• петок, 22 ноември 2024
MIA FLESH

15:00/21 nëntor/2024

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska u bën thirrje autoriteteve të qytetit urgjentisht të gjejnë zgjidhje adekuate për transportin publik të qytetit. Sipas analizës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga E-ditari, siç deklaroi sot Janevska, nuk ka dallim të konsiderueshëm në mungesat e nxënësve. "Supozoj se nxënësit dhe prindërit organizohen në mënyrë më të mirë të mundshme që fëmijët e tyre të arrijnë në shkollë, por edhe mësimdhënësit kanë mirëkuptim për këtë që po ndodhë. GJendja është shumë e keqe dhe ështlë turp që në kryeqytet nxënësve t'u pamundësohet arsimi adekuat që është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Shpresoj se do të gjendet zgjidhje për këtë situatë sepse është e palejueshme të gjitha përpjekjet që i bëjmë, ndryshimet që po tentojmë t'i zbatojmë për përmirësim të cilësisë së arsimit, në njëfarë mënyre të parandalohen për shkak të mosorganizimit të autoriteteve të qytetit. Shpresoj se autoritetet e qytetit do ta kuptojnë seriozisht këtë situatë dhe urgjentisht do të gjejnë zgjidhje adekuate", deklaroi Janevska para fillimit të nënshkrimit të Aneksit të memorandumit për bashkëpunim mes MASH-it dhe Ambasadës së Francës.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim Xhastin Koulsonin, përfaqësuese e Fondit për Popullsinë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për Bosnjë e Hercegovinë, drejtoreshë për Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.  Në takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione për aktivitetet e përgjithshme të agjencisë dhe bashkëpunimin me shtetin tonë, bëri të ditur kabineti i presidentes.

Shkup - Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, pasdite në pjesët perëndimore do të jetë më i rrëmbyeshëm (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore, e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h). Reshjet do të kthehen fillimisht në borë në zonat malore dhe do të formohet shtresë bore. Gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës do të ketë reshje bore në disa vende më të ulëta ku do të krijohet një shtresë më e vogël e borës, bëri të ditur DPHM.  Në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me mjegull nëpër lugina.

Shkup - Në Kuvend sot pas votimit të rendit të ditës të seancës së 20-të, po mbahet seancë plenale në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve. Seanca për çështje të deputetëve nuk është është publikuar në ueb faqen e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi njoftoi se seanca do të zgjasë dy orë, gjegjësisht deri në ora 13:30. Nga Kuvendi informojnë se mbajtja e kësaj seance me pyetje të deputetëve është konform nenit 42 nga Rregullorja e miratuar në vitin 2023, që fillon të zbatohet nga ky mandat.

Shkup - Rritja vjetore e depozitave të përgjithshme në tetor arrin 11,0%, ndërsa del nga depozitat e rritura të dy sektorëve, me kontribut më të shprehur në sektorin e amvisërisë. Kreditë e përgjithshme, në batë vjetore janë rritur për 9,2 %, si rezulat i kreditimit të rritur të dy sektorëve, gjatë konributit më të theksuar drejt rritjes së kredive të sektorit korporativ, njoftoi Banka Popullore. Në tetor të vitit 2024, masa e fondeve është rritur për 1,6% në bazë mujore, si rezulat i rritjes së parave depozitare, depozitave afatshkurtër dhe depozitave afatgjatë deri në dy vite, gjatë rënies së realizuar të parave kesh në qarkullim. Analizuar në nivel vjetor, vlera e të hollave shënon rritje prej 9,1%, në pjesën më të madhe për shkak të rritjes së parave depozitare, gjatë kontributit pozitiv dhe depozitave afatgjatë deri në dy vite dhe paratë kesh në qarkullim, ndërsa depozitat afatgjatë kanë shënuar rënie.

Shkup - Qeveria në orën 14 caktoi mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për problemin me transportin publik në kryeqytet. Shkupjanët prej dje kanë transport të reduktuar të qytetit për shkak të mungesës së derivateve për autobusët. Pjesa më e madhe e autobusëve janë të locuar në bazat në "Shkup" në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. Për sot në orën 18 është caktuar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Nga grupi i këshilltarëve të LSDM-së në konferencë për shtyp prezantoi propozime për tejkalim të krizës. Nga atje propozojnë Qeveria urgjentisht të sigurojë 2,5 milionë litra euro-dizel nga rezervaz shtetërore të naftës, të thirret debat mbikëqyrës në Kuvend për gjendjen në kryeqytet, si dhe të sillen ndryshime për Ligjin për mbështetje financiare në mënyrë që të sigurohet stabilitet financiar i Qytetit.

Shkup - Transporti publik në kryeqytet është i reduktuar për shkak të mungesës së derivateve për autobusët të NPQ Shkup. Në Shkup qarkullojnë vetëm 25 autobusë. Për sot pasdite në orën 18 është thirrur mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndërsa disa nga partitë ofrojnë zgjidhje dhe kërkojnë dorëheqje nga kryetarja e Qytetit të Shkupit. Problemi me transportin publik kulminoi dje kur për shkak të mungesës së derivateve, pjesa më e madhe e autobusëve ishin të parkuar në bazat e NPQ "Shkup" në Autokomandë dhe GJorçe Petrov.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, realizuan takim me ambasadoret e Gjermanisë dhe Zvicrës, Petra Dreksler dhe Veronik Ulman, me ekspertët e Bundestagut Gjerman dhe me përfaqësuesit e NDI-së, me rastin e pranim-dorëzimit të rentgen-skanerëve të sigurisë nga Bundestagu për Kuvendin tonë. Siç informon pres shërbimi i Kuvendit, Gashi falënderoi në emër të të gjithë deputetëve dhe qytetarëve, Gjermaninë, Zvicrën dhe NDI-në, për dorëzimin institucional të rentgen-skanerëve që ngre nivelin e sigurisë, transparencës dhe disponueshmërisë së Dhomës Ligjvënëse, besueshmërinë dhe dinjitetin e tij. Pas këtij donacioni dhe trajnimeve do të fokusohet më shumë në çështjen e sigurisë

SHkup - Rëndësia e bashkëpunimit multisektorial dhe përkushtimi i pjesëmarrësve në gjetjen e zgjidhjes për luftë kundër korrupsionit, inkurajimi i luftës së përditshme për integritet dhe krijim të mekanizmave të fortë për pengimin e saj dhe kërkimin e llogarisë përmes reformave sistemike dhe institucioneve transprente, kanë qenë në fokusin në hapjes së Konferencës së parë për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë për narkotikë ndërkombëtarë dhe zbatim të ligjit (INL).

Shkup - Nga Prokuroria Publike Shtetërore sot kanë njoftuar se janë duke i ndjekur të gjitha informacionet lidhur me transportin publik në Shkup dhe se Drejtoria e Policisë Financiare tashmë i janë dhënë udhëzime për hetimin e procedurave për furnizime publike të naftës për nevojat e NQP-së. Në kryeqytet sot është reduktuar transporti publik për shkak të mungesës së karburantit për autobusët e NQP-së.  Në orën 14 Qeveria ka caktuar seancë të jashtëzakonshme për problemin me transportin, ndërsa në orën 18 është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit. 

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emër të Ministrisë dhe ambasadori francez, Kristof Le Rigoler në emër të Ambasadës së Republikës së Francës, sot kanë nënshkruar Aneks të Memorandumit për Bashkëpunim, i cili inkurajon më tej të mësuarit e gjuhës frënge në sistemin tonë arsimor. Ministrja Janevska me këtë rast tha se Maqedonia dhe Franca janë dy shtete evropiane me aspiratë të përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, i cili po thellohet vazhdimisht në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Shkup - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me Arkivat e Përgjithshme e të Shtetit Shqiptar, ka hapur të enjten ekspozitën me fotografi “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”. Kjo ekspozitë, sipç njofton ITSHKSH-ja, vjen për publikun e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Manifestimit kulturor – shkencor  “Ditët e Alfabetit”, që tradicionalisht organizohet nga ana e ITSHKSH-së e, që sivjet i dedikohen veprës, jetës dhe figurës së gjenit të letrave shqipe Ismail Kadaresë. 

Kumanovë - Procesi i evoluimit të dokumenteve të mbërritura nga komunat për thirrjen qeveritare për mbështetje të komunave zgjat ende dhe së shpejti do të ketë informacione, deklaroi sot ministri i Pushtetit Lokjal, Zllatko Perinski në promovimin e pajisjes së re për njësite zjarrfikëse në Kumnanovë. Afati për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm është vazhduar në seancë qeveritare dhe ka përfunduar deri më 15 nëntor. "Nga sa jam informuar përmes gjashtë ministrive të linjës, rreth dhjetë komuna e kanë plotësuar dokumentacionin. Ju lutemi na jepni edhe një ditë ose dy, sepse ende është duke u bërë vlerësimi i dokumenteve që kanë ardhur dhe ne do të dalim me një qëndrim konkret", tha ministri Perinski.

Prishtinë - Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani deklaroi se "rreziku dhe luajtja bixhoz" me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së Kosovës, derisa ka kërkuar punë e angazhim për të ruajtur bashkëpunimin me ta, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, Osmani u shpreh se nuk i ka kuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve e as përmendjen e emrave të tyre për të fituar pushtet. Sipas saj, aleanca me ata që ndihmuan të bëhet shteti i Kosovës nuk është as nënshtrim e as shantazhim.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia, nëse nuk e përmbushë pjesën e vet të zbatimit të marrëveshjes, atëherë si alternativë e asaj duhet të jetë diskutimi me aleatët për zbatimin e pjesës sa i përket Kosovës, por "vetëm si zëvendësim për garanca ndërkombëtare, të cilat përfshijnë anëtarësimin në NATO dhe organizatat ndërkombëtare", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se për të, sa i përket marrëveshjes me Serbinë, "më i rëndësishëm është nënshkrimi i presidentit të Amerikës se sa nënshkrimi i presidentit të Serbisë".

Manastir - Kryetarët e sindikatave të universiteteve shtetërore "Shën Kirili dhe Metodi"-Shkup, "Shën Klimenti i Ohrit"-Manastir, "Goce Dellçev"-Shtip, "Nënë Tereza"-Shkup", "Apostoll Pavle"-Ohër dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, nënshkruan iniciativën për formimin e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë. Sindikatat shprehen të kënaqura me aktivitetet e suksesshme sindikaliste të deritanishme, veçanërisht në sferën e zgjidhjes ligjore dhe rritjes së pagave të kuadrit arsimor dhe joarsimor, dhe konsiderojnë se me formimin e Unionit do të jenë më efikas, deklaroi për MIA-n profesori universitar Sasha Dukoski, kryetar i organizatës sindikalIste pranë USHKO-Manastir.

Bruksel – Raportet se Rusia ka përdoruar raketë ndërkontinentale balistike për sulm ndaj objektivit ose objektivave në Ukrainë, përfaqësojnë sinjal të qartë për përshkallëzimin e mëtutjeshëm të konfliktit nga ana e presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano. “Ai filloi me shkaktimin e krizës ushqimore dhe energjetike, tani gjithnjë e më shumë po bën përpjekje të luajë me urinë dhe dimrin, ndërsa ajo që me dronë, bomba dhe raketa e qëllon infrastrukturën energjetike dhe civile në Ukrainë, është tregues i qartë i dëshirës për përshkallëzim dhe terrorizim të popullatës”, tha Stano.

Hagë - Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot ka lëshuar urdhërarreste për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant dhe liderin e Hamasit, Muhamed Diab al-Masri, raportojnë mediat amerikane.  GJNP bëri të ditur se urdhërarrestet "janë në interes të viktimave dhe familjeve të tyre".  Në të theksohet edhe se ka "baza për dyshim" për të besuar se ata "neglizhuan sulmet ndaj popullatës civile në Rripin e Gazës".

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia ka përdorur "lloj të ri" të raketës në sulmin e sotëm ndaj Ukrainës. "Sot fqinji ynë i çmendur edhe njëherë tregoi se çfarë është në thelb dhe sa e përbuzë dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi. Aq shumë frikësohet sa që tashmë po përdorë raketa të reja", shkroi Zelenski. Lideri ukrainas shtoi se raketa kontestuese është me prrejardhje ruse dhe se i "posedon të gjitha karakteristikat - shpejtësinë dhe lartësinë - të raketës interkontinentale balistike".

Gazë - Drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), Filipe Lazarini tha se Rripi i Gazës është shndërruar në një "varrezë" për fëmijë, ndërsa fëmijët palestinezë janë "në prag të bëhen një gjeneratë e humbur". "I vrasin, i lëndojnë, detyrohen të ikin dhe privohen nga siguria, edukimi dhe loja. Atyre u është vjedhur fëmijëria dhe janë në prag të shndërrimit në një gjeneratë të humbur, sepse kanë humbur edhe një vit shkollor", tha Lazarini në deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, e cila shënohet më 20 nëntor.

Ramallah - Ushtria izraelite tha se gjatë një operacioni dyditor në veri të Bregut Perëndimor, në të cilin morën pjesë edhe Forcat Ajrore, janë vrarë nëntë "terroristë", transmeton DPA. Në aksionet e përbashkëta në Xhenin dhe zonat përreth, të zbtuara dje dhe pardje, forcat izraelite arrestuan persona për të cilët ishin lëshuar urdhër, sekuestruan armë dhe zbuluan katër laboratorë për prodhimin e lëndëve shpërthyese, thuhet në njoftim.

Otavë – Sistemi më i ri për mbrojtje kundërajrore NASAMS të cilin Kanadaja e bleu nga SHBA-ja së shpejti do të dërgohet në Ukrainë, deklaroi ministri kanadez i mbrojtjes, Bill Bler. “Ne bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në dhe prodhuesin ‘Rejteon’ në montim dhe dërgesë të këtij sistemi. Për momentin është në Poloni dhe së shpejti duhet të dërgohet përmes kufirit”, tha Bler, transmeton Ukrinform. Bler përkujtoi se kryeministri kanadez Xhastin Trudo paraprakisht me telefon ka biseduar me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski dhe e ka informuar për arritjen e sistemit NASAMS. 

Остани поврзан