• среда, 18 март 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 25 shkurt/ 2026 

Shkup – Në sallën gjyqësore në “Idrizovë” sot vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilën më 16 mars të vitit 2025 humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 ishin lënduar. Dëshmuan anëtarë të bendit të DNK dhe mysafirë të mbijetuar, të cilët e përshkruanin panikun, rrëmujën dhe luftën për jetë natën e tragjedisë. Para gjykatës dëshmuan vokali shoqërues i grupit DNK, Ana Kostadinovska, muzikanti Goran Tonev, dhe dëshmitarët Roberto dhe Bojan, mysafirë në diskotekë. 

Shkup– Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 89-të plenare, e përcaktoi nevojën për  miratimin e pakos së ligjeve me të cilat bëhet nivelizimi i pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet që pagat e këtyre personave të ulen deri në 13.000 denarë. Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për deputetët, Ligjin për pagë dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, Ligjin për pagat e gjyqtarëve, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot vizitoi Laboratorin Qendror pranë Ministrisë, ku paralajmëroi zgjidhje sistematike dhe të koordinuar të të gjitha sfidave institucionale.Hoxha, siç informoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, theksoi se një Laborator Qendror modern dhe funksional përbën themelin e mbrojtjes efikase të mjedisit jetësor dhe garanci për të dhëna të sakta dhe në kohë, në interes të shëndetit publik. Qëllimi është të sigurohen kushte stabile pune dhe avancim afatgjatë i kapaciteteve.

Shkup - Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, realizoi takim me ambasadorin e Konfederatës zvicerane, Kristof Zomer. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i deritanishëm, reflektimi mbi aktivitetet, si dhe planet dhe prioritetet e Kuvendit për reforma.

Shkup- Nesër, Komuna e Çairit do të jetë ndalesa e parë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do ta presë Presidentin Begaj në ora 12:30 në objektin e komunës, ku do të zhvillohet një takim institucional i shoqëruar me fotografi zyrtare.

Prilep- Procesi i aderimit në BE është i definuar në marrëveshjet e Bashkimit Evropian. Nuk ekziston një gjë e tillë që do të parashikonte në ato marrëveshje se mund të parashikohet për çdo vend të suksesshëm që do t'i plotësojë kushtet për anëatrësim në BE të mos e ketë, për shembull, të drejtën e votës, ose, të mos e ketë të drejtën për veto. Për çdo ndryshim duhet të harmonizohen të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, deklaroi euroambasadori Mihails Rokas gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep.

Tetovë - Universiteti Shtetëror i Tetovës ishte nikoçir në një debat publik për propozim-ligjin e ri për arsim të lartë, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore. Nga Universiteti Shtetëror potencuan se profesorët e tyre nga të 13 fakultetet dorëzuan vërejtje dhe mendime mbi draft-ligjin përmes regjistrit të vetëm elektronik kombëtar të rregulloreve - ENER. 

Tiranë Shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Shqipërisë, gjeneral-nënkoloneli Arben Kingji, sot deklaroi se ka do të ketë rritje të forcave shqiptare në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. 

Paris – Edhe krahas fshehtësisë ushtarake për humbjet edhe të palës ukrainase edhe të asaj ruse dhe vështirësive në numërimin e viktimave në civilë, veçanërisht në zonat e okupuara, përpjekjet jashtë terrenit dhe krahasimit të të dhënave publike mundësojnë vlerësim të vëllimit kolosal në viktima në njerëz gjatë këtyre katër viteve luftë, njoftoi sot gazeta parisiene “Le Mond” në ueb faqen e saj. 

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, në takimin e djeshëm me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Kiev, bëri thirrje të përshpejtohet rinovimi i gazsjellësit "Druzhba", njoftoi sot zëdhënësja e KE-së në konferencë për shtyp në përgjigje të pyetjeve gazetareske.

Остани поврзан