• недела, 27 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të lagështa

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica nga data 15.11.2024 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve. 

Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale Р1312, në fshatin Bashino është e mbyllur për çdo lloj komunikacioni. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан