.gl/8HfrfNkcMUKXVF3XA)

Shkup - Punëtori "Krijimi i vendeve të punës të gjelbra në Maqedoninë e Veriut" e organizuar nga Ministria austriake e Punës, Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Ambasada austriake në Shkup. (Europe House/9:15)

Shkup - Ngjarje me temë "Menaxhimi, Shëndeti dhe Bukuria" organizuar nga Strategic Consulting, në bashkëpunim me EZRA - Shoqata për Luftën kundër Kancerit të Gjirit dhe Evolution by GUAM. (Ragusa 360/16:30)

Shkup - Ceremonia e ndarjes së çmimeve "13 Nëntori" për vitin 2025, organizuar nga Lidhja e sporteve të Shkupit. (QS "Jane Sandanski", salla e konferencave/12:00)

________________________________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

Остани поврзан