• вторник, 23 јули 2024
MIA FLESH

09:00 / 16 prill / 2024

Shkup - Ambasada e parë për fëmijë "Megjashi" sot në konferencën për shtyp do t'i prezantojë gjetjet e raportit vjetor për punën e "Alo bushavko" - telefonit për fëmijë dhe të rinj. Siç informojnë nga “Megjashi”, ky raport jep një pasqyrë të raporteve për periudhën prej 01.01.2023 deri më 31.12.2023 për problemet që kanë të bëjnë me të drejtën për mbrojtje nga dhuna, të drejtën për arsim dhe të drejtën për qasje deri te institucionet tjera për të cilën janë drejtuar telefonuesit rreth të drejtave të fëmijës që janë kërcënuar apo shkelur (realizimi i të drejtës prindërore, dhënia e kujdestarisë, realizimi i të drejtës së alimentacionit, ndryshime në gjendjen mendore të fëmijëve gjatë periudhave të divorcit dhe komunikimit jo të mirë me prindërit e tyre), si dhe rolin e vullnetarëve në punën e linjës për fëmijë dhe të rinj.

Shkup -  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të diellit, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të ndjekura me paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 21 deri 28 gradë Celsius.

Shkup - Sot është e martë, 16 prill viti 2024, dita e 107-të e vitit. Deri në fund të vitit mbeten edhe 259 ditë. Dielli në Shkup lindë në orën 5 e 51 minuta, ndërsa perëndon në orën 19 e 16 minuta. Dita zgjatë 13 orë e 25 minuta. 

Dibër - Fronti Evropian mbrëmë aktivitetet parazgjedhore i përfundoi në komunën e Dibrës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e kësaj ane fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i BDI Ali Ahmeti, kandidati për president Bujar Osmani, bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë Ziadin Sela dhe kandidati për deputet, Musa Xhaferi.

Athinë - Në orën pesë të mëngjesit, gazetarët në Greqi në të gjitha mediat, të organizuar nga shoqatat dhe federatat e tyre, kanë nisur grevë 24 orëshe ku marrin pjesë në grevën e nesërme të Sindikatës së punonjësve të Sektorit privat, ndërsa Greqia sot do të jetë pa lajme dhe emisione informative, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zagreb - Heshtja parazgjedhore ka hyrë në fuqi në Kroaci pas mesnate në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen të mërkurën më 17 prill, ndërsa do të zgjasë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Në Kroaci do të jenë të hapura më shumë se 6.500 vendvotime për zgjedhjet e 11-ta parlamentare, ndërsa dita e parë e votimit është sot me 16 prill në përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë vendit, si njësi e veçantë zgjedhore.

Bruksel - Në Bruksel sot do të mbahet takim i zyrtarëve të lartë për sektorët e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për strukturën e dialogut të Unionit me vendet kandidate për anëtarësim nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që mbahet gjatë kohës së çdo presidence me BE-në.

Bruksel - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së pasdite do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm përmes një ldhje me video-konferencë kushtuar zhvillimit më të ri të ngjarjeve në Lindjen e Afërt pas sulmeve iraniane me drone dhe predhave ndaj Izarelit fundjavën e kaluar. Mbledhjen e jshtëzakonshme të Këshillit të punëve të jashtme të BE-së e paralajmëroi përfaqësuesi i Unionit për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell në publikimin në platformën Iks, duke porositur se qëllimi i bllokut është që të kontribuojë për deeskalimin e gjendjes dhe për siguri në rajon.

Strasburg - Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës sot në Strasburg do të debatojë për rekomandimin për pranim të Kosovës në anëtarësimin e kësaj organizate panevropiane. Para deputetëve do të gjendet propozim mendimi për kërkesën për anëtarësim të Kosovës, me të cilën rekomandohet hyrje e Kosovës në Këshillin e Evropës. Dokumenti, i përgatitur nga deputetja greke, Dora Bakojani, u miratua më 27 mars nga Komisioni për çështje politike dhe demokraci të APKE-së.

Kanbera - Policia e Australisë sot kumtoi se sulmi i djeshëm me thikë gjatë një rituali kishtar në afërsi të Sidnejt do të trajtohet si akt terrorist. Policia dje ka arrestuar një 15 vjeçar pasi në kishën në Vejkli, rreth 30 kilometra në perëndim të Sidnejt, ka goditur me thikë katër persona, mes tyre dhe peshkopin e kishës. Të lënduarit, mes të cilëve edhe sulmuesi kanë marrë lëndime të lehta.

Pekin - Presidenti kinez Si Xhinping sot deklaroi se marrëdhëniet të Kinës me Gjermaninë do të vazhdojnë fuqishëm të zhvillohen, derisa dy palët mes tyre respektohen dhe kërkojnë gjuhë të përbashkët edhe krahas diferencave që ekzistojnë. Si, në takim me kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili është për vizitë treditore në Kinë, tha se marrëdhëniet dypalëshe duhet të zhvillohen në çdo aspekt, nga perspektiva afatgjate dhe strategjiike.

Uashington - Gjykatësi në gjykimin për ryshfet kundër Donald Trampit ka shkarkuar dhjetëra juristë potencialë, të cilët kanë thënë se nuk munden në mënyrë të paasnhke të vendosiin nëse ish-presidenti amerikan është fajtor ose jo. Në ditën e parë të gjykimit historik kundër ish-presidentit, gjykatësi Huan Merçan i ka porositur qindra juristët potencialë se duhet t'i lënë anash të gjitha paragjykimet ose qëndrimet personale për të pandehurin ose rastin, duke përfshirë edhe "orientimin politik".

Uashington - Dhoma përfaqësuese e SHBA-së javën e ardhshme do të votojë ndaras për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin, kumtoi mbrëmë republikani Majk Xhonson, më shumë se dy muaj pasi Senati refuzoi masën që përfshin të dyja vendet. Mbrëmë vonë, pas takimit me përfaqësuesit republikanë në Dhomën e ulët të Kongresit, kryetari i Dhomës përfaqësuese tha se ky organ më pas do të shqyrtojë edhe ndihmën për Tajvanin dhe aleatët e SHBA-së në Azinë Lindore.

Uashington - Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lojd Ostin ka biseduar me kolegët e tij nga Lindja e Afërt dhe nga Evropa, duke shprehur përkrahjen e tij për Izraelin pas sulmeve nga Irani, por po ashtu e ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në rajon që të pengohet përshkallëzimi i konfliktit, kumtoi Pentagoni. Izraeli është nën presion të aleatëve të vet që të tregojë përmbajtje dhe të shmanget përshkallëzimi i konfliktit rajonal derisa mendon si t'i përgjigjet sulmit masiv iranian. Shefi i Shtatëmadhorisë së armatës izraelite deklaroi se vendi do t'i përgjigjet sulmit iranian.

Riad - Futbollisti i Al Nasër, Kristiano Ronaldo do të dënohet me dy ndeshje, shkruan "Asharq Al-Awsat". Sipas këtij mediumi, pasi portugezi 39-vjeçar u përjashtua nga loja në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite me Al-Hilall (1:2), Komisioni disiplinor i Federatës së futbollit vendosi për diskualifikimin e Ronaldos në dy ndeshje. Pas marrjes në pyetje të sulmuesit për incidentin, sulmuesi portigez deklaroi se nuk e ka merituar përjashtimin.

 

Остани поврзан