• вторник, 24 март 2026
MIA Paralajmërime MKD

4 mars 2026

Shkup - Kuvendi do të mbajë seancën e 90-të. (Salla "Maqedonia"/11:00)

Shkup - Prezantimi i Raportit për vlerësimin e zbatimit të strategjisë për përfshirjen e romëve 2022–2030. (Qeveri, salla solemne/10:00)

Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të pishinës në Shkollën Fillore “7 Marsi”. (Shkolla Fillore “7 Marsi”/ 12:00)

Shkup - Shoqata shkencore për obezitet OBEM do të shënojë Ditën Botërore të Obezitetit me një fushatë edukative "Rrethi i mbështetjes - që pesha të bëhet më e lehtë". (Galeria Kombëtare Çifte Hamam/11:30)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu do të marrë pjesë në një ngjarje në Galerinë Kombëtare “Çifte Hamam”, në organizim të Shoqatës Shkencore për Obezitet (OBEM). (11:30)

Tetovë - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, do të mbajnë fjalim në sesionin informues në kuadër të fushatës "Angazhim i drejtë" si pjesë e projektit "Kushte më të mira për punësimin e punëtorëve sezonale në Republikën e Maqedonisë së Veriut". (Salla e Këshillit të Komunës së Tetovës/12:00)

Shkup - Nisma Rajonale kundër Korrupsionit (RAI) organizon "Trajnim për përfaqësues të Sektorit për mbrojtje të natyrës/biodiversitetit në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni (PZK)", në të cilin fjalime hyrëse do të kenë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ambasadori i Austrisë Martin Pamer dhe drejtori i Nismës Rajonale kundër Korrupsionit, Albert Hani. (h. Aleksandar Pallas/ 9:00, deklarata për media 9:30)

Shkup - Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e tretë. (09:30)

Kumanovë - Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë Ola Sulstrom dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian do të inspektojnë aktivitetet në kuadër të projektit "Luftimi kundër ndotjes së ajrit". (SHFK "Vëllezërit Miladinovci" dhe SHFK "Kërste Misirkov" / 14:00)

______________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Остани поврзан