9:00/ 16 mars/ 2026
Shkup – Me një minutë heshtje, saktë në orën 2 e 32 minuta, momentin i cili e ndryshoi përgjithmonë Koçanin, u bënë homazhe për ata që ndërruan jetë në mënyrë tragjike në zjarrin në diskotekën “Puls”. “Le të qëndrojmë së bashku në heshtje për 63 engjëjt tanë. Në orën 02:32, në momentin që ndryshoi Koçanin përgjithmonë, do të bëjmë homazhe me një minutë heshtje. Le të dëshmojë drita se nuk harrojmë. Le të flasë heshtja për dashurinë që mbetet”, theksuan nga shoqata qytetare ‘16 Mars 2025’”, e cila organizoi tubimin para diskotekës ku një vit më parë në zjarr humbën jetën 63 persona dhe rreth 200 u plagosën. Para diskotekës ishin vendosur zemra me emrat e të vdekurve.
Shkup – Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të lehta lokale të shiut. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 18 gradë. Në Shkup, paradite mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë. Të martën dhe të mërkurën paradite do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të vëllimshme. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura e ditës do të ketë tendencë të rënies.
Shkup- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtoi Ndërrmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, ndërsa në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu. NP "Rrugët e Maqedonisë" rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacion, si dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Bruksel – Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian sot do të bisedojnë për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe për efektet nga përhapja e luftërave. Pritet që ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrija Sibiha tu bashkëngjitet homologëve të tij nga BE-ja përmes një video-lidhje për brifing për nevojat më urgjente të vendit të tij në mbrojtjen e saj nga Rusia. Mbështetja e BE-së për Kievin pësoi mossukses muajin e kaluar kur 27 vendet – anëtare të bllokut nuk arritën njëzëri të merren vesh për masa të reja për ndihmë në kohë për katër vjetorin e pushtimit nga Rusia.
Bruksel – Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian duhet t’i shqyrtojnë pasojat nga konflikti në Lindjen e Mesme përderisa konsumatorët dhe bizneset në bllok përballen me çmimet të larta të energjisë, transmetoi DPA. Vetëm në 10 ditët e para të luftës, çmimet e gazit në BE u rritën për 50 për qind, ndërsa çmimet e naftës për 27 për qind, sipas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, duke shkaktuar shpenzime shtesë për import të karburanteve fosile në vlerë prej 3 miliardë euro (3,5 miliardë dollarë). Pasi pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022 shkaktoi rritje të shpejtë të çmimeve të energjisë, lufta në të cilën u përfshinë Irani, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shënon goditjen e dytë të madhe gjeopolitike gjatë viteve të fundit që i rrit shpenzimet për energji në BE.
Londër- Kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti amerikan, Donald Tramp, diskutuan mbrëmë zhvillimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe për luftën kundër Iranit. Siç transmeton gazeta britanike "Skaj njuz", dy liderët kanë diskutuar për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, me qëllim që të anulohet bllokimi në transportin detar botëror, që, siç potencohet në detajet nga biseda "ka rezultuar me rritje të shepnzimeve në të gjithë botën". "Kryeministri gjithashtu shprehu ngushëllime për ushtarët amerikanë të ciët humbën jetën gjatë konfliktit. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se do të qëndrojnë në kontakt”, theksohet në kumtesën e "Dauning strit 10".
Kiev- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka dashur kurrë t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe njëkohësisht bëri thirrje për rritje të presionit ndaj Moskës. “Putini nuk donte kurrë ta ndalte luftën. Ai kishte frikë nga lëvizjet e Presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe presionit nga Amerika. Kjo është arsyeja pse e luajti këtë lojë, duke kërkuar gjoja negociata”, deklaroi Zelenski në një intervistë për "Si-En-En" Sipas fjalëve të tij, është e nevojshme SHBA-ja të ushtrojnë presion të konsiderueshëm mbi Putinin, përndryshe, siç tha, presidenti rus nuk do të vijë në negociata. “Ai thjesht po na jep ultimatume - të tërhiqemi nga territori ynë. Por ai nuk do të ndalet me kaq. Jo, jo, kjo nuk është e mjaftueshme për të”, vlerësoi Zelenski.
Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, sot deklaroi se Irani është ushtarakisht joefektiv dhe i dobët, por "i mirë" në përhapjen e informacioneve të rremë. "Irani njihet prej kohësh si mjeshtër i manipulimit të medias dhe marrëdhënieve me publikun. Ushtarakisht ata janë joefektivë dhe të dobët, por janë vërtet të mirë në "ushqyerjen" me informacione të rremë mediat që jetojnë nga lajmet e rreme. Tani inteligjenca artificiale është bërë një tjetër armë dezinformimi që Irani po e përdor me mjaft sukses, duke pasur parasysh se ata po shkatërrohen çdo ditë", thotë Tramp në një postim të publikuar në rrjetin social "Truth Social". Presidenti amerikan e akuzoi Teheranin se po shfaqte "anije kamikaze" të rreme që hapnin zjarr ndaj anijeve të ndryshme në det, të cilat ai tha se "duken të bukura, të fuqishme dhe të egra", ndërsa theksoi se këto anije nuk ekzistojnë fare dhe se të gjitha këto janë informacione të rreme për të treguar se sa "e fortë" është ushtria tashmë e mundur iraniane.
Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp sugjeroi se NATO mund të ketë një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit e cila është jetike për transportin global të naftës, raportoi "Fajnenshëll tajms". "Është plotësisht e përshtatshme që njerëzit që përdorin ngushticën të ndihmojnë në sigurimin që atje asgjë e keqe të mos ndodhë”, citoi FT Trampin në një telefonatë tetëminutëshe. “Nëse nuk ka përgjigje ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, i tha Trampi FT-së, duke theksuar se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa dhe Kina janë shumë të varura nga nafta e Gjirit.
Uashington – Nafta e papërpunuar Brent sot arriti çmimin për afro 105 dollarë për fuqi, që është rritje prej më shumë se 40 për qind që nga fillimi i luftës në Iran. Çmimi i një fuqie Brent, i cili njihet si standard ndërkombëtar, u rrit për 1,6 për qind dhe sot është 104,73 dollarë, transmetojnë agjencitë botërore. Nafta e papërpunuar referente amerikane u rrit për një për qind në 99,68 dollarë për fuqi, që përfaqëson rritje prej afro 50 për qind nga fillimi i luftës. Të premten, humbjet në Uollstrit u thelluan, sepse lufta përsëri i ngriti çmimet mbi 100 dollarë për fuqi, duke e rritur presionin inflacionist mbi ekonominë globale.
Barcelonë- Zhoan Laporta ka fituar përsëri zgjedhjet për president të KF Barcelonës, bëri të ditur Pres shërbimi i ekipit katalunas. Votimi u mbajt më 15 mars. Rezultatet përfundimtare u shpallën mbrëmë. Laporta mori 68.18 për qind të votave (32.934), duke mposhtur lehtësisht rivalin e tij të vetëm, Viktor Font i cili mori 29.78 për qind (14.385). 63-vjeçari Laporta është president i KF Barcelonës që nga viti 2021. Ai më parë e drejtoi klubin nga viti 2003 deri në vitin 2010. Gjatë kësaj periudhe, ekipi fitoi gjashtë kampionate në Spanjë, tre tituj të Kupës së mbretit, dy Liga të kampionëve, një Superkupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për klube të FIFA-s.