MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nesër dhe pasnesër do të presë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë Gordan Gërliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç inforojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, të dy ministrat do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe sektorial, si dhe për integrimin evropian të vendit dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojës së Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
12:00/ 25 shkurt/ 2026
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nesër dhe pasnesër do të presë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë Gordan Gërliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç inforojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, të dy ministrat do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe sektorial, si dhe për integrimin evropian të vendit dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojës së Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shkup - Janë hapur 22 linja të reja ajrore që e lidhin Maqedoninë me të gjithë Evropën, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë një hartë me linjat ajrore të reja të vendosura drejt Evropës nga dy aeroportet vendase nga viti 2024 deri në vitin 2026. Nikolloski, në një postim në Fejsbuk, thekson se fuqishëm po zhvillohet trafiku ajror në shtet.
Shkup - Avokatja Ivana Koceveska, mbrojtëse e pronarit të "Puls", Dejan Jovanov, në seancën e sotme kërkoi nga gjykata të marrë vendim për transferimin e Jovanovit në burgun e Idrizovës, pasi stafi i burgut në Kumanovë, sipas saj, po sillet në mënyrë "degraduese, çnjerëzore dhe poshtëruese ndaj të pandehurit". Kërkesa e saj kishte të bënte gjithashtu me faktin se salla e gjyqit, ku po zhvillohet procesi, ndodhet afër burgut, si dhe për shkak të gjendjes shëndetësore të tij dhe nevojës për ndërhyrje mjekësore.
Shkup - Gjykata Kushtetuese do ta mbajë sot seancën e saj të 5-të, në rend dite të së cilës janë shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe pesë projekt-vendime për procedura tashmë të filluara. Gjyqtarët do të diskutojnë disa iniciativa që lidhen me ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, të cilat kufizojnë rritjen dhe përshtatjen e pensioneve për përfituesit të cilëve u paguhet pensioni në vend.
Paris - Kryeministri francez Sebastian Lekornu mbrëmë deklaroi se 294 komuna do të njihen si zona të katastrofës natyrore pas përmbytjeve që e përfshinë Francën perëndimore në dy javët e fundit. Dekreti për njohjen e katastrofës natyrore do të publikohet nesër. Qeveria do të mbetet plotësisht e mobilizuar me kryetarët e komunave dhe banorët e prekur nga përmbytjet", tha Lekornu mbrëmë, sipas "Figaro"-s. Sipas të dhënave që Lekornu postoi në mediat sociale, shumica e komunave janë në departamentet e Lot-e-Garon, Men-e-Loar dhe Zhirond.
Rio de Zhanejro - Të paktën 22 persona humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm në Brazilin juglindor. Qyteti Huiz de Fora dje shpalli gjendje të jashtëzakonsdhme, e ndërpreu mësimin në të gjitha shkollat e komunës dhe filloi hetim për të paktën 45 persona të zhdukur. Sipas shifrave përfundimtare, të paktën 16 persona humbën jetën vetëm këtu.
Uashington - Miliona njerëz në verilindje të SHBA-së dje janë përballur me pasojat e një stuhie të madhe dëbore që shkaktoi ndërprerje të trafikut, anuloi fluturime dhe la qindra mijëra pa energji elektrike, ndërsa parashikimet parashikojnë një stuhi të re dëbore që mund ta godasë përsëri rajonin, por pritet të jetë më e dobët se ajo e mëparshmja. Sipas raportimeve, në disa zona kanë rënë më shumë se 60 centimetra dëborë, ndërsa shteti amerikan Rod Ajlënd regjistroi më shumë se 90 centimetra, gjë që tejkaloi rekordet e vendosura nga stuhia historike në vitin 1978.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp është mburrur në fillim të fjalimit të tij për gjendjen e Kombit. "Kombi ynë është sërish më i madh, më i mirë, më i pasur dhe më i fortë se kurrë më parë", u tha Tramp të dyja dhomave të Kongresit në Uashington. "Kjo është epoka e artë e Amerikës", tha ai, duke iu referuar arritjeve të administratës së tij që nga marrja e detyrës në janar 2025.
Teheran - Forcat e sigurisë iraniane dhe policët civil u përpoqën mbrëmë të marrin kontrollin mbi universitetet në Iran për të shtypur protestat studentore, të cilat po zhvillohen në ditën e katërt kundër liderit suprem, ajatollahut Ali Hamnei, ndërsa në Gjenevë po përgatitet një raund i ri bisedimesh për programin bërthamor të Iranit.
Nju-Jork - Katër vjet pasi Rusia e filloi pushtimin ndaj Ukrainës, lufta mbetet një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive dhe vit pas viti jemi dëshmitarë të pasojave nga shkelja e dukshme e të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh. Guteresh në Seancën e Këshillit të Sigurimit tha se, edhe krahas përpjekjeve të papara diplomatike, viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për civilët ukrainas dhe citoi se nga fillimi i luftës janë vravë më shumë se 15.000 civilë, ndërsa më shumë se 41 janë plagosur.
Berklin, Kaliforni - Katër persona janë vrarë në një sulm me thikë në shtetin perëndimor Uashington, sipas autoriteteve amerikane. Zyra e sherifit të qarkut Pirs njoftoi se dje herët mori raportime "se një burrë po qëllonte me thikë njerëz" jashtë një shtëpie pranë Gig Harbor, në jugperëndim të Sietël. "Pati katër viktima, përfshirë të dyshuarin 32-vjeçar mashkull, dhe një viktimë e pestë u transportua menjëherë nga Departamenti i zjarrfikësve të Gig Harbor dhe më vonë vdiq nga plagët e marra", bëri të ditur zyra e sherifit përmes një komunikate.