• понеделник, 22 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 19 shkurt/ 2024

Shkup - Kryeministri Talat Xhaferi sot deklaroi se "ligjet janë miratuar dhe historia është mbyllur" duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rekomandimin e Këshillit të Evropës për revokimin e Ligjit për amnisti të vitit 2011 dhe procedimin e katër rasteve të Hagës.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në vargun e vizitave në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot vizitoi Ambasadën në Vjenë, me qëllim të inspektimit të situatës në terren dhe gjetjes së zgjidhjeve për rritjen e efikasitet në ofrimin e shërbimeve konsullore, njoftoi MPJ.

Shkup  - Prokurorët publikë Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, me vendim të prokurorit themelor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgohen në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shkup - Dhuna e bashkëmoshatarëve nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por të gjitha institucionet duhet të përfshihen në parandalimin e kësaj dukurie, deklaroi ministri Jeton Shaqiri dhe apeloi që të gjitha institucionet të përkushtohen ndaj këtij problemi sipas kompetencave të tyre dhe ndaj prindërve të bashkëpunojnë që të ketë sa më pak raste të bullizmit.

Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska paralajmëroi se do të parashtrojë padi penale për të gjithë ata të cilët paralajmëruan se do ta lënë Shkupin pa transport publik. "Nuk mundet dikush të dalë me datën 15 të muajit dhe të thotë nuk ka rroga, nuk do të ketë transport, ndërkaq që kryen veprimtari të intersit publik. Për atë do të përgjigjet penalisht ai i cili paralajmëroi se Shkupin do ta lë pa transport publik", tha Arsovska, në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp për Planin e ri të hollësishëm urbanistik në Komunën GJorçe Petrov.

Shkup -Një nga gjërat më të mira që doli nga fillimi i nismës për Ligjin për masat kufizuese është se do të shihet se sa të sinqertë janë ata që janë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe sa është ajo vetëm një floskulë. Dhe kjo i nxjerri në sipërfaqe të gjithë ata që janë të gatshëm edhe me çmimin e dinjitetit të tyre të mbrojnë kriminelët më shumë se interesin publik dhe interesin e të gjithë qytetarëve, thotë zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeveri

Shkup - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski sot theksoi se në procedurë janë përllogaritjet për rritje të pensioneve të marsit. "Po, janë në procedurë. Tashmë janë marrë informatat nga Enti për statistikë ku saktësisht sipas formulës duhet të përllogariten. Janë filluar dhe do të kihet në pajtim me ligjin sipas formulës do të përllogaritet ajo përqindje për pensionin e tyre minimal, për rritjen", tha Vellkovski gjatë vizitës së sotme në objektin e mëparshëm të IP për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve dhe të rinjve "Ranka Millanoviq".

Shkup - Propozim ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare në zinxhir në furnizim të produkteve bujqësore dhe ushqimore, në lexim të parë, është pranuar sot nga Komisioni kuvendor për çështje evropiane dhe i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme parlamentare. Në seancë është elaboruar se me propozim ligjin priten efekte pozitive dhe çmime të zvogëluara për konsumatorin e fundit   

Shkup - Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata rriten për një denarë për litër, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.  Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 80,50 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 77,50 denarë për litër.

Bruksel  - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot e paralajmëroi kandidaturën e saj për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të organit ekzekutiv të BE-së. "Duhet të mbrohemi nga ndarjet e brendshme dhe të jashtme. Jam e sigurt se kemi forcën për ta bërë këtë, dhe kjo është detyra që i kam vënë vetes", deklaroi Fon der Lajen në Berlin para anëtarëve të partisë së saj amë, Unioni kristiano-demokratik gjerman (CDU), duke paralajmëruar kandidaturën e saj.

Bruksel - Kryetarja e Komsionit Evropian, Usurla Fon der Lajen ka përshëndetur vendimin e sotëm për fillimin e operacionit "Aspid" të forcave detare të BE-së në Detin e Kuq.  "Evropa do të sigurojë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq duke punuar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë. Si përgjigje ndaj krizës, është një hap drejtë një pranie më të fuqishme evropiane për të mbrojtur interesat tona evropiane", theksoi Fon der Lajen në postimin në Iks.

Bruksel - Bashkëshortja e liderit opozitar rus Aleksej Navalni, Julija Navalni sot në Bruksel do të takohet me ministrat e punëve të jashtme të BE-së, tri ditë pas vdekjes së tij në një burg rus. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel në rrjetin social Iks dje publikoi se ministrat e BE-së do të dërgojnë porosi të fuqishme për mbëshetje të luftëtarëve rusë për liri dhe do ta nderojnë Navalnin. 

Berlin - Ministria gjermane e Punëve të Jashtme e thirri në bisedë ambasadorin rus për shkak të vdekjes së Aleksej Navalnit, liderit më të shquar opozitar rus, njoftoi zëdhënësi i ministrisë.  "Biseda me ambasadorin rus do të mbahet sot në Berlin", tha zëdhënësi në brifingun e rregullt me gazetarët. 

Pragë- Bujqit sot paradite mbërritën në Pragë me 500 traktorë dhe rreth 4.000 vetura të tjera me qëllim që ta bllokojnë qendrën duke vozitur ngadalë, duke kërkuar që Çekia të tërhiqet nga Marrëveshja e gjelbër e Bashkimit Evropian dhe duan të dëgjojnë nga Qeveria se si do t'i ndihmojë bujqve me çmimet e larta të karburanteve.

Pekin - Temperaturat e rrëzuan rekordin 64-të vjeçar  në rajonin perëndimor kinez Sinxhijang, duke rënë deri në minus 52,3 gradë Celsius për shkak të valës së të ftohtit, duke shkaktuar  ndërprerje në komunikacion pas festës së Vitit të Ri Lunar. Menjëherë para fillimit, stuhitë e dëborës dhe shiu i ngrirë bllokuan udhëtarët në transportin rrugor dhe hekurudhor.

Kabul - Të paktën 25 persona humbën jetën, ndërsa tetë u lënduan gjatë rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të borës në fshatin Nakre, pjesa verilindore e Afganistanit, kumtoi sot Ministria për Menaxhim me Katastrofat. Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh sepse nga 15 deri në 20 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar seriozisht.

Gazë - Të paktën 29.092 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Më shumë se 69.000 njerëz janë plagosur, transmeton Al Xhezira.

Остани поврзан