MIA FLESH
- Shkup - Mjegulla vështirëson trafikun ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb faqja zyrtare, ka disa fluturime të anuluara dhe të shtyra.
15:00/ 21 dhjetor/ 2025
Shkup - Mjegulla vështirëson trafikun ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb faqja zyrtare, ka disa fluturime të anuluara dhe të shtyra.
Shkup - Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sonte në Shkup organizon një pritje solemne me rastin e 21 dhjetorit - Ditës së Mësimit në gjuhën turke dhe 20-vjetorit të hapjes së Zyrës së TIKA-s në Shkup.
Shkup - Arsimi në gjuhën amtare është një e drejtë e rëndësishme njerëzore, thelbësore për ruajtjen dhe ndërtimin e identitetit kombëtar dhe kulturor, por edhe për zhvillimin dhe suksesin personal, thuhet në urimin nga presidentja Siljanovska-Davkova me rastin e 21 dhjetorit - Ditës së mësimit në gjuhën turke.
Shkup - Për shkak të vetive organoleptike të ndryshuara dhe pranisë së përcaktuar të larvave dhe insekteve, një inspektor për ushqim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë këtë javë ndaloi importin e 22,3 tonëve kivi të destinuara për përpunim industrial dhe lëshoi nvendim me të cilin urdhëroi shkatërrimin e tyre të padëmshëm.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me periudha me diell. Në mëngjes në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -5 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.
Shkup - Në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të pikës pagesore Petrovec, dje vonë pasdite ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Për shkak të mjegullës, ka dukshmëri të zvogëluar në disa akse rrugore në të gjithë vendin, kumtioi NP "Rrugët e Maqedonisë", duke apeluar për drejtim të kujdesshëm.
Shkup - Më së ftohti sot në mëngjes me te temperaturë minimale prej -4 gradë është në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Berovë, ndërsa më së ngrohti me 0 gradë të matura në Ohër, Pretor, Vinicë, Gjevgjeli dhe Krushevë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës nga 100 deri 200 metra ka nga Tetova - Shkupi - Kumanova - Koçani - Saramzalina - Velesi - Negotina - Kapija e Veriut, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në Manastir - Prilep - Gjavata - Resnja - Makedonski Brod - Kërçova dhe Dibra, informojnë nga LAMM.
Moskë– Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë bisedime me homologun e tij francez Emanuel Makron nëse ekziston një vullnet i përbashkët politik, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Moskë – Agjenda e presidentit rus Vladimir Putin për javët e fundit të vitit 2025 aktualisht nuk përfshin një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Moskë – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, duke komentuar vendosjen e sanksioneve nga vendet perëndimore kundër Rusisë, deklaroi mbrëmë se “për çdo veprim ka një reagim”.
Samara– Policia ruse ka nisur kërkimet për një djalë dhjetëvjeçar dhe tre vajza të moshës 5, 10 dhe 11 vjeç, të cilët u zhdukën në rajonin Samara mbrëmë pasi nuk u kthyen nga një shëtitje.
Seul – Koreja e Veriut bëri thirrje sot për kufizim të ambicieve bërthamore të Japonisë. Apeli, i bërë nga përfaqësuesi i Koresë së Veriut përgjegjës për politikën e jashtme, u publikua nga agjencia shtetërore e lajmeve KCTA.
Sidnei – Kryeministri australian Entoni Albaneze ka urdhëruar një revizion të agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit të vendit pas sulmit terrorist gjatë një festimi hebraik në Sidnei një javë më parë.
Uashington - Është arritur përparim në zbatimin e planit të paqes për Gazën të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi mbrëmë i dërguari special i SHBA-së, Stiv Uitkof.
Riad– Arabia Saudite u ka lejuar rezidentëve të pasur të huaj të blejnë alkool në të vetmin dyqan në të cilin shitet alkool në Riad, gjë që po interpretohet si hapi i fundit në procesin e liberalizimit të kujdesshëm të mbretërisë dikur ultrakonservatore.
Samara – Policia ruse ka nisur kërkimet për një djalë dhjetëvjeçar dhe tre vajza të moshës 5, 10 dhe 11 vjeç, të cilët u zhdukën në rajonin Samara mbrëmë pasi nuk u kthyen nga një shëtitje.