12:00/6 prill/2026
Shkup - Duke filluar nga ora 12:30 e ditës së sotme, në Shkup do të mbahet marsh protestues si shprehje pakënaqësie për shkak të moszbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Provimin e Jurisprudencës të Shkallës së Parë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Ata thonë se protesta do të fillojë nga sheshi "Kryengritja e Karposhit", përtej Urës së Gurit dhe do të përfundojë para Ministrisë së Drejtësisë. Do të ketë regjim të veçantë trafiku përgjatë kësaj rruge.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton qytetarët se nga 10 prilli fillon implementimi i plotë i sistemit për hyrje në BE (EES – Entry/Exit System), me çka në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian vendoset mënyrë e re e digjitalizuar e evidencës dhe kontrollit për shtetasit që udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër, ndërkaq janë nga shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.
Shkup - Si përgjigje e jostabilitetit vijues ndërkombëar të çmimeve, OKTA deri më 30 prill të vitit 2026 e vazhdon zbritjen që e ofron gjatë shitjes së dizelit dhe benzinës drejt tregtarëve të shitjes me pakicë dhe shumicë. Lirimi i dizelit arrin 3 denarë për litër, ndërsa zbritje për benzinës të 95 dhe 98 oktanë, mbetet 2 denarë për litër, informojnë nga kompania. Siç theksojnë nisma është vullnetare, duke u mundësuar tregtarëve që ta transmetojnë përfitimin drejt konsumatorëve përfundimtarë.
Shkup - Më ftohtë me temperaturë deri në -1 gradë Celsius në mëngjes është në Berovë, 0 gradë është matur në Lazaropole, 1 në Hanet e Mavrovës, 2 në Manastir, nga 3 në Shkup Petrovec, Kriva Pallankë, Tetovë, Ohër, Pretor, Prilep, Demir Kapi, Strumicë dhe Kodrën e Diellit, 4 në Shtip dhe Veles, 5 në Gjevgjeli dhe Krushevë, 6 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Kavadar, ndërsa më ngrohtë është në Vinicë ku është regjistruar temperaturë prej 7 gradë. Shtresë më të lartë të dëborës prej 62 centimetra në orën 08:00 të mëngjesit ka në Kodrën e Diellit.
Paris - Edhe krahas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Tramp, çelësi për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme është në duart e Teheranit, deklaroi sot Tieri Breton, ish-komisioner Evropian për Tregun e Brendshëm për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024, në administratën e parë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Breton tha se zhbllokimi dhe hapja e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe detare për rrjedhën globale të gazit dhe naftës, varet vetëm nga vullneti i qeverisë iraniane, raporton BFM TV.
Segedin - Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili këtë mëngjes e viziton fillimin e pjesës hungareze të gazpërpçuesit "Rrjedha turke" në Kishkundoroshma, në rajonin Segedin, deklaroi se situata është jashtëzakonisht serioze dhe tani për tani furnizimi me gaz i Hungarisë nuk është i rrezikuar, por se duhet të jenë shumë të kujdesshëm.
Tel Aviv - Irani përsëri përdori municion thërmues gjatë sulmeve të fundit me raketa që u kryen herët në mëngjes ndaj objekteve në zonën e populluar të Tel Avivit, shkruajnë mediat izraelite. Sipas informacioneve të tyre, janë kryer mbi 20 sulme në rrethinat e qytetit. Disa persona u plagosën, përfshirë një grua me lëndime të rënda trupore. Në sulm u godit edhe një shkollë në qytet.
Tel Aviv - Mediat izraelite raportuan sot se Irani përdori përsëri municione thërrmuese në një sulm të ri me raketa në zonën e Tel Avivit herët këtë mëngjes, raporton DPA. Kishte rreth 20 vende të sulmuara në afërsi të Tel Avivit, raportoi ynet. Disa persona u plagosën, përfshirë një grua që pësoi lëndime të rënda, tha shërbimi i urgjencës "Magen Dejvid Adom". Një shkollë në Tel Aviv gjithashtu u godit.
Bejrut - Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ka paralajmëruar se pjesëtarët e saj mund të reagojnë ndaj konfliktit të armatosur që vazhdon midis forcave izraelite dhe lëvizjes Hezbollah në Libanin jugor. Në komunikatë thuhet se ekziston shqetësim serioz në Mision për shkak të sulmeve të kryera nga të dyja palët në afërsi të pozicioneve paqeruajtëse të cilat, siç thuhet, "mund të çojnë në një përgjigje të armatosur".
Islamabad - Irani dhe SHBA morën plan për ndërprerje të armiqësive që mund të hyjë në fuqi sot dhe sërish ta hapë Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Rojters, duke iu referuar një burimi anonim të njoftuar me propozimin. Sipas burimeve, Pakistani e ka përgatitur kornizën për ndërprerje të armiqësive dhe mbrëmë e dorëzoi tek Irani dhe SHBA, ndërsa në të theksohet qasja me dy faza me ndërprerje momentale të zjarrit pastaj do të vijojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Teheran - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 janë plagosur në sulmet amerikano-izraelite në afërsi të Teheranit, publikoi sot Agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Caqet e sulmeve kanë qenë qarqet Shahrijar dhe Baharesta, me ç'rast plotësisht janë shkatërruar dy ndërtesa trekatëshe.
Teheran - Korpusi i Gardës revolucionare iraniane (IRGC) kumtoi se në mëngjes është vrarë gjeneral-majori Maxhid Hadem, pa dhënë detaje. Hadem ishte shef i inteligjencës së IRGC-së. Paraprakisht, ministri izraelit i mbrojtjes, Izrael Kac, tha se është informuar që armata izraelite e ka eliminuar Hademin. Sipas Kac, ai është përgjegjës i drejtpërdrejtë për sulmet vdekjeprurëse me raketa ndaj civilëve izraelit.
Kejp Kanaveral - Katër astronautët e misionit "Artemis 2" kanë mbërritur në sferën e ndikimit gravitacional të Hënës, që është pika në të cilën graviteti i Hënës ka një efekt më të fortë në anijen kozmike "Orion" sesa në Tokë, njoftoi sot NASA, transmeton DPA. Astronautët amerikan, Viktor Glover, Kristina Koh dhe Rid Vajzman dhe astronauti nga Kanada, Xhermi Hansen - janë njerëzit e parë që pas më shumë se 50 vitesh udhëtojnë në Hënë.
Londër - Mançester Siti do të luajë kundër Sautemptonit në gjysmëfinalen e FA Kupës, ndërsa Çellsi do të përballet me Lidsin. Ky është epilogu i shortit për gjysmëfinalen e FA Kupës të mbajtur mbrëmë. Dje Lidsi u kualifikua në gjysmëfinalen e turneut, duke eliminuar Uest Hemin në çerekfinale (2:2, penallti 4:2).