15:00 / 20 nëntor / 2024
Shkup - Vlera e shportës minimale sindikale për muajin nëntor 2024 është 62 021,00 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për mujain nëntor paraqet 77 396,00 denarë. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 e cila paraqet 61 249,00 është rritur për 772,00 denarë.
Shkup - Transportuesit privatë në qytetin e Shkupit "Jofi Bus", "Vestor Trans", "Rados Kompani" sot përmes një komunikate apelojnë tek autoritetet që menjëherë të bëhet një takim i zgjeruar për zgjidhjen e problemit me transportin publik urban. "Jemi dëshmitar të gjendjes me transportin publik urban në Qytetin e Shkupi e cila po përkeqësohet nga dita në ditë. I bëjmë edhe një herë një apel publik autoriteteve që të zhvillojnë menjëherë një mbledhje të zgjeruar për të zgjidhur problemin me transportin publik urban.Transportuesit privatë kanë 200 autobusë që nuk janë plotësisht të shfrytëzuar dhe me të cilët mund të plotësojmë mungesën e autobusëve të NQP-së.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëuar të kanadasë në Beograd, Mishel Kameron. Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadores Kameron, presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi kabineti i saj, në ceremoninë e pranimit të letrave kredenciale shfaqi shpresë se gjatë mandatit të ambasadores do të hapen mundësi të reja për zgjerim të bashkëpunimit dhe për thellim të miqësisë mes dy popujve dhe shfaqi pritje për prëforcim të lidhjeve mes dy shteteve.
Shkup - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të seancës së 505 e ndërroi rang listën e kandidatëve për zgjedhje të gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit Manastir, pas një ankese të parashtruar nga ana e gjykatësit Kirill Jovanovski nga Gjykata Themeloire Manastir. Siç është theksuar në se seancën e sotme, për shkak të një gabimi teknik në llogarinë gjatë numërimit të pikave të gjyqtarëve i janë shkurtuar pesë pikë, me çka në vend të 69,54 pika i janë regjistruar 54,54 pika.
Shkup - Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) gjatë zbatimit të mbikëqyrjes së rregullt më datën 18 të këtij muaji në Ohër, nga një objekt hotelerie kanë sekuestruar dhe asgjësuar ushqime të pasigurta (mish dhe produkte të mishit) në sasi të përgjithshme prej 366 kilogramë. Me kontrollin, siç informon sot AUV, përveç ushqimeve të pasigurta, janë konstatuar edhe mospërputhje në lidhje me higjienën tek ky operator ushqimor.
Shkup - Në Ditën Botërore të Fëmijëve - 20 Nëntor, Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hapi pas hapi” dhe Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut fillojnë fushatën “Të gjitha të drejtat për të gjithë fëmijët” me video edukative të përgatitur për të drejtat e fëmijëve. Siç njoftoi Fondacioni, video fushata është pjesë e projektit "Fëmijët në vendin e parë!", financuar nga Bashkimi Evropian, dhe do të realizohet nga dhjetori i vitit 2024 deri në qershor të vitit 2025, në partneritet me Departamentin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara pranë Zyrës së Avokatit të Popullit dhe shkollave fillore të përfshira në projekt.
Shkup - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot kreu mbikëqyrje inspektuese në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ndërkaq pasi u zbuluan mangësi, është paralajmëruar urdhëresë pagesore kundërvajtëse. Siç informuan sot pasdite nga ISHSSH, në mbikëqyrjen e spotme kontrolluese inspektuese në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, pas afateve të kaluara për veprim sipas masave të urdhëruara me vendim të dhënë, u konstatua se nuk ka vepruar në tërësi sipas vendimit.
Shkup – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështeti kandidaturën e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s, bëri të ditur sot kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski i cili në konferencën e sotme për media u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Vërejti se nuk është fshehtësi se në të kaluarën dhe deri sot ndoshta kanë shumë dallime konceptuale kur bëhet fjalë për të tanishmen, përballjen me problemet reale, politikat, dallimet ideologjike, sepse vijnë nga familje të ndryshme politike.
Shkup - Kur të kemi nevojë për 80 vota në Parlament, do të tregohet në pratikë, deklaroi sot kryeministri dhe kryetari i i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur për atë se cilët janë deputetët. të cilët e përkrahin shumicën në Parlament. "Më lejoni pak t'ju korrigjoj, unë aty nuk thash se kemi 80 deputetë, por thash se ndoshta kemi edhe më shumë se 80. Ndoshta kemi. Vetëm kur të kemi nevojë për 80 deputetë, ndoshta do të kemi 80 e më shumë se 80 deputetë", deklaroi Mickoski.
Shkup - Në Gjykatën Themelore Shkup lidhur rastin me vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe pançe Zhezhoskit sot me propozim të prokurorisë dëshmojnë perosna të njohur të të pandehurit Lupço Palevski. Dëshmitari Eroll Osman, deklaroi se njihet me Pallçon që nga koha e botimit të gazetës ditore "Global". "Atëherë jam ftuar nga botuesit e tij që të ndihmoj në botimin e gazetës për shkak se nuk shkonte siç duhet, tha ai, duke shtuar se pasi që është mbyllur gazeta kanë mbajtur komunikim dhe kanë qenë miq. Sipas dëshmisë së tij, ata kanë në kontakt edhe vitin e kaluar, kur Osmani e ka kërkuar për servis të një kaldaje.
Shkup - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot kreu mbikëqyrje inspektuese në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ndërkaq pasi u zbuluan mangësi, është paralajmëruar urdhëresë pagesore kundërvajtëse. Siç informuan sot pasdite nga ISHSSH, në mbikëqyrjen e spotme kontrolluese inspektuese në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, pas afateve të kaluara për veprim sipas masave të urdhëruara me vendim të dhënë, u konstatua se nuk ka vepruar në tërësi sipas vendimit.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, merr pjesë në Takimin e parë ministror për veprimin e rritur klimatik në turizëm, në Baku, Republikën e Azerbajxhanit, i cili mbahet në kuadër të Konferencës së 29-të të palëve të konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike - KOP29. Në këtë takim të nivelit të lartë ministrat diskutojnë për harmonizimin e politikave në fushën e turizmit me zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe miratimin e masave përshtatëse.
Shkup - Deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, në një paraqitje televizive në T7, duke folur rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve u ndal te Ligji gjuhës maqedonase duke informuar publikun më tepër rreth këtij ligji që ka kaluar me lehtësi e në qetësi, e më e rëndësishmja që ky ligj u votua në fillim të këtij viti nga deputetët e BDI-së. Ai tha se ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duhet të harrojmë që gjithashtu ekziston edhe një Ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.
Shkup - Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 13 gradë. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, ditën e premte gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, mbi 30 litra për metër katror.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një video të publikuar në faqen e tij në Fejsbuk, i prezantoi disa nga furnizimet më të reja të armëve për Forcat e Sigurisë së Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Kurti kumtoi se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, mbrëmë e vizitoi njërën prej depove të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ndodhen furnizimet e fundit me armë.
Luksemburg - Kërkesa për azil në vendet-anëtare të BE-së në gusht kanë parashtruar 69.270 persona, që është për 24,8 për qind më pak se në krahasim me mujin e njëjtë vitin e kaluar, publikoi sot Eurostat. Siç thuhet, kjo është kërkesa e parë për marrjen e mbrojtjes ndërkombëtare në vendet e BE-së, për të cilën në gusht të vitit të kaluar janë paraqitur 92.055 persona. Po ashtu, ka pasur 6.285 aplikacione të njëpasnjëshme, që është rritje për 4,6 për qind në krahasim me gushtin e vitit 2023, kur ka pasur 6.010 aplikacione shtesë. Më së shumti azil kërkojnë sirianët, afganët dhe venezuelasit.
Bagdad - Regjistrimi i parë i popullsisë në Irak pas pothuajse katër dekadash fillon sot, duke rritur druajtjen e përleshjeve në një vend që ka qenë prej kohësh skenë e ndarjeve politike. Pritet që regjistrimi të ketë implikime të mëdha për shpërndarjen e burimeve të Irakut, ndarjen e buxhetit dhe planifikimin zhvillimor. Regjistrimi i popullsisë është mbajtur në Irak në vitin 1987 dhe në vitin 1997, por nuk është zbatuar në rajonin e Kurdistanit, kështu që konsiderohet i paplotë dhe i diskutueshëm.
Tokio - Autoritetet japoneze sot kanë komunikuar se do të përcjellin me vëmendje nëse Kina e plotëson premtimin se do të parandalojë shkeljen e mëtutjeshme të hapësirës ajrore të Japonisë, pasi që sqaruan se sulmi i aeroplanit ajror kinez para pothuajse tre muajve ka qenë i paqëllimshëm. Tokio ka protestuar dhe ka kërkuar sqarim nga Pekini pasi që aeroplanët zbulues kinezë I-9 më 26 gusht kanë hyrë shkurt në hapësirën ajrore japoneze tek ishulli më i madh Kjushu, për shkak të së cilës ushtria japoneze ka ngritur aeroplanë luftaraë.
Kiev - Armata ukrainase nuk i konsideron forcat e Koresë së Veriut të stacionuara në rajonin Kursk të Rusisë si një kërcënim të rëndësishëm, deklaroi komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, gjenerali Igor Skibiuk, cituar nga Ukrinform. Sipas Skibiukut, dislokimi i personelit ushtarak nga Koreja e Veriut tregon se në armatën ruse ka ndodhur një krizë. "Mendoj se (rusët) duhet të pajtohen me këtë nën kushte të vështira, ndoshta bënë lëshime, ofruan bonuse, poshtëruan hapur veten. Kapaciteti luftarak i këtyre njësive është i diskutueshëm duke pasur parasysh specifikat e Koresë së Veriut”, tha gjenerali.
Moskë - Kremlini sot kumtoi se është "qesharake" dhe "absurde" të akuzohet Rusia për dëmtim të dy kabllove telekomunikuese në Detin baltik. "Është qesharake duke pasur parasysh reagimin për sabotazhë të Ukrainës në Detin baltik", deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov, lidhur me sabotimin e gazpërçuesit "Rrjedha veriore" në shtator të vitit 2022, për çka Moska e akuzon Kievin. Ukraina mohoi se është e përzier, por jurisprudenca gjermane lëshoi fletë-arrest evropian për instruktorin zhytës ukarinas i dyshuar për përzierje në sabotim.