MIA Paralajmërime MKD
- 24 janar 2025

24 janar 2025
Shkup - Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të kryejë inspektim të aktiviteteve ndërtimore në rrugën Katllanovë-Gradmanci në Komunën Petrovec. (Katllanovë/12:15/ parashikohet të japë deklaratë për media kryeministri Mickoski)
Shkup - Kryetarja e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Ukrainës, Ivanka Vasilevska, do të takohet me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir. (Zyra nr. 214/10:00)
Shkup - Ministria për marrëdhënie ndërmjet bashkësive organizon ngjarje në të cilën do të marrin pjesë ambasadorja e Republikës së Serbisë në Shkup, Nevena Jovanoviq dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën nga drejtoria dogare "Tabanovcë" me shkollat rajonale nga fshati Çetircë dhe fshati Konjare e epërme me rastin e Shën Sava - festa kombëtare e komunitetit serb në Republikën e Maqedonisë. (Hapësirat e Ministrisë/12:00)
Shkup - Panel diskutim dhe promovim i Doracakut për përballje me dezinformatat në ngjarjen përfundimtare "Dezinformatat: si të njihen dhe të parandalohen", me të cilin përmbyllet Tuining projekti "Përforcimi i kapaciteteve të ASHMAA dhe të Servisit Publik Radiodifuziv"" në të cilin fjalime hyrëse do të mbajnë Holger Albrih, lider projekti, Lazo Petrushevski, kryetar i Këshillit të ASHMAA, Dragan Nikolovski, kryeredaktor përgjegjës i servisit të parë programor të Radio Televizionit të Maqedonisë; Mihalis Rokas, ambasador i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë. (Holidej in/11:00)
Shkup - Konferencë vjetore rajonale për qytetari aktive "KritikUM" organizuar nga Shoqata për zhvillim të arsimit Ekualis. (Laboratorium/11:00, deklarata për media /10:45)
Shkup - Aktivizëm kreativ "Gërvish për shëndetin" në kuadër të projektit Të drejta të avancuara të vajzave, grave dhe grupeve të rrezikuara, i mbështetur nga Civika Mobilitas dhe organizuar nga Shoqata Iniciativa për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizare. (Sheshi Maqedonia/12:00)
Foto: Arkivi i MIA-s
_______________________________________________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***