MIA Paralajmërime MKD
- 11 nëntor 2025
11 nëntor 2025
Resnjë - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të qëndrojë për vizitë pune në Komunën e Resnjës. (Komuna Resnjë/11:00)
Ohër - Kryeministri Hristian Mickoski do ta vizitoj fabrikën KOSTAL Maqedoni në ZZHTI Ohër. (Është paraparë deklaratë për mediat/9:30)
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sekretari i përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq, zëvendësdrejtori i përgjithshëm për siguri publike në MPB të Italisë, Stefano Gambakurta dhe ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri do të mbajnë fjalimin në Konferencën e 10-të Vjetore të Koordinimit të Sigurisë Rajonale ("Jumbo"). (h."DoubleTree"/9:30, deklarata nga sekretari i përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq/10:15-10:45)
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu do të mbajë konferencë për mediat kushtuar sëmundjeve të rralla, në organizim të Shoqatës së qytetarëve për sëmunde të rralla "Jeta me sfida". (Hapësirat e ASHAM-së/11:00)
Shkup - Ambasadori i shtetit izraelit, Vivien Aisen dhe dr. Almira Halperin, bashkëpunëtor i lartë shkencor për BIKOM do të mbajnë fjalim me Grupin parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentin e shtetit izraelit me temë "Dështimi i politikave kundër terrorizmit dhe ndikimi i tyre në shoqëritë globale pas sulmeve të 7 tetorit". (Salla e Komisionit Kushtetues/12:00)
Shkup - Oda ekonomike, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Zvicrës dhe Evropës së Mesme (SEC), dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shkup, organizon ngjarje biznesi "Lidhja e Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut: Rritja e biznesit dhe partneritetet" në të cilën fjalim do të kenë ambasadorja e Zvicrës në vend, N.E. Krstof Zomer, kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe Oliver Bartshinger, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i SEC. (Oda Ekonomike, kati 5, salla e konferencave/ 9:30, deklarata për mediat/9:20)
Shkup - Fillimi zyrtar i projektit "Drejt një mjedisi pune të sigurt dhe të shëndetshëm në Maqedoninë e Veriut" në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). (h. "Holidej in", salla "Milenium 1"/ 11:00, mediat të mbërrijnë më së voni deri në orën 10:45)
Shkup - Konferencë për mediat e Asociacionit Evropian për Arsim në Burgje (EREA) dhe Shoqatës për arsim joformal "Epiqendra Kulturore Evropiane e Manastirit" (EKE Manastir) me rastin e fillimit të konferencës ndërkombëtare kushtuar edukimit të të burgosurve, "Transfromimin e jetëve përmes arsimit në burgje - Eja të flasim". (h."Aleksandar Pallas"/9:30)
Shkup - Hapja e ekspozitës "Imagjinata vjollcë" e Safet Spahiut. (Çifte hamam /19:00)
Shkup - Koncert i Mandolinës "Shkup" nën drejtimin e dirigjentit të Ramadan dhe Erhan Shukri. (Filharmonia, salla kamertale 20:00)
_______________________________________________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***