09:00/6 prill/2026
Shkup - Debat publik për propozim-ligjin për Këshillin e prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot në Kuvend, në organizim të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, i cili në seancën e 27 marsit e miratoi propozimin në lexim të parë. Ligjin e propozon Ministria e Drejtësisë, ndërsa Qeveria në seancën në shkurt e konfirmoi tekstin e propozuar të ligjit, me të cilin duhet të përforcohet pavarësia, llogaridhënia dhe transparenca e sistemit të prokurorisë publike.
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të 6 sallave kirurgjikale tërësisht të rikonstruktuara në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Është parashikuar që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.
Shkup - Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shënojë 75-vjetorin e formimit të saj me moton "Shtylla e qenies së Maqedonisë", me tre aktivitete. Në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë do të promovohet pullë postare, në Portën Maqedonia do të organizohet takim me përfaqësues të 14 arkivave dhe Asociacioneve arkivore nga rajoni dhe Evropa, ndërsa në mbrëmje do të mbahet Akademi solemne për përvjetorin në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë nën patronazhin e kryeministrit Hristijan Mickoski.
Shkup - Pa energji elektrike në periudha të caktuara të ditës për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes, sot do të jenë konsumatorët në disa rrugë në komunat e Ilindenit, Çuçer Sandevës, Butelit dhe Karposhit. Nga EVN Maqedoni SHA njoftojnë se për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, konsumatorët në rrugën "Kadino sello" në Ilinden do të jenë pa rrymë nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri 25 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.
Moskë - Armata ruse njoftoi se në peirudhë prej tre orëve forcat e saj për mbrojtje kundërajrore kanë rrëzuar gjithej 148 fluturake ukrainase pa pilot, ndërsa në pjesë të zonave të prekura po punohet në rindërtimin e furnizimit me energji elektrike. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët janë kapur mbrëmë me sorës 20 dhe 23.
Gaza - Krahu i armatosur i Hamasit mbrëmë njoftoi se diskutimet për çarmatimin e grupit para se Izraelit tërësisht ta zbatojë fazën e parë të armëpushimit në Gaza, të arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së, janë përpjekje të vazhdohet me atë që e quan gjenocid ndaj popullit palestinez. Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Ubaid, në një deklaratë për televizionin lokal tha se ngritja e çështjes për çarmatim nuk do të pranohet.
Teheran - Irani i është përgjigjur ultimatumit të presidentiut amerikan Donald Tramp me publikimin e kërcënimeve të reja për Ngushticën e Hormuzit, që është arterie vitale për dërgesat botërore të naftës dhe gazit, njofton DPA. "Ngushtica e Omruzit do të hapet sërish vetëm kur, sipas regjimit të ri të juridik, dëmet nga lufta e imponuar do të kompensohen plotësisht nga një pjesë e të ardhurave nga tarifat e transportit detar për transit përmes vendkalimit", deklaori mbrëmë në Iks, Mehdi Tabatabaei, zyrtar për komunikime në zyrën e presidentit iranian.
Teheran - Të paktën pesë persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror në një ndërtese banimi në Iran, bënë të ditur autoritetet mëngjesin e sotëm, transmeton DPA. Gjatë sulmit të cilin autoritetet iraniane e përshkruan si një sulm të përbashkët SHBA-Izrael, është goditur qyteti qendror Kom, informon agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një zyrtar të lartë të sigurisë në provincë.
Teheran - Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamed Bager Galibaf, akuzoi presidentin amerikan Donald Tramp se "verbërisht i ndjek urdhrat" e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, duke paralajmëruar se i gjithë rajoni mund të përfshihet në një konflikt më të gjerë. Në një postim në rrjetet sociale Galibaf tha se, lëvizjet e pamatura të Uashingtonit e shtyjnë SHBA-në drejt një krize serioze, me pasoja potencialisht të rënda për rajonin.
Nju Jorl/Londër - Çmimet e naftës në bursat botërore u rritën në fillim të javës pasi presidenti amerikan Donald Trmap bëri kërcënime të reja për një mundësi të veprimit ushtarak kundër Iranit, gjë që rriti shqetësimet për ndërprerjen e furnizimit global. Çmimi i naftës "Brent" për dërgesë në qershor e kaloi nivelin 111 dollarë për fuçi, që është rreth 40 dollarë më shumë në krahasim me periudhën para përshkallëzimit të konfliktit. Rritje të çmimit shënoi edhe nafta e lehtë amerikane.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë supozohet se e shtyu ultimatumin e tij ndaj Iranit edhe për 24 orë, tani duke e vendosur "të martën në orën 20", sipas kohës lindore, që është 2:00 e mëngjesit të mërkurën sipas kohës mesdhetare evropiane, për një afat të ri përfundimtar. "E martë, ora 20 sipas kohës lindore", shënoi Trampi në platformën e tij Truth Social.
Uashington - SHBA-ja, Irani dhe një grup i ndërmjetësuesve rajonalë po diskutojnë për kushtet e një armëpushimi të mundshëm 45 ditor, i cili mund të çojë në një përfundim të përhershëm të luftës, raportoi mbrëmë Aksios, duke u referuar në katër burime amerikane, izraelite dhe rajonale të njohura me bisedimet. Rojters nuk mundi të konfirmonte lajmin, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Milano - Interi mbrëmë e ka mposhtur Romën me rezultatin 5:2 në shtëpi në një ndeshje të xhiros së 31-të të Serie A të italisë. Lautaro Martinez shënoi dy gola për vendasit (minutat e 1-rë dhe e 52-ta). Hakan Çalhanoglu (45 + 2), Markus Turam (minuta e 55-të) dhe Nikolo Barella (minuta e 63-të) shënuan nga një gol secili. Për mysafirët nga Roma shënuan Xhanluka Mançini (minuta e 40-të) dhe Lorenco Pelegrini (70-ti).