15:00/ 5 prill/ 2026
Shkup – Besimtarët e Kishës Katolike Romake sot e festojnë festën më të madhe të krishterë Ngjalljen e Krishtit – Pashkët. Tradicionalisht në shtet ceremonia qendrore u mbajt mbrëmë në Kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku u mbajt Liturgji e ringjalljes. Në liturgji morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Olivera Trajkovska, përfaqësues të bashkësive fetare, autoritetet civile dhe kori diplomatik dhe personalitete nga jeta publike dhe shoqërore. Liturgjia e Pashkëve filloi me bekimin e zjarrit përpara katedrales dhe sjelljen e qiriut të ngjalljes në katedrale.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u dërgoi mesazh urimi me rastin e Pashkëve të gjithë besimtarëve që festojnë ringjalljen e Krishtit sipas traditës katolike. "Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Në ditët kur përkujtohemi për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, solidaritetit dhe mirësisë, uroj sinqerisht që ditët e festave të jenë të mbushura me shëndet, paqe, gëzim dhe mirëqenie", shkruan Gashi në urim. Ai shtoi se festat e Pashkëve duhet të jenë nxitje për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, si vlera që bashkojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Pashkëve, i dërgoi mesazh urimi Kiro Stojanovskit, peshkopit të Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik, duke shprehur urime të sinqerta që ditët e festave t'i kalojnë me shëndet të mirë, gëzim, dashuri dhe lumturi. Ajo theksoi se për gati dy mijëvjeçarë, ringjallja e Krishtit, herë pas here, na ka ngulitur shpresën dhe besimin në mirësi, si shenjë e pathyeshme e natyrës njerëzore. Duke iu referuar sfidave aktuale, Siljanovska-Davkova theksoi se në këto kohë të vështira, kur re të errëta varen mbi njerëzimin dhe kur lufta mbjell frikë tek njerëzit, ajo beson se Pashkët, si festë mbi festat, do të sjellin paqe, spiritualitet dhe mençuri.
Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski u dërgoi urim të gjithë të krishterëve të cilët i festojnë Pashkët katolike sipas kalendarit gregorian në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë, duke theksuar se kjo festë është më e madhja dhe më e gëzueshmja në besimin e krishterë. “Pashkët janë festa e shpresës dhe e fitores së jetës mbi vdekjen. Lajmi i Ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht le t'ju mbushë zemrat me besim, paqe, dashuri dhe forcë të re. Kjo ditë e ndritshme le të sjellë shëndet, bekime dhe gëzim në secilën prej shtëpive dhe familjeve tuaja. Mesazhi i Pashkëve na bën thirrje të ngrihemi shpirtërisht dhe të kapërcejmë të gjitha përçarjet”, thekson Mickoski. Në këto kohë sfidash, siç thotë kryeministri “të gjithë ne jemi ftuar ta shtrijmë dorën, të qëndrojmë krah për krah dhe bashkërisht ta ndërtojmë shtëpinë tonë të vetme – Maqedoninë”.
Shkup- Të gjitha punimet në seksionin e parë të "Trenit të qytetit" nga Zelenikova deri në Qendrën Transportuese të Shkupit, me gjatësi 25 kilometra, do të përfundojnë sipas afatit deri në qershor të këtij viti. Testimi do të kryhet gjatë periudhës së verës, ndërsa duhet të vihet në funksion nga shtatori. Për dy seksionet e tjera do të shpallet një tender, që do të thotë se afati për përfundimin e plotë të projektit "Treni i qytetit" do të shkurtohet për të paktën një vit, përkatësisht se të tre linjat do të jenë funksionale në fund të vitit 2027. “Është kënaqësi të shohësh që projekti po ecën mirë. Dinamika është e mirë. Vitin e kaluar, kur e filluam këtë projekt, premtuam se linja e parë do të përfundonte deri në qershor dhe kjo do të arrihet. Dua të filloj ta mësoj publikun të përfundojmë projektet brenda afatit të caktuar dhe siç mund ta shihni, projektet që po fillon kjo Qeveri po përfundojnë brenda afatit të caktuar dhe po ecin me dinamikë të mirë, sepse para se të fillojmë projektet, kemi proces shumë serioz planifikimi se kur do të dalim në terren dhe do të fillojmë të punojmë për të realizuar vërtet atë që është premtuar”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë inspektimit të punimeve të ndërtimit.
Shkup– Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se bisedimet për zgjidhjen e problemit të transportuesve pas vendosjes së sistemit EES për hyrje në BE po ecin mirë dhe se deri më 30 shtator kur ai duhet të fillojë të zbatohet për transportuesit nga Maqedonia ka kohë që të përfundojnë të gjithë procedurat. “Bisedimet po ecin mirë. Pra, në pjesën e kamionëve dhe autobusëve, sistemi do të fillojë të zbatohet nga 30 shtatori. Pra, tashmë kemi marrë shtyrje. Kjo është periudhë e mjaftueshme për të përfunduar të gjitha procedurat. Ne po shkojmë për viza afatgjata. Zvicra tashmë i ka futur ato dhe ato tashmë po lëshohen. Në Kroaci, ligji është në Parlament. Presim që të miratohet brenda disa javësh. Në Rumani, ai ka hyrë në procedurë. Në Hungari, morëm premtim gjatë vizitës sonë të fundit se pasi të mbarojnë zgjedhjet dhe të formohet Parlamenti, ligji do të hyjë gjithashtu në procedurë”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të punimeve të ndërtimit të seksionit të parë të "Trenit të qytetit".
Shkup– Ulje të akcizave për 4 denarë për dizelin dhe benzinën pa plumb prej 95 dhe 98 oktanë për 2 denarë për litër, vendosi Qeveria sot në mbledhjen e jashtëzakonshme. Vendimin në konferencën për media e kumtoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se me këtë në mënyrë dramatike do të ulet çmimi i karburanteve dhe mbrohet standardi i qytetarëve. Në mbledhjen e jashtëzakonshme Qeveria vendosi që TVSH-ja për karburantet të vazhdojë të ulet prej 18 në 10 për qind deri në fund të gjendjes së krizës, e cila do të përfundojë më 20 prill. Mickoski theksoi se pa uljen e akcizës, një litër dizel do të ishte rreth 102 ose mbi 102 denarë, ndërsa benzina pa plumb prej 95 dhe 98 oktanë do të ishte më e shtrenjtë për 1,5 deri 2 denarë.
Shkup – Situata në këtë moment është e qëndrueshme, kemi strategji dhe qytetarët dhe biznesi nuk duhet të shqetësohen dhe të frikësohen sepse ka të siguruara sasi të naftës dhe derivateve dhe në këtë moment nuk ka nevojë për kufizime, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për media në të cilën bëri të ditur se me vendimin në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë sot janë ulur akcizat për dizelin dhe për benzinën pa plumb dhe po vazhdon ulja e TVSH-së prej 18 deri në 10 për qind për karburantet deri në fund të gjendjes së krizës. Mickoski theksoi se konsumi javën e kaluar ka arritur 2 milionë litra rekord për një ditë (rreth 75 për qind dizel dhe rreth 25 për qind benzinë pa plumb) dhe se, është i ashpër presioni në kufirin verior, perëndimor dhe jugor ku konsumi në disa pompa të benzinës është edhe trefishuar sepse qytetarë nga shtete të tjera vijnë që t’i mbushin rezervuarët.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot se Qeveria e Hristijan Mickoskit ka rrezikuar jetesën e fermerëve, duke theksuar se situata në sektorin bujqësor është alarmante. Gjatë vizitës së sotme në fshatin Krivollak në rajonin e Vardarit, Filipçe bisedoi me bujqit, vreshtarët dhe prodhuesit e drithërave, duke theksuar se rritja e çmimeve të naftës dhe mungesa e kujdesit nga ana e qeverisë po krijojnë probleme serioze për jetesën e familjeve bujqësore.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka lëshuar Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personave për veprën penale Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal. Të dyshuarit, siç njoftoi sot Prokuroria, bashkërisht kishin kryer transport të palejuar të rreth 65 kilogramë mariuhanë, ndërsa ishin zbuluar në pikëpagesën Stobi, në afërsi të Gradskos. “I dyshuari i parë, një banor 38-vjeçar i Shkupit, po transportonte drogën e paketuar në katër çanta të mëdha të zeza udhëtimi në një makinë me targa të Shkupit. I dyti, një banor 55-vjeçar i Kavadarit, vepronte si ‘pastrues’ ose pararendës në një automjet tjetër, i ngarkuar me paralajmërimin për kontrolle të mundshme”, thuhet në kumtesë.
Shkup – Deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë, i shoqëruar me erë mesatare veriperëndimore. Sipas parashikimeve të DPHM-së, era do të jetë më e shprehur të mërkurën, kur në disa momente do të kalojë në erë të fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësinë edhe mbi 70 kilometra në orë. Të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi afatshkurtër lokal në pjesët perëndimore. Të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, ndërsa në dy ditët e ardhshme i vranët me reshje lokale të shiut të cilat do të jenë më të dendura të shtunën.
Stamboll – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbrëmë u takua me një delegacion të grupit palestinez Hamas në pallatin Dollmabahçe në Stamboll, njoftoi Anadollia. Takimi u përqendrua në situatën momentale në Gazë, deklaroi shefi i drejtorisë për komunikime i presidencës turke, Burhanetin Duran, në deklaratë në platformën për media sociale En Soushëll. Nuk ishin dhënë detaje shtesë për bisedimet.
Vatikan– Papa Leo XIV dje ju bëri thirrje besimtarëve të mos heshtin për përmasat e konflikteve në botë, por të punojnë për paqe. Papa deri më tani haptas e kritikonte luftën në Iran, duke thënë se lufta, padrejtësia dhe izolimi krijuan mosbesim dhe frikë te njerëzit dhe i ndërprenë lidhjet mes tyre. “Të mos lejojmë të mbetemi të paralizuar”, tha papa amerikan në meshën në natën më të shenjtë në kalendarin katolik kur, sipas Biblës, Jezusi u ngjall nga të vdekurit. Në predikimin e tij drejtuar mijëra besimtarëve në bazilikën “Shën Pjetri”, papa u bëri thirrje katolikëve të ndjekin shembullin e shenjtorëve që luftuan për drejtësi, në mënyrë që "dhuratat e Pashkëve të harmonisë dhe paqes të rriten dhe të lulëzojnë kudo".
Gjenevë– Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot shprehu shqetësim në lidhje me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj impianteve të naftës në Iran pas sulmit në afërsi të centralit bërthamor Busher. Gebrejesus paralajmëroi në platformën “X” se sulmet e tilla mund të shkaktojnë katastrofë bërthamore me pasoja shëndetësore që do të “shkatërronin gjenerata”. "Me çdo ditë që ky konflikt përshkallëzohet, rreziqet dhe kërcënimet bëhen më të mëdha", tha Tedros.
Tel Aviv – Kuvajti ishte nën sulm të ri iranian, me çka dronë sulmuan objekte qeveritare dhe energjetike, njoftuan autoritetet sot herët në mëngjes. Një aeroplan iranian pa pilot goditi një ndërtesë e cila i takon Ministrisë së Financave, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm, njoftuan mediat shtetërore, duke iu referuar Ministrisë. Nuk ka raportime për të lënduar. Sipas Ministrisë së Energjetikës, dy elektrana dhe stacione për shkripëzim ishin dëmtuar rëndë nga dronë iranianë, duke shkaktuar defekt të dy gjeneratorëve të energjisë. Një aeroplan tjetër pa pilot goditi objekt të menaxhuar nga Korporata e Naftës në Kuvajt, njoftoi Ministria e Informatave, gjithashtu duke raportuar se nuk ka të lënduar.
Teheran – Forcat e armatosura iraniane e hodhën poshtë ultimatumin e ri të presidentit amerikan Donald Tramp. Trampi bëri thirrje për zhbllokim të Ngushticës së Hormuzit në afat prej 48 orëve ose i gjithë ferri do të bie mbi Iran. Por, forcat e armatosura iraniane thanë se kërcënimet e tilla janë budallallëqe. "Presidenti amerikan agresiv dhe luftarak, pasi pësoi humbje të njëpasnjëshme, ka filluar të kërcënojë infrastrukturën dhe mjetet e Iranit në mënyrë të pafuqishme, të paqëndrueshme, nervoze dhe të pamend", deklaroi gjenerali Ali Abdollahi, shef i Komandës së Forcave të Armatosura të Iranit, i cituar nga televizioni shtetëror iranian.
Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp publikoi një video në rrjetin e tij social Truth Social për të cilën thotë se tregon “sulm masiv në Teheran”. Ai shtoi se në sulm janë vrarë “shumë udhëheqës ushtarakë iranianë të cilët ishin udhëhequr keq dhe në mënyrë të papërgjegjshme”. Akuzat e Trampit vijnë në kohë të sulmeve intensive ndaj caqeve iraniane ushtarake dhe politike, në të cilat tashmë janë vrarë funksionarë të lartë, duke përfshirë edhe kreun e aparatit ushtarak dhe të sigurisë.
Uashington – Të paktën 15 persona janë lënduar, disa seriozisht, pasi një automobil u përplas me turmën në afërsi të një ngjarjeje publike në Iberinë e Re, në shtetin amerikan Luiziana, njoftuan përfaqësues të policisë. Policia shtetërore e Luizianës tha se arrestoi 57-vjeçarin Tod Landri dhe e akuzoi për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 18 akuza për shkelje nga pakujdesia e shkallës së parë dhe drejtim të pakujdesshëm pas incidentit. Ai akuzohet gjithashtu për posedim të një shisheje të hapur me alkool në automjetin e tij.