• вторник, 21 април 2026
MIA Flesh

18:00/ 20 prill/ 2026

Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari janë pritur dhe se me kryeministrin e ardhshëm bullgar Rumen Radev do të kërkojnë zgjidhje të re për kontestin dypalësh për zhbllokimin e integrimeve tona evropiane. “E kam takuar zotëri Radevin, e kam takuar shumë herë. Nuk pajtohemi për shumë gjëra, por dimë ta dëgjojmë njëri-tjetrin me respekt dhe të konkludojmë se do të kërkojmë një zgjidhje”, tha sot Siljanovska Davkova, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes sportive për promovimin e shprehive të shëndetshme. Pushteti efektiv në Bullgari, theksoi presidentja, është vendosur te qeveria, te presidenti i kaluar gjegjësisht kryeministri i ardhshëm, të cilit sigurisht do t’i ndahet së pari mandati për formimin e qeverisë. 

Shkup– Agjenda reformuese nuk është më vetëm një plan në letër; ajo po jep rezultate konkrete dhe të matshme, shkroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk, pas takimit në Qeveri me ambasadorët e Bashkimit Evropian.  Në takim, siç shkruan, është biseduar për përparimin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e agjendës reformuese. "Në periudhën e kaluar e kemi përshpejtuar zbatimin në të gjitha fushat kyçe. Disa hapa tashmë janë realizuar plotësisht, ndërsa të tjerë po ecin më shpejt se sa ishte planifikuar. Kjo pasqyron një përkushtim të fortë politik, koordinim më të mirë institucional dhe fokus të qartë në rezultate", shkruan Mickoski.

Shkup – Gjurmët e ADN-së të gjetura në materialet me të cilat ishin mbështjellë paratë e fshehura janë një nga provat kyçe mbi të cilat Prokuroria e bazon aktakuzën kundër gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov. Sipas Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ekspertizat biologjike kanë treguar në mënyrë të qartë se pikërisht Ristov i ka manipuluar dhe fshehur mjetet financiare, të cilat u gjetën të muruara në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë. Sipas Prokurorisë, gjatë procedurës hetimore janë siguruar prova të forta dhe të pakundërshtueshme se Ristov ka fshehur mjete financiare për të cilat nuk ka mundur të dëshmojë prejardhjen e ligjshme, dhe të cilat, siç pretendon Prokuroria, ai vetë i ka manipuluar dhe i ka fshehur.

Shkup - Një marrëveshje për themelimin e këshiillit të biznesit midis Maqedonisë dhe Kazakistanit dhe një memorandum për promovimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik u nënshkruan sot nga Maqedonia dhe Kazakistani në forumin e biznesit që u mbajt në Odën Ekonomike. Qëllimi i dy dokumenteve bilaterale është forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe rritja e shkëmbimit tregtar. Në nënshkrim morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, dhe ministri i Tregtisë dhe Integrimeve i Kazakistanit, Arman Shakaliev. Shakaliev, i cili më herët pati takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë, Timço Mucunski, theksoi se Kazakistani është i hapur për mbështetjen e projekteve dhe iniciativave investuese.

Shkup - Çmimet maksimale me pakicë të disa derivateve të naftës do të ulen për 1,5 denarë për litër nga sonte në mesnatë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve me pakicë me një mesatare prej 2,13 për qind. Çmimi i ri maksimal i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 80,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,5, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) për 94 denarë për litër.  Me vendimin e KRRE-së çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,5 denarë për litër dhe do të jetë 97 denarë, përderisa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 2,939 denarë për kilogram dhe do të jetë 46,288 denarë. 

Shkup - Me dëshminë për funksionimin e shërbimeve inspektuese dhe koordinimin e tyre me administratën komunale, sot vazhdoi procedura gjyqësore për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. Në seancën në gjykatën në "Idrizovë" dëshmoi ish-sekretari i përgjithshëm i Komunës së Koçanit, Aleksandar Josifov, i cili deklaroi se në periudhën 2017–2021, dhe pavarësisht ekzistencës së disa shërbimeve inspektuese, në komunë nuk kishte udhëheqës të shërbimeve inspektuese.  Dëshmitari Josifov, i cili ishte sekretar kryesor në Komunën e Koçanit, gjatë mandatit të kryetarit të bashkisë Nikolço Iliev, në seancën e sotme deklaroi se në ato vite, vepronin tre shërbime inspektuese - inspektorati komunal, i mjedisit jetësor, i ndërtimit, dhe më vonë u punësua një inspektor komunikacioni, por nuk kishte udhëheqës të shërbimeve inspektuese. Dëshmitari shpjegoi se, si sekretar komunal, ishte përgjegjës për organizimin dhe koordinimin me sektorët në komunë dhe për mbështetjen e kryetarit të komunës për detyrat e tij të përditshme të punës.

Shkup - Ministri i Administratës Publike Goran Minçev realizoi takim dypalësh me Ministrin e Drejtësisë të Bosnjës e Hercegovinës, Davor Bunoza, në margjinat e Konferencës Ministrore që po mbahet në Budva, në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi, informojnë nga Ministria e Administratës Publike (MAP), iu kushtua thellimit të bashkëpunimit ekzistues dypalësh midis dy institucioneve, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi si bazë për bashkëveprim më intensiv dhe të strukturuar në partneritet në të ardhmen. Në fokus të bisedimeve ishte reforma e administratës publike, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve publike.

Shkup– Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në paraqitjen e sotme para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë ndaj reformave në gjyqësor.  Fokusi ynë në këtë periudhë janë masat me afat deri në qershor të vitit 2026. Punojmë intensivisht, me dinamikë të qartë dhe rezultate matëse – theksoi Fillkovi. Ai informoi se Ministria e Drejtësisë punon në mënyrë aktive në ndryshime të Kodit Zgjedhor, të harmonizuara me rekomandimet e OSBE/ODIHR, me çka grupi i formuar i punës tashmë ka mbajtur disa takime dhe ka miratuar një pjesë të rëndësishme të zgjidhjeve të propozuara. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim të lamtumirës me Faisal Gazi Ismail Hifzi, ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite me seli në Tiranë, kumtuna nga shërbimi për shtyp i Kuvendit. "Kryetari Gashi e vlerësoi ambasadorin për angazhimin e tij personal dhe aftësitë diplomatike, të cilat kontribuan ndjeshëm në forcimin e urave midis dy vendeve mike. Ai vuri në dukje se në të ardhmen pret që procesi i hapjes së ambasadave rezidente në Shkup dhe Riad të vazhdojë, gjë që do të jetë një hap historik përpara për marrëdhëniet dypalëshe", shkruan në kumtesën. 

Shkup – Dëshmitari Dragan Ananiev, i punësuar në Komunën Koçan, në seancën e sotme gjyqësore për zjarrin në diskotekën “Puls” në sallën e gjyqit në “Idrizovë” deklaroi se ka punuar edhe si sekretar kryesor komunal, por se nuk ka pasur kompetencë për kontroll të shërbimeve inspektuese.  Dëshmitari sqaroi se nga viti 2023 ishte emëruar kryeinspektor në Komunë dhe ishte formuar departament i veçantë për shërbime inspektuese, edhe atë të komunikacionit, komunale, ndërtimore dhe për mjedis jetësor.  I pyetur nëse si sekretar komunal ka kryer kontroll në shërbimet inspektuese, dëshmitari tha – jo.  “Nuk kam kompetencë ligjore për kontroll të shërbimeve inspektuese”, tha dëshmitari. Në pyetjen që të sqaronte se kush është përgjegjës për kontrollin e shërbimeve të inspektimit kur nuk ka udhëheqës, dëshmitari tha se në përputhje me Ligjin për mbikëqyrjen e inspektimit, kur nuk ka drejtues të një departamenti të mbikëqyrjes së inspektimit, ai funksionon në mënyrë që personi që zgjidhet të kryejë kontrollin.

Prishtinë - Kosova po lëviz drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit të pasuksesshëm me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes për zgjedhje të presidentit të ri të shtetit, pasi mandati i Vjosa Osmanit skadoi në fillim të prillit. Kurti theksoi se bisedat kanë qenë të pasuksesshme, pasi opozita nuk ka pranuar asnjë nga ofertat e tij për tejkalimin e krizës. "LDK-së i ofruam qeverisje të përbashkët me Vetëvendosjen dhe partnerët tanë, me ç'rast ata do ta fitonin postin zëvendëskryeministër, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe edhe tre ministri shtesë. Desha që Abdixhiku të bëhet zëvendës i imi, për të hapur një kapitull të ri, por oferta u refuzua", deklaroi Kurti.

Vjenë- Një njeri e humbi jetën, ndërsa shtatë u lënduan pasi një trolejbus ka dalë nga rruga dhe u përplas në supermarket në qytetin austriak, Salzburg. Zëdhënësja e Kryqit të Kuq tha se një person e ka humbur jetën edhe krahas tentimit për rianimacion, ndërsa shtatë të lënduarit, prej të cilëve dy më rëndë, janë dërguar në spital. Ende nuk dihet shkaku i fatkeqësisë.

Остани поврзан