• понеделник, 20 април 2026
MIA Flesh

12:00/20 prill/2026

Shkup - Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani do t'i përforcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe këmbimin tregtar. Për atë qëllim, biznes-forumi i dytë i Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit në Shkup dhe nënshkrimi i dy doklumenteve të rëndësishme do t'i japin impuls të ri bashkëpunimit mes komuniteteve afariste dhe do të kontribuojnë për rritje të këmbimit tregtar. Kjo u konkludua në konferencën e përbashkët për shtyp mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrit të Tregtisë dhe Integrimeve të kazakistanit, Arman Shakaliev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka deklaruar se është duke vijuar plotësimi i vendeve për shefa të përfaqësive diplomatiko-konsullare. Ai theksoi se një grup më i madh i kandidatëve për ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm ka kaluar në seancën e Qeverisë të para disa javëve.

Athinë - Ministrja e Energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, do të marrin pjesë në panel diskutimet e Forumit të 11-të Ekonomik, i cili do të mbahet nga 22 deri më 25 prill në qytetin e vogël malor Delfi në Greqinë qendrore, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Shkup - Banka botërore (BB) edhe më tej do t'i mbështesë aktivitetet e Bankës popullore (BP) për integrim të sistemit tonë financiar në sistemet pagesore evropiane, e posaçërisht përmes vendosjes së sistemit pagesor për instant pagesa dhe ndërlidhjen e tij me sistemet pagesore të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe integrimi me TIPS (Target Instant Payment Settlement) të Bankës qendrore evropiane, u cek në takimet mes guvernatorit Trajko Sllaveski dhe zëvendëskryteraes së Bankës botërore, Antonela Basani dhe drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës botërore Shjiaoçjing Ju, gjatë Takimeve pranverore të grupacionit të bankës botërore (BB) dhe Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) në Uashington, SHBA.

Shkup - Mbrojtja e të pandehurit të parë për zjarrin në Koçan, pronarit të diskotekës së djegur "Puls", Dejan Jovanov – Deko, para fillimit të seancës së sotme kërkoi nga gjykata që t’i zëvendësohet paraburgimi me masën e arrestit shtëpiak, për shkak të përkeqësimit serioz dhe alarmant të gjendjes së tij shëndetësore.

Shkup - Mostrat e ujit të pijshëm në Shkup, të marra nga 14 deri më 17 prill, janë në përputhje me Rregulloren për siguri dhe cilësi, njoftoi Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime-Shkup. Departamenti i Kontrollit sanitar të ndërmarrjes publike shqyrtoi 151 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 151 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm, të cilat u morën nga 43 pika matëse në Shkup gjatë periudhës së caktuar.

Shkup - Gjatë javës së kaluar, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup mblodhën dhe transportuan 655 metra kub mbeturina të hedhura ilegalisht në territorin e qytetit të Shkupit. Disa deponi më të mëdha ilegale u hoqën në rrugën Pero Nakov në komunën e Gazi Babës, në rrugën Xhon Kenedi në komunën e Çairit, si dhe në rrugën Guadalajara në komunën e Shuto Orizarës, informojnë nga ndërmarrja publike.

Amsterdam - Çmimet e gazit natyror në Evropë sot u rritën përnjëherë pasi që Irani e tërhoqi vendimin e vet për hapje të sërishme të ngushticës së Hormuzit. Në bursën në Amsterdam çmimi i dakorduar i gazit natyror për dërgesat për një muaj u rrit për pothuajse gjashtë për qind dhe arriti 41,02 euro (48,26 dolalrë) për megavat-orë. Irani gjatë fundjavës e tërhoqi paralajmërimin e kaluar për hapje të sërishme të ngushticës së Hormuzit dhe i përforcoi aktivitetet ushtarake të kahëzuara drejt kontrollit të lundrimit në rajon.

Kiev - Ushtria ukrainase e ka goditur një rafineri nafte në qytetin rus të Detit të Zi, Tuapse, që është goditja e dytë për më pak se jnjë javë, njoftoi sot në Telegram komandanti i forcave ukrainase pa pilot, Robert Brodvi. Autoritetet ruse kanë njoftuar se pas sulmit ka shpërthyer një zjarr dhe të paktën një person e ka humbur jetën. Kjo ka ndodh vetëm disa orë pasi që është shuar zjarri nga një sulm i ngjashëm i kryer më 16 prill.

Moskë - Irani e garanton sigurinë e anijeve që lundrojnë përmes ngushticës së Hormuzit në pajtim me regjimin e ri juridik, deklaroi ambasadori iranian në Moskë, Kazem Xhalali për gazetën ruse "Vedomosti". Xhalali thekson se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit nuk arritën, sepse qëllimi i tyre i deklaruar ishte "ndryshimi i rejgimit", por, sipas tij, Republika islamike sot është më e bashkaur se më parë.

Teheran - Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar dy burra të akuzuar për spiunim dhe bashkëpunim me Shërbimin Iranian të Inteligjencës Mosad. Ekzekutimet janë kryer këtë mëngjes, ndërsa aktvendimet me vdekje i ka shqiptuar një gjykatë revolucionare në qytetin Karaxha, në afërsi të Teheranit.

Uashington - Emiratet e Bashkuara Arabe kanë filluar bisedimet me SHBA-në për mbështetje financiare, pasi për shkak të luftës mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së rritet presioni mbi financat e Emirateve, shkruan sot gazeta amerikane "Uollstrit Xhurnal". Përfaqësues të paidentifikuar të SHBA-së deklaruan se takimi i guvernatorit të Bankës Qendrore të Emirateve, Haled Mohamed Balama, me ministrin e Financave të SHBA-së, Skot Besent, përfaqësues të ministrisë së Financave të SHBA-së dhe të Rezervave Federale në Uashington, u paraqit idea për mbështetje financiare. 

Uashington - Raketa për ngarkesa të rënda Nju Glen (New Glenn) e kompanisë Blu Origj (Blue Origin) vendosi një satelit në orbitën e gabuar gjatë lëshimit të saj të tretë, kumtoi kompania hapësinore e themeluar nga Xhef Bezos. Kompania deklaroi se rrethanat ende po hetohen. "Për momentin po bëjmë një vlerësim dhe do t'i përditësojmë të dhënat kur të kemi informacione më të detajuara", kumtuan nga Blue Origin.

Остани поврзан