MIA Paralajmërime MKD
- 21 janar 2024

21 janar 2024
Shkup - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 31-të. (Salla "Maqedonia"/11:00)
Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet. (Salla Boris Trajkovski/10:30)
Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme. (Salla 4/12:00)
Shkup - Seancë e Komisionit juridiko-ligjvënës. (salla 6/12:30)
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, do të mbajë konferencë për shtyp me rastin e miratimit të Strategjisë nacionale për siguri kibernetike 2025-2028. (Qeveri, qendra për mediat/13:00, mbërritja e mediave/12:45)
Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Institutin për nisma dhe politika strategjike, organizon panel diskutimi për prezantimin e nismës Tre detet, mundësitë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj dhe kontributin në zhvillimin e tyre ekonomik, me fokus të veçantë në infrastrukturën dhe përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e boshtit Veri-Jug në Evropën Lindore. (Oda ekonomike, salla 4 në katin e 5/10:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e Këshillit të etikës në mediat e Maqedonisë, ku do të prezantojë pasqyrën statistikore të ankesave të pranuara dhe të përpunuara në vitin 2024. (h. Park, salla "Barcelona" /11:00)
Shkup - Konferenca internacionale "Evropa dhe Ballkani - Të jesh apo të mos jesh". (Kinematografia e Maqedonisë)
Shkup - Konferencë për shtyp dhe prezantim i Shportës minimale sindikale për muajin janar të vitit 2025 së bashku me efektet e shportës konsumatore të Vitit të Ri, ku do të mbajë fjalim kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov. (Shtëpia e Punëtorëve - Ndërtesa e LSM-së, kati 10/11:00)
_______________________________________________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***