MIA Flesh
- - Qëndrimi i Koalicionit "VLEN" për interpelancën e parashtruar kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është se bëhet fjalë për shkaktimin e një tërmeti politik dhe për të testuar shumicën qeveritare. Sipas tyre, interpelanca për kryetarin e Kuvendit është eksperiment anti NATO. "Si në çdo eksperiment politik, ashtu në interpelacën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti. Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në public, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit. Levica është parashtrues i interpelancës, LSDM-ja e mbështet, ndërsa BDI-ja kërkon alibi për të hyrë hapur në këtë grup dhe për të kaluar nga roli i përkrahësit të heshtur në atë të koordinatorit politik", qëndron në kumtesën e "VLEN".
12:00/ 7 gusht/ 2024
Shkup - Qëndrimi i Koalicionit "VLEN" për interpelancën e parashtruar kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është se bëhet fjalë për shkaktimin e një tërmeti politik dhe për të testuar shumicën qeveritare. Sipas tyre, interpelanca për kryetarin e Kuvendit është eksperiment anti NATO. "Si në çdo eksperiment politik, ashtu në interpelacën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti. Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në public, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit. Levica është parashtrues i interpelancës, LSDM-ja e mbështet, ndërsa BDI-ja kërkon alibi për të hyrë hapur në këtë grup dhe për të kaluar nga roli i përkrahësit të heshtur në atë të koordinatorit politik", qëndron në kumtesën e "VLEN".
Shkup - Maqedonia e Veriut ka internet më të shpejtë në rajon, ndërsa është në mesin e vendeve më së miri të renditura edhe në Evropë, tregon hulumtimi i Cable.co.uk, të cilin e publikoi portali statistikor "Landgeist". Me shpejtësi të lidhjeve në internet nga 97,9 Mbps, Maqedonia është para Sllovenisë, 97,0 Mbps, Serbisë 60,5 Mbps, Kosovës 57,3 Mbps, Greqisë 53,9 Mbps, Malit të Zi 49,5 Mbps, Bosnje e Hercegovinës 44,0 Mbps dhe Bullgarisë 40,4 Mbps. Internet më të shpejtë në Evropë ka në ishullin Xhersi (264 Mbps) i cili gjendet mes Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn 246,8 Mbps dhe në Islandë 229,4 Mbps.
Shkup - Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në sipërfaqe të hapura në mbarë vendin. Nga ky numër, gjashtë janë aktive, nëntë janë nën kontroll, 26 janë shuar, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Nga zjarret aktive, i pari është në komunën Makedonski Brod, afër fshatit Tazhevë dhe Breznicë dhe afër "Jasen", I dyti është në territorin e komunave Demir Hisar dhe Ohër - Mali Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Ilino e vogël dhe Brezhan. i treti është në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Papadishte dhe Oreshë. I katërti është në rajonin e komunës së Petrovecit, afër fshatrave Gradmancë dhe Divle. Aktiv është edhe zjarri në komunën e Koçanit – vendi i quajtur “Panagjur”, afër vendpushimeve të Ponikvës. I fundit prej tyre është në komunën e Studeniçanit, afër fshatrave Draçevicë dhe Uji Kuq.
Shkup - Pa rrymë nesër do të mbesin disa pjesë të komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Aerodrom, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup. Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga kampi stërvitës Vardar dhe Ndërtesat banesore te kampi stërvitës Vardar në komunën Gazi Babë, prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga Taori, Studeniçani, Morana, Novo Sella, Gradovci, Gumaleva, Oreshani, Smesnica, Tisovica, Dejkovci, Dobrina, Pakosheva, NTH Zelenikovë - Jane Sandanski në komunën Zelenikovë, ndërsa në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 16:00, shfrytëzuesit e rrugës 2 fshati Lisiçe e Poshtme në Komunën Aerodrom.
Kumanovë - Është shuar zjarri në pyllin e dushkut në Mateç të Likovës, kumtuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë dhe nga dega e Kumanovës e "Pyjeve kombëtare". Zjarri në malin mbi fshatin Mateç ka shpërthyer në orët e pasdites. "Ekipi ynë prej pesë punëtorësh me një automjet zjarrfikës ka arritur të shuajë zjarrin që përfshiu një pyll dushku me kërcell të ulët në një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh. Me ndërhyrjen e shpejtë ekipi ka arritur të parandaloj përhapjen e zjarrit", deklaroi u.d drejtoresha e degës së Kumanovës, Katica Stankovska Ristovska.
Prishtinë - Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEKS) ka thënë se po monitoron nga afër situatën e sigurisë në veri, dhe se nëse është e nevojshme, do ta mbështesë policinë e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe paqes publike në rast trazirash. "EULEKS-i mbetet vigjilent dhe në përputhje me mekanizmin reagues të sigurisë me tre nivele të Kosovës, është i gatshëm të mbështesë Policinë e Kosovës nëse kërkohet dhe është e nevojshme për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile", thuhet në përgjigjen e EULEKS-it për RTV 21. Ai mision njoftoi se në përputhje me mandatin e tij, EULEKS-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën e sigurisë në Kosovë, transmetojnë mediat e Kosovës.
Prishtinë - Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) nga Prishtina dhe ish diplomati kosovar, Lulzim Peci, deklaroi se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës "në veri të vendit, janë duke e thelluar çarjen mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo ka para vetes një partner i cili është i paparashikueshëm”. Ai për Radio Evropa e Lirë (REL) vlerësoi se "Kosova po shkon drejt një përplasjeje të madhe me bashkësinë ndërkombëtare” dhe theksoi: “megjithatë Kosova nuk ka kapacitete që ta dëmtojë bashkësinë ndërkombëtare. Mund të dëmtojë vetëm veten”.
Bruksel - Bashkimi Evropian përsërit mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbetet i vendosur për zgjidhjen paqësore të konflikteve në vend, theksohet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Zhozep Borell me rastin e 16 vjetorit të fillimit të luftës ruso-gjeorgjiane më 7 gusht 2008. "E përsërisim dënimin tonë për praninë e vazhdueshme ushtarake ruse në rajonet e pushtuara separatiste Abhazija dhe Osetia e jugut, që është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve të Rusisë sipas marrëveshjes gjashtëpikëshe të 12 gushtit 2008", thekson Borell në deklaratën.
Bruksel – Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përdorimin e ekzekutimeve në përgjigje të mospajtimeve të brendshme dhe BE-ja u bën thirrje autoriteteve iraniane që menjëherë t'i japin fund praktikës së shqiptimit dhe ekzekutimit të dënimeve me vdekje ndaj protestuesve dhe të ndjekin një politikë konsistente. drejt shfuqizimit të plotë të tyre, thuhet në reagimin e Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) me rastin e ekzekutimit të djeshëm të iranianit, Golamreza Resai, i cili u dënua me vdekje për lidhjen e tij me protestat në Iran në vitin 2022. "BE-ja përsërit kundërshtimin e saj të vendosur dhe parimor ndaj përdorimit të dënimit me vdekje në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat. Dënimi me vdekje është një dënim mizor dhe çnjerëzor, i cili nuk kontribuon në parandalimin e krimit dhe përbën një mohim të papranueshëm të dinjitetit dhe integritetit njerëzor. Është një dënim që i bën të pakthyeshme gabimet e mundshme të drejtësisë", shtohet në reagimin.
Moskë – Autoriteti palestinez është i gatshëm për negociata me Izraelin për statusin përfundimtar në kuadër të konferencës së paqes, deklaroi presidenti palestinez Mahmud Abas. “Shteti i Palestinës formuloi një vizion politik dhe përgatiti ‘udhëzimet’, të miratuara nga grupi i gjashtë shteteve arabe dhe të paraqitura për shqyrtim në SHBA, Bashkimin Evropian dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në thelb të saj qëndron një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse që parashikon fundin e pranisë izraelite në Rripin e Gazës”, tha Abas.
Uashington - Izraeli menjëherë pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Hania, e informoi SHBA-në se qëndron pas vrasjes, shkruan Uashington post, duke cituar burime të njoftuara me procesin në Shtëpinë e Bardhë. Sipas gazetës, përfaqësuesit e administratës së presidentit Xho Bajden ishin të zemëruar për shkak të vendimit për likuidimin e Hanias, të shqetësuar se kjo mund tu japë fund bisedimeve të kujdesshme disamuajshe për armëpushim në Gazë.
Los Anxhelos - Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmë pjesë të Kalifornisë jugore, pa raportime për viktima apo dëme materiale. instituti gjeologjik amerikan kumtoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Metler, një zonë në qarkun Kern, rreth 137 kilometra nga qendra e Los Anxhelosit. Autoritetet në Los Anxhelos dhe zona e tjera të prekura po kontrollojnë nëse janë shkaktuar dëme materiale.
Uashington - SHBA-ja e ka paralajmëruar Turqinë se do të ketë "pasoja" nëse vendi nuk ndalon eksportet në Rusi të pajisjeve ushtarake amerikane që janë jetike për makinën luftarake të Moskës, deklaroi për "Fajnenshëll tajms" një përfaqësues i lartë i Ministrisë amerikane të tregtisë. Së fundmi, ndihmës sekretari i Ministrisë amerikane të tregtisë, Metju Akselrod, u takua me autoritetet turke në Ankara dhe Stamboll. Mesazhi i tij ishte se Turqia duhet të bëjë më shumë për të ndaluar tregtinë me çika dhe produkte të tjera nga SHBA-ja që janë kyçe për luftën e Rusisë në Ukrainë.