• вторник, 01 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Paralajmërime - MKD

26 mars 2025

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski dhe ushtruesi i detyrës drejtore e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Shkupit, Rozeta Arsovska do të marrin pjesë në prezantimin e aktiviteteve të realizuara për rindërtimin e objektit të shkollës fillore dhe ripërshtatjen e saj në kuadër të projektit të "Zhvillimit rajonal të balancuar të qëndrueshëm dhe Ggithëpërfshirës" faza 2. (Fshati Kuçkovë, në Qendrën Rajonale https//maps.app.goo.gl/NWamLUA1m3544sf86/9:30)

Shkup - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive (ASHMAA) do të mbajë takimin e parë publik për vitin 2025 në të cilin do të prezantohen aktivitetet e realizuara të Agjencisë për tremujorin e parë. (Hapësirat e Agjencisë, salla e konferencës në katin e dytë/12:00)

Shkup - Mbyllet aktiviteti i projektit “Trajtimi i mangësive sistemike – mbështetja e reformave në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve”. (h."Holidej in"/11:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e Sindikatës së AOGJSH-së. (Para Qendrës për punë sociale - Shkup, rruga "Nikolla Vapcarov" nr.11, prapa Ministrisë së Drejtësisë/13:00)

Shkup - Qendra për Zhvillimin e mediave organizon panel-diskutim për të prezantuar gjetjet nga monitorimi i punës së vendimmarrësve dhe organeve rregullatore në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive në vitin 2025. (j/"Holidej in", Salla "Skala"/10:00)

Shkup - Fillon Panairi i mobiljeve 2025. (Kompleksi "Boris Trajkovski" në Shkup)

Shkup - Konferencë finale në kuadër të projektit “Kujdesi 2”, organizuar nga Shoqata e qytetarëve për ndihmë për të pastrehët, familjet dhe individët e rrezikuar social “Lubeznost”, Shoqata për zhvillim demokratik të romëve “Sonce” – Tetovë dhe Fondacioni për bamirësi humanitare “Makedonski karitas” – Shkup.  (Universiteti i Shkupit (Universiteti për Turizëm dhe Menaxhim), bul. "Aradhat partizane" nr. 99/10:00-13:00)

Shkup - Kuvendi i rregullt vjetor i ASHAM-it. (Salla ceremoniale ASHAM/12:00)

Shkup - Fakulteti i muzikës organizon komemoracion për nder të prof. Sara Projkovska – Nikollovska e cila si vokaliste mbështetëse e DNK-së humbi jetën në zjarrin në Koçan. (Salla e koncerteve të Fakultetit të muzikës/13:00)

_________________________________________________________________________

***MIA i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***
 
 

 

 

Тагови

Остани поврзан