• недела, 21 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

9:00/ 21 shkurt/ 2024

Shkup - Madje 46,5 për qind e nxënësve ose kanë qenë viktima të kiber bullingut, ose kanë qenë dëshmitarë të së njejtës, ndërsa 70,7 për qind konsiderojnë se ndërgjegja në shoqëri dhe mjedisin e tyre në lidhje me sajber dhunën është e ulët dhe mesatare. Këto janë pjesë të të dhënave nga dokumenti për politika - Udhërrëfyes, i cili do të prezantohet në ngjarjen e sotme "Sajber siguri për të rinjtë: Avancimi i ndërgjegjës dhe dituritë e të rinjve dhe mësuesve kundër sajber dhunës" në organizim të Analitika think-tenk. Në ngjarje, sipas organizatorëve, do të drejtohen ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe zëvendësi i Misionit në Kanada, Dejvid Morgan.

Shkup -  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot do të vizitojë Komunën e Haraçinës. Në Haraçinë Xhaferi do të vizitojë kopshtin për fëmijë "Fatosat" dhe shkollën fillore "Abdyl Frashëri".

Shkup - Konferenca "Të gjithë në aksion për ballafaqim me dhunë bashkëmoshatare" do të mbahet sot në Qendrën memoriale të Holokaustit në Shkup. Konferenca është ngjarje përfundimtare "Të gjithë në aksion për shkolla të sigurta - të përkrahur nga mekanizmi për rezistencë qytetare (MGO), në kuadër të projektit "Përkrahja teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat civile në Republikën e Maqedodnisë së Veriut", që financohet nga BE-ja, e realizuar nga Shoqata e qytetarëve "Rubikon" nga Shkupi.

Shkup - Konferenca dhe debati përfundimtar në të cilin do të prezantohen rezultatet e projektit "Ekspertiza e papërdorur" do të mbahet sot me fillim në orën 14 në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në konferencën, në të cilën është paraparë të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe zëvendës shefi i misionit të ambasadës kanadeze, Dejvid Morgan, do të prezantohen studimet e përpunuara për ndërgjegjësim për kërcënimet hibride dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe për diplomacinë ushtarake të shtetit, si dhe gjetjet nga anketa e kryer dhe eksperimenti shoqërir me karakteristika të pranueshme dhe të njohura për politikanët.

Shkup - Ministria e Kulturës sot para Sallës Universale do ta publikojë fillimin e punëve ndërtimore në këtë objekt. Është paralajmëruar prani e ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska, kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, kryetarit të LSDM-së dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski, menaxhuesit të firmës kontraktore "Universal - Ballkan", Biljana Bllazhevskam projektuesit nga "Megaron inxhenering", Bujar Muça dhe inxhinieri mbikëqyrës nga EOS E.E., Lubin Makrovski.

Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajë Komisioni ligjvënës juridik. Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë për më shumë propozim-zgjidhje ligjore, siç janë Propozimi i ligjit për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare në sinxhirin e furnizimit me prodhime bujqësore dhe ushqimore, Propozimi i ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe sende të konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, Propozim ligji për Zyre për kthim të pronës, Propozim ligji për instrumente financare, si dhe Propozimi i ligjit për prospekte dhe obligime për transparencë për botuesit e letrave me vlerë.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë. Sipas njoftimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, ndërsa nga e diela do të ketë reshje lokale shiu. Të premten dhe gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu.

Bruksel- Në prag të dyvjetorit nga fillimi i agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, Komisoni Evropian paralajmëroi ndihmë shtesë humanitare prej 83 milionë euro për përkrahje të civilëve në Ukrainë dhe Moldavi, të goditur nga pasojat e luftës. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nga shuma e përgjithshme, 75 milionë euro janë dedikuar për projekte humanitare në Ukrainë, si sigurimi i vendosjes, uji i pastër, arsimi dhe mbrojtja shëndetësore, para së gjithash për personat, të cilët jetojnë në rajonet afër linjes së frontit. Tetë milionë euro tjera janë paraparë për projekte humanitare në Moldavi, të dedikuar për kategoritë më të prekura të qytetarëve, të cilët përfshijnë ndihmë në para dhe qasje deri te mbrojtja sociale dhe shëndetësore.

Bruksel - Bruto prodhimi vendor real në vitin 2022 shënon rritje në 231 nga 242 rajonet e BE-së ose në 95,45 për qind të tyre, tregojnë të dhënat e Agjencisë Statistikore Evropiane - Eurostat. Dy pozitat e para sipas rritjes së BPV-së në vitin 2022 i mbajnë rajonet në Portugali edhe atë Algarve me 17 për qind dhe Madeira me 14,2 për qind. Më tutje vijon rajoni i Irlandës Jugore me 13,5, Ishujt Baleare spanjolle me 12,5 dhe provinca belge Brabanti Valonas me 10,9 për qind rritje të BPV-së. Nga ana tjetër, rënie më të ulët të BPV-së shënojnë dy rajone në Bullgari - ai Juglindor me 3,1 dhe ai Veriperëndimor me 1,7 për qind. Pas tyre vijojnë Korzika franceze dhe rajoni i Hungarisë Veriore me ulje të BPV-së për 1,2 për qind. 

Pragë - Radio Evropa e Lirë njoftoi se është shpallur "organizatë e padëshirueshme" në Rusi.  "Ky tentim për të na zënë frymën, vetëm do ta bëjë Radion Evropa e Lirë/ Radion Liria që të punojë më shumë për t’i shërbyer popullit rus gazetari të lirë dhe të pavarur", ka thënë drejtori i organizatës mediatike Stiven Kapus. Radio Evropa e Lirë më parë nga Kremlini ishte shpallur "agjent i huaj", shenjë e cila u ndahet individëve, mediave dhe organizatave të cilat financohen nga jashtë.

Kiev - Rusia gjatë natës ka gjuajtur 19 fluturake pa pilot dhe gjashtë raketa drejt Ukrainës, ndërsa sistemet ukrainase për mbrojtje kundër ajrore shkatërruan 13 nga fluturaket pa pilot dhe një raketë, njoftoi aviacioni ukrainas. Disa nga dronet të cilët nuk ishin shkatërruar nuk arritën në caqet e tyre, njoftuan forcat ajrore në aplikacionin Telegram, pa theksuar më shumë hollësi. 13 fluturaket e shkatërruara pa pilot ishin rrëzuar mbi rajone të afërta me vijën e frontit. 

Bruksel - Bashkimi Evropian i bëri thirrje ushtruesit rus të detyrës në Bruksel që të përcjellë "indinjatën" e tij pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Aleksej Navallni në burg, kumtoi shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian (EEAS). Përveç BE-së, një numër vendesh evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Suedinë, Finlandën, Spanjën, Italinë, shtetet baltike dhe Kroacinë, kanë thirrur ambasadorë rusë ose zyrtarë në detyrë për diskutime në lidhje me rastin. "BE e përcjell zemërimin e saj për vdekjen e opozicionerit Navallni, për të cilën në fund janë përgjegjës presidenti (Vladimir) Putin dhe autoriteter ruse", thuhet në kumtesën e EEAS.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i paralajmëruan aleatët e tyre se Rusia mund të lanson ose një armë bërthamore të gjallë ose një mbushje të rreme në hapësirë që në fillim të këtij vitit, sipas burimeve të paemëruara të njohura me këtë çështje, ndërsa të cilët biseduan me Blumberg. SHBA-ja beson se Rusia po zhvillon një armë bërthamore anti-satelit hapësinore, detonacioni i të cilës mund të shkatërrojë gjithçka - nga komunikimet ushtarake deri te aplikacionet celulare për ndarjen e vozitjes, ngjashëm me Uber.

Brazili - Shefi i diplomacisë amerikane, Entoni Blinken arriti për vizitë të tij të parë në Brazil, disa ditë pasi presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva dha deklarata, në të cilat luftën në Rripin e Gazës e krahasoi me holokaustin. Silva e ka akuzuar Izraelin, i cili merr përkrahje ushtarake dhe diplomatike nga SHBA-ja, se ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, duke e krahasuar ofensivën izraelite me shfarosjen e hebrenjëve nga nazistët. Pas deklaratës, Silva është shpallur "persona non grata" nga ana e Izraelit.

Gaza - Izraeli ka vazhduar me bombardimet në Gaza, ndërsa Uashingtoni ka vendosur veto ndaj rezolutës së Këshillit të sigurisë të KB-së ku kërkohej armëushim në territorin palestinez. Forcat globale, të cilët përpiqen të gjejnë mënyrë për dalje nga kriza spirale deri më tani nuk kanë patur suskes, ndërsa përpjekjet për ndërmjetësim deri më tani kanë mundur të sigurojnë armëpushim. Agjencia për ushqim e KB-së dje ka njoftuar se duhet t'i ndalojë dërgesat tmerrësisht të nevojshme në veri të territorit pasi që atje u përball me "kaos të plotë dhe dhunë", vendim të cilin Hamasi e gjykoi.

Milano - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone komentoi humbjen e mbrëshme nga Interi. Ekipi spanjoll humbi në Milano me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë të 1/8 nga Liga e kampionëve. "Kemi luajtur shumë mirë. Ishim afër asaj ndaj së cilës synuam - ta pengojmë sulmin e mirë të Interit. Për këtë shkak, rivalët shfrytëzuan shumë momente kur e humbnim topin në tranzicion, pas çka ata krijuan mundësi. Ky është aspekti i pabesueshëm i futbollit. Mund të përgatisni shumë taktika, por në fund gjithçka është tek futbollistët. Dhe ata janë vetëm individë. Ka momete të mira dhe të këqija. Sot Interi e ka shfrytëzuar gabimin tonë", tha Simeone për pres shërbimin e UEFA-s.

 

Остани поврзан