MIA Paralajmërime MKD (PLT)
- 24 mars 2025

24 mars 2025
Radovish - Kryeministri Hristian Mickoski do të marrë pjesë në rikonstruimin dhe ridedikimin e shtëpisë së mallrave në qendër bashkëkohore multifunksionale dhe muze në Komunën e Radovishit, pas çka është paraparë deklaratë për mediumet. (11:30)
Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani do të mbajë pres-konferencë tematike, me rastin e transferimit të mjeteve nga parafinancimi në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje, si dhe për Raportin vjetor për implementimin e Agjendës Reformuese 2024-2027. (Qendra mediale e Qeverisë/10:30)
Shkup - Kryqi i Kuq republikan në konferencë për shtyp do të informojë për aktivitetet e ndërmarra për mbështetje të të pësuarve nga katastrofa në Koçan dhe mënyrën e pagesës së mbështetjes financiare nga donacionet e mbledhura për familjet e viktimave dhe të lënduarve. (Kryqi i Kuq i RMV-së, bul. "Koço Racin" nr.13, Shkup/11:00)
Shkup - Fillon edicioni i 20-t i Panairit për punësim dhe karrierë - Job Fair 2025, në organizim të Bordit të Studentëve evropianë të Teknologjisë (BEST) – Shkup.
_________________________________________________________________________
***MIA i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***