• четврток, 25 декември 2025
MIA Flesh

09:00 / 22 dhjetor / 2025

Shkup – Në Qeveri sot (11:00) do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomik -Social, në praninë e kryeministrit Histijan Mickoski. Në mbledhje pritet të bisedohet për pagën minimale, llogaritjen e shportës konsumatore, respektimin dhe nevojën për avancim të marrëveshjeve kolektive në sektorin publik dhe privat, pagesën e shtesave nga pagat dhe rregullore tjera nga kjo sferë. Për vlerën e pagës minimale përfaqësues të Qeverisë në disa raste porositën se do të pajtohen me zgjidhje të cilën do ta dakordojnë sindikata dhe punëdhënësit, përderisa sektori i biznesit shpreson se do të ketë lehtësime në pjesën e kontributeve në favor të rritjes së pagesë minimale. 

Shkup - Në Kuvend sot duhet të mbajnë mbledhje Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Transport, Trasnformim Dixhital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor dhe Komisioni Ligjvënës-juridik. Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive duhet të shqyrtojë Propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lexim të dytë, si dhe Propozim ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për çmimet shtetërore, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për rrugët publike, në lexim të dytë. Për të gjitha pikat do të diskutojë dhe Komisioni Ligjvënës-juridik.

Shkup - Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancë për emërimin e një ushtrues detyre të prokurorit publik, në vendin e Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje, pasi seanca e javës së kaluar, në rend dite të së cilës ishte zgjedhja e zëvendësit të Kocevskit deri në zgjedhjen e një prokurori të ri publik shtetëror, u shty për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Këshillit. Prokurori publik shtetëror Lupço Kocevski, javën e kaluar më 17 dhjetor dha dorëheqje të parevokueshme të detyrës, pas së cilës Kuvendit të njëjtën ditë e konstatoi ndërprerjen e funksionit të tij, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publikë seancën për të përcaktuar ushtrues detyre të prokurorit publike shtetëror deri në zgjedhjen e pasardhësit të Lupço Kocevskit fillimisht e caktoi më 19 dhjetor, por zgjedhja u shtye. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoçir i ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në vendin tonë në vizitën e saj të parë zyrtare. Mucunski dhe Spiropali do të zhvillojnë takim për të cilën diskutuar për situatën aktuale politike në të dy vendet, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. 

Shkup - Në klubin e deputetëve në Shkup sot do të mbahet brifingu i rregullt vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes me atashetë e mbrojtjes të akredituar në vend. Janë paralajmëruar fjalimet e ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, si dhe të doajenit të Asoacionit të atasheve të Mbrojtjes, atasheut rumun nënkolonel Katalin-Petre Arcip. 

Shkup - Teatri Popullor i Maqedonisë sot do të mbajë konferencë për mediat me rastin e shënimit të 80-vjetorit nga ekzistimi i tij dhe paralajmëroi spektakël skenik "Dielli, sa afër është dielli - Made in TPM", me regji të Dejan Projkovskin. Takimi me mediat do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në hollin e Teatrit Popullor të Maqedonisë, ku do të prezantohet koncepti i ngjarjes, premiera e së cilës është caktuar për 29 dhjetor në skenën kryesore të TPM. Siç theksohet në kumtesën TPM-së, shfaqja do të ofrojë një udhëtim audiovizual përmes dramaturgjisë, poezisë, prozës dhe arteve të bukura maqedonase, pas çka do të preznatohet vizioni artistik dhe idea që qëndron pas projektit.

Shkup - Ekipi i shpëtimit në male, si pjesë e Ekipit për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, sot do të organizojë ushtrim demonstrues në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" në Shkup. Siç thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq, ngjarja do të mbahet për herë të tetë nën titullin "Le të dhurojmë buzëqeshje", ku anëtarët e ekipit do të maskohen me kostumet e superheronjve të tyre të preferuar vizatimorë, do të lëshohen me litar nga një helikopterdhe do të shpërndajnë dhurata për fëmijët e hospitalizuar në klinikë. 

Shkup -  Dukshmëri e ulët për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 200 metra ka në disa akse rrugore Tetovë-Gostivar dhe Kumanovë-Shkup, ndërsa tek Saramzalino-Shtip deri në 100 metra, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 4 deri 12 gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Shkup, mot i ndryshueshëm dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë. 

Uashington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina zhvilluan bisedime me dhe pa përfaqësues evropianë për mënyrat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë tre ditëve të negociatave në Florida. Diskutimet midis negociatorëve ukrainas dhe amerikanë mbuluan garancitë shumëpalëshe të sigurisë, si dhe garancitë e sigurisë amerikane, shkruan i dërguari special i SHBA-së, Stiv Uitkof dhe kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov, në postime identike në X. Ata theksuan se në bisedimet u diskutua edhe për zhvillimin e mëtejshëm të planeve për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, ndërsa vendi vazhdon të mbrohet nga pushtimi rus.

Остани поврзан