9:00/25 shkurt 2026
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 89-të. Në rend dite të seancës janë propozimi për ndryshime të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Banim, propozim vendimet për publikimin e shpalljes publike për emërimin e anëtarit dhe kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale, propozim vendimi për publikimin e shpalljes publike për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat Publike, si dhe propozim vendimet për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Komunën e Prilepit si pjesë e nismës për informimin e opinionit, për afrimin e BE-së dhe procesin e integrimit të vendit në bashkësitë lokale.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Me dëgjimin e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë Publike në sallën e gjyqit në "Idrizovë" sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kërçovë, ku do të takohet me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve nga fusha e kulturës. Në kuadër të vizitës, ministri Ljutkov, së bashku me kryetarin e komunës Aleksandar Jovanovski në ambientet e Komunës së Kërçovës do të mbajnë konferencë për shtyp me rastin e zgjedhjes së Kërçovës si Qytet i Kulturës për vitin 2026.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet një panel diskutimi: "Nga incidentet deri te rreziqet sistemike: Ndikimet e jashtme si provë e qëndrueshmërisë mediatike" në të cilin do të prezantohet dokumenti i politikave publike "Ekosistemi mediatik dhe ndërhyrja nga jashtë dhe manipulimi me informacione".
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Punëtori për Këshillin Gjyqësor të RMV-së dedikuar për zbatimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurave për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve do të mbahet sot në Veles. Ky udhëzim u përgatit me ndihmë profesionale dhe mbështetje të ekspertëve nga Britania e Madhe dhe do të jetë një mjet për Këshillin Gjyqësor në procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Në Tetovë sot do të mbahet ngjarja dy-ditore Global Digital City 2026 kushtuar zhvillimit të sektorit BPO dhe ICT, aftësiveve digjitale, inovacionit dhe punësimit të të rinjve. "Ngjarja do të bashkojë institucione, liderë të industrisë, kompani ndërkombëtare, komunitetin akademik si dhe profesionistë të rinj nga rajoni", thonë organizatorët.
Uashington, 25 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në fjalimin e tij për gjendjen e Kombit tha se asnjëherë nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore. "Zgjedhja ime është të zgjidhet ky problem përmes displomacisë", tha Trampi para dy dhomave të Kongresit amerikan në Uashington. "Por, një gjë është e sigurt, asnjëherë nuk do të lejojmë që sponsori numër një i terorrit në botë, që ata janë pa dyshim, të ketë armë bërthamore".