• сабота, 20 јули 2024
MIA Flesh

18:00/20 shkurt/2024

Shkup - Me tetë vota "për" asnjë "kundër" dhe "të përmbajtur", anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje evropiane sot kanë dhënë mbështetje që të kalojë në procedurë të mëtejshme parlamentare Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët. Muhamet Toçi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë theksoi se Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët është pjesë e përcaktimit strategjik të MD-së për realizimin e mëtejshëm të plotë dhe aktual të të drejtave të fëmijës nëpërmjet drejtësisë si parim bazë i Konventës për të drejtat e fëmijës. Ai njofton se hartimi i këtij ligji ishte një proces gjithëpërfshirës në të cilin morën pjesë të gjitha subjektet e sistemit të drejtësisë për fëmijë, përfshirë UNICEF-in dhe organizatat joqeveritare të cilët merren me këtë çështje.

Shkup - Propozim ndryshimet e Ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, si dhe Propozim-ligjit për peshkatari dhe akuakulturë e kaluan filtrin e komisionit në Kuvendin e RMV-së. Në mbledhjen e sotme të 73-të të Komisionit për çështje evropiane pas pauzës para së cilës filtrin e komisionit e kaloi edhe Propozim-ligji për drejtësi të fëmijëve, deputetët diskutuan për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim  të Ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokurorë, me procedurë të shkurtuar, qëllimi i së cilës është të mundësojë zhvillim të papengueshëm të provimit kalues në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Shkup - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski sot realizoi takim me minsitrin teknik të Punëve të Brendshme, pançe Toshkovski, ku u diskutua për disa aktivitete rrjedhëse, kumtuan nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kocevski e njoftoi Toshkovskin me aktivitetet e Komisionit për ndjekjen e parregullsive të cilat mundësisht do të krijoheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe me udhëzimet e dhëna drejt të gjitha prokurorive publike për veprim prioritar rreth të gjitha lëndëve lidhur me çrregullimin e procesit zgjedhor. Me atë rast, qëndron në kumtesë, u cek nevoja për koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Shtabin operativ në MPB-së për ndjekje të rrjedhës së zgjedhjeve.

Shkup - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, ka mbajtur sot një trajnim dedikuar për nëpunësit shtetërorë dhe publikë në vend, i cili po zbatohet në kuadër të projektit "Qeverisja e mirë në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor". Ngjarja organizohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, së bashku me DCAF - Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë. Ministri Bajrami, siç citohet, theksoi rëndësinë e trajnimeve të tilla mbi përforcimin e kapaciteteve kombëtare për ballafaqim me kërcënimet kibernetike dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike, të cilat janë prioritet për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Përderisa vazhdon heshtja për zgjedhjet presidenciale do të vazhdojë fushata për zgjedhjet parlamentare, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski duke precizuar deklaratën e dhënë ditë më parë. "Do të doja të them në lidhje me një deklaratë time, dëshiroj të saktësoj se duke qenë se fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare për përputhen, ligji është i qartë se ka heshtje parazgjedhore presidenciale më 22 prill dhe zgjat deri më 24 prill. Nuk do të përputhet me heshtjen për zgjedhjet parlamentare. Të mos ketë huti. Vlerësoj se ky është shpjegim i mjaftueshëm, sepse në deklaratën që kam dhënë më herët nuk kam precizuar datat për asgjë dhe kjo do të ishte diçka që parashihet me ligj dhe rregulloren", tha Dashtevski në seancën e sotme të KSHZ-së.

Shkup - Propozim ligji për arsimin e mesëm dhe profesional kaluan sot në lexim të parë në seancën e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport. Ata kanë marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët e komisionit amë, ndërsa me iniciativën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të organizohen debate publike për të dy propozimet  para se të kalojnë në leximin e dytë. Ata besojnë se këto janë për ligje serioze dhe për të shmangur nxitimin dhe për të dëgjuar të gjithë palët e interesuara, duhet të ketë një dëgjim publik nga konkluzionet e të cilit do të ndihmojnë në krijimin e amendamenteve për fazën tjetër të miratimit të tyre. Kryetarja e Komisionit, Zhaklina Lazarevska tha se debatet publike do të caktohen ndoshta në fillim të muajit mars për të arritur dy zgjidhjet ligjore që do të votohen para shpërndarjes së Kuvendit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev sot patën takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregot Peskor në të cilën u falënderuan për bashkëpunimin produktiv me Ambasadën dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, veçanërisht gjatë krizës migruese, si dhe për mbështetjen e madhe të dhënë në atë periudhë. Në atë drejtim, informojnë nga MPB, ministri Toshkovski shfaqi bindje se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shkup - Furnizimi i pajisjes ushtarake i mbështetur nga Fondi Evropian i Paqes me nëntë milionë euro po ecën sipas dinamikës së planifikuar,  është konfirmuar në takimin e sotëm të parë të komitetit Drejtues të mbajtur në Shtëpinë e Armatës, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes (MM). Komiteti, detyra kryesore e të cilit është ta ndjekë realizimin e këtij projekti, përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë së Armatës, Organizatës për implementimin e masës së Fondit Evropian të Paqes, Organizatës për Avancimin e Sigurisë Njerëzore (ITF) dhe Delegacionit të BE-së në Shkup.

Shkup - Përfaqësues të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe Komisionit të pavarur për mediume të Republikës së Maqedonisë (KPM) sot në hapësirat e ASHSSM-së mbajtën takim bilateral. Në takim, siç kumtoi ASHAAM, u bisedua për disa çështje, me theks në përvojat praktike dhe aktivitetet lidhur me harmonizimin e rregullativës vendore për mediume me atë evropiane dhe zbatimin e obligimeve të cilat dalin nga Direktiva e reviduar për shërbime audiovizuale mediatike.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se qëllimi i tij është të tërheqë investime të huaja direkte për të sjellë punësim cilësor dhe vlerë të lartë, duke shtuar se investimet në tre vitet e kaluara, që kur ai është në pushtet, dukshëm janë rritur, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Në mbledhjen e sotme të parë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, Kurti tha se në tre vitet e fundit investimet e huaja direkte janë dyfishuar, po ashtu edhe eksporti.

Tiranë - Me ligjin për amnistinë i cili pret miratimin prej tre muajsh, do të përfshijë 700 të dënuar dhe 2.500 persona të cilët janë në shërbim prove dhe ata që janë në procese gjyqësore për krime të lehta që nuk parashikojnë një dënim me më shumë se dy vjet burg. Kështu ka deklaruar Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë në seancën e sotme të komisionit legjislativ parlamentar, të zhvilluar përmes platformës "zum" në të cilën në rend dite ishte Propozim-ligji për amnisti, e cila ishte mbështetur njëzëri me të cilën jepet mundësia që të vënë në rendin e ditës të seancës plenare të së enjtes.

Tiranë – Rastësisht apo jo opozita e bashkuar shqiptare e udhëhequr nga nisma “Ripërtëritje e PD-së” – krahu më i madh i Partisë Demokratike – po zhvillon sot pasdite protestë pikërisht në ditën kur para 33 vitesh u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Protesta është caktuar në orën 17:30 para Qeverisë në bulevardin "Heronjtë kombëtar", me moton “Ose sot ose kurrë” dhe është protestë e parë kombëtare. Janë përforcuar masat e sigurisë duke përfshirë mbi 1.100 policë.

Tiranë - Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, publikoi thirrje për shtetasit e vet në territorin e Shqipërisë, për kontroll në Listën zgjedhore, regjistrim në të dhe paraqitje për votim në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Thirrja u referohet të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut: pjesëtarë të pakicës nacionale maqedonase, persona me qëndrim të përkohshëm dhe persona me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme.

Athinë - Bujqit grekë nga disa pjesë të Greqisë me rreth 150 traktorë kanë arritur në Athinë  dhe që nga pasditja   janë parkuar para Parlamentit të Greqisë në prag të protestës së caktuar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Me sloganët "Pa bujqit, nuk ka ushqim", "Sot është varrimi i blegtorisë"  të ngjitur me pankartat e traktorëve, por edhe flamuj të zi, së bashku me bujqit grekë janë mbledhur në sheshin Sintagma që edhe një herë të përsërisin se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Romë - Italia do të kryesojë me takimin video-konferencial të liderëve të vendeve të G7-shit, ku do të bisedohet për mbështetjen për Ukrainën, kumtoi kabineti i kryeministres italiane, Xhorxha Meloni. Takimi në të cilin do të merr pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të mbahet më 24 shkurt, ditën kur shënohet prëvjetori i dytë i invazionit rus në Ukrainë.

Ankara - Policia turke sot ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar se kanë kryer aktivitete në interes të inteligjencës kineze, shkruan gazeta opozitare "Xhumhuriet", duke cituar burime të policisë turke. Aksioni u krye në mëngjes në Stamboll. Vazhdojnë kërkimet për një tjetër të dyshuar. Sipas pretendimeve, të arrestuarit po mblidhnin informacione për banorët e Sinxhijangit, (rajon autonom në Kinën Perëndimore), të cilët në atë kohë ishin në Turqi. 

 Bruksel - Gjatë presidencës hungareze do të ketë "zgjerimin më të madh të Bashkimit Evropian deri më tani", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Peter Sijarto. Ai shtoi se gjatë negociatave për anëtarësim fokusi do të vendoset në "gjendjen aktuale" të kandidatëve, e jo në "dorëzim para presioneve politike", njoftoi MTI.  "Nuk do të lejojmë që negociatat e anëtarësimit të disa vendeve të lidhen artificialisht me vende të tjera. Nuk do të lejojmë që procesi i inkuadrimit të asnjë vendi që është më afër hyrjes të varet nga një vend që ka mbetur prapa (në reforma)", tha Sijarto në Bruksel.

Londër - Princi britanik Uiliam sot deklaroi se dëshiron ta shohë "sa më shpejtë të jetë e mundur fundin e luftimeve në Rripin e Gazës". Ai foli për "çmimin e lartë njerëzorë në konfliktin në Bregun Perëndimor që kur Hamasi ka kryer sulmin terrorist", njoftoi Bi-Bi-Si. Uiliam tha se ka "nevojë urgjente për rritjen e ndihmës humanitare për Gazën", si dhe lirimin e pengjeve.  Ai njoftoi se do të merrte pjesë në një sërë takimesh dhe vizitash për të "njohur vuajtjet njerëzore" në konfliktet në Gazë, Izrael dhe Lindjen e Mesme.

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin ka avancuar një zyrtar të lartë të burgut disa ditë pas vdekjes së liderit kryesor të opozitës Aleksej Navalni, njoftoi DPA. Zëvendësshefi i Shërbimit Ndëshkues Federal (FSIN) Valeri Bojarinev u avancua në gradën e gjeneral-kolonel në Ministrinë e Punëve të Brendshme  Drejtori i Fondit për Luftë Kundër Korrupsionit, organizata e themeluar nga Navalni,  në Telegram ka shkruar  se Bojarinev ishte personalisht përgjegjës për torturimin eopozitarit në burg. 

Moskë - Është shpallur fletëarrest për vëllain e Aleksej Navalnit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve. Është bërë e ditur se ndaj Oleg Navalnit është hapur një procedurë e re penale dhe se autoritetet ruse janë në kërkim të tij. Në vitin 2021, Oleg u dënua me një vit burg me kusht për shkelje të kufizimeve për kovid. Ai u dënua sepse në janar të vitit 2021 u bëri thirrje rusëve në rrjetet sociale që të marrin pjesë në një tubim për Aleksejin.

Heraklion - Vendosja e planifikuar e një fregate gjermane në Detin e Kuq është një nga misionet më të rrezikshme detare gjermane në dekadat e fundit, deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris gjatë një vizite në një anije në ishullin Kreta, cituar nga DPA. "Vendosja e forcave, të cilat janë pjesë e një misioni detar të BE-së për mbrojtjen e anijeve transportuese na Huthët në Detin e Kuq, është  shenjë se Gjermania po merr përgjegjësi ndërkombëtare", tha Pistoriusi. 

Barcelonë - Një valixhe me material radioaktiv me "intensitet të ulët" u zbulua në aeroplanin e kompanisë "Suis Er" pas aterimit në Barcelonë, përderisa udhëtarët ishin në të. Aeroplani që fluturonte nga Cyrihu drejt Barcelonës sot në mëngjes ateroi në aeroportin "El Prat", në jugperëndim të kryeqytetit, lajmërojnë mediumet britanike.

Talin - Kryeministrja estoneze Kaja Kalas në platformën "Iks" publikoi se vendi me sukses ka parandaluar operacionin e forcave ruse të sigurisë në territorin e Estonisë. "E dimë se Kremlini synon të gjitha shoqëritë tona demokratike. Përgjigja jonë është të jemi të hapur dhe të zbulojmë metodat e tyre. Kjo është mënyra të hiqen aksionet e dëmshme dhe të përforcojmë", theksoi Kalas.

Rafah - Izraeli sot ka urdhëruar evakuim shtesë nga qyteti i Gazës. Armata izraelite ka urdhëruar evakuimin e vendbanimeve Zajtun dhe Turkoman në jug të qytetit, siç raportohet nga agjencitë e huaja, është një tregues se militantët palestinezë të Hamasit vazhdojnë të ofrojnë rezistencë të fortë në veri të Rripit të Gazës, megjithëse ka pasur garanci nga Tel Avivi në javët e fundit se ajo pjesë e territorit kryesisht është "pastruar". 

Torino - Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u bëri thirrje lojtarëve të vet ta ndryshojnë mentalitetin e tyre dhe ta rrisin fokusin duke pasur parasysh serinë prej katër ndeshjeve pa fitore të ekipit. Ai njëherit i paralajmëroi lojtarët e vet se akoma nuk është i sigurt plasmani i "bjankonerëve" për edicionin e ardhshëm të Ligës së kampionëve.

 

Остани поврзан