• вторник, 23 јули 2024
MIA FLESH

12:00 / 9 prill / 2024 

Shkup -  Zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Sallën Universale në Shkup. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se është djegur njëra nga kupolat e objektit dhe se zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen ta shuajnë zjarrin.

Shkup - Vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu paradite në Sallën Universale në Shkup. Nga Qendra për Menaxuim me Kriza  informuan se është djegur njëra nga kupolat e objektit dhe se zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është raportuar për një zjarr në ambient të hapur i cili po përhapet mbi objektin e Sallës Universale në bulevardin "Aradhat Partizane"  në Shkup.

Shkup - Zjarri në Sallën Universale është lokalizuar dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tij, informon drejtori për Menaxhim Me Kriza Stojançe Angellovi.  Brigada Zjarrfikëse e Shkupit punon për shuarjen e zjarrit. Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është raportuar për një zjarr në ambient të hapur i cili po përhapet mbi objektin e Sallës Universale në bulevardin "Aradhat Partizane"  në Shkup. 

Shkup - Mëngjesin e sotëm në moshën 50 vjeçare papritur ka ndërruar jetë Lindita Ahmeti, poete dhe studiuese nga Shkupi. Njoftimin për humbjen e saj e ka bërë të ditur babai i saj Xhabir Ahmeti në rrjetet sociale.  “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme, Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar Ahmeti.

Shkup – Mbrëmë ndërroi jetë punëtorja shkencore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, studiuesja dhe poetja e përmasave mbarëkombëtare, Mr. Lindita
Ahmeti. Është kjo një humbje shumë e madhe jo vetëm se për familjen, por edhe për Institutin tonë dhe gjithë komunitetit artistik dhe shkencor shqiptar.

Shkup - Dita e parë e Fitër Bajramit, 10 prilli (e mërkurë) është është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Nga Ministria, qytetarëve të besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua urojnë festën e Bajramit. 

Kumanovë - Është shuar zjarri mbi fshatin Vishticë të Likovës, kumtuan sot nga njësia e "Pyjeve Kombëtare" - Kumanovë. Zjarri ka rënë para disa ditëve dhe ka përfshirë vegjetacionin e ulët dhe pyjet e degraduara. Fillimisht është shuar nga pjesëtarët e Njësisë Territoriale Zjarrfikëse dhe Filialit të “Pyjeve Kombëtare”. Për shkak të terrenit të paarritshëm, zjarri sghuhej që disa ditë. Dje është shuar dhe sot nuk është aktiv, informuan nga Filiali i Kumanovës "Pyjet Kombëtare".

Athinë - Shtabi  i Përgjithshëm  i mbrojtjes kombëtare të Greqisë   ka realizuar trajnim për standardizimim dhe planifikim të mbrojtjes së NATO-s, mbi bazë të modelit grek për pjesëtarët e forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sofje - Bullgaria sot e fitoi qeverinë kalimtare në krye me kryeministrin Dimitar Glavçevin, ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë caktuar për më 9 qershor. Kuvendi popullor në një seancë të jashtëzakonshme e përuroi qeverinë e 10-të kalimtare në historinë e vendit dhe të gjashtën në katër vitet e fundit. 

Bruksel - Muaji i kaluar ishte "marsi më i ngrohtë" i regjistruar në nivel global, sipas matjeve të bëra nga sistemi i monitorimit satelitor Kopernik të Bashkimit Evropian. Është raportuar se temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe muajin e kaluar është matur 14.14 gradë. Thuhet se kjo matje është 0,73 gradë mbi mesataren e janarit 1991-2020 dhe 0,10 gradë mbi marsin e mëparshëm më të ngrohtë të regjistruar në vitin 2020.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron, presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi dhe mbreti i Jordanisë Abdullai i dytë ka bërë thirrje për armëpushim të përhershëm në Gazë dhe zgjidhje mes dy shteteve. "Përballë një numri të padurueshëm viktimash, ne shefat e shteteve të Egjiptit, Francës dhe Jordanisë, kërkojmë zbatimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të rezolutës 2728 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Kiev - Ukraina "maksimizon përpjekjet për të parandaluar planet ruse kundër Harkovit", tha presidenti i saj Volodimir Zelenski ndërsa ushtria ukrainase ka forcuar mbrojtjen e saj në qytetin e dytë më të madh të vendit, i cili besohet të jetë objektivi i ofensivës së ardhshme ruse. “Po punojmë me partnerët tanë për të forcuar mbrojtjen ajrore”, tha Zelenski në fjalimin e tij të përditshëm të hënën në mbrëmje

Pekin - Rusia dhe Kina do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit në kuadër të marrëdhënieve gjithnjë e më të fuqishme, deklaroi sot në Pekin shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov pas bisedimeve me homologun e tij kinez Vang Ji. "E falënderoj palën kineze për mbështetjen e tyre në luftën e Rusisë kundër terrorizmit", raportuan agjencitë ruse të lajmeve fjalët e Lavrovit. 

Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i KB-së ka vendosur që deri në fund të këtij muaji t'i përgjigjet kërkesës së autoriteteve palestineze për marrjen e statusit të anëtarit të plotfuqishëm  të organizatës botërore.  Për këtë çështje është biseduar në mbledhjen e djeshme.

Madrid - Ish-portieri i kombëtares spanjolle dhe i Real Madridit, Iker Kasilas, e cilëson Mançester Sitin si rivalin më të madh të "Klubit Mbretëror". Dy ekipet përballen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

Londër - Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe kompania amerikane e mediave sportive "Relevant" janë dakorduar t'i japin fund betejës ligjore për ndalimin e ligave dhe klubeve kryesore evropiane të futbollit për të luajtur ndeshje zyrtare në SHBA. Këtë e shkruan gazeta "Fajnenshëll tajms".

 

Остани поврзан