• вторник, 23 јули 2024
MIA FLESH

15:00/9 prill/2024

Shkup - Me rastin e festës së nesërme të Fitër Bajramit, urim deri te besimtarët mysliman ka dërguar kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Reisul Ulema Shaqir Fetai me dëshirat “duke lutur Allahun e Madhëruar që me mëshirën e tij të pranojë të gjitha lutjet tona, agjërimin dhe gjitha veprat tona të kryera gjatë muajit të shenjtë”.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA, i cili është për vizitë në vendin tonë, kumtoi Kabineti i presidentit. Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë më i madh strategjik në NATO, presidenti Pendarovski theksoi se mbështetja e mëtejshme amerikane është edhe më tej e rëndësishme për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Shkup - Së bashku do ta transformojmë Hekurudhën dhe do ta bëjmë evropiane dhe moderne. Me liberalizimin hapëm një kapitull të ri në hekurudhë dhe krijuam mundësi të reja, por nuk keni pse të shqetësoheni për vendet tuaja të punës, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në ceremoninë e mbajtur sot me rastin e 151 vjetorit të themelimit të Hekurudhave të Maqedonisë.

Shkup - Zëvendës kryeministri Artan Grubi, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, sot vizituan Bashkësinë Fetare Islame dhe u takuan me Reisul Ulema e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat për president të Frontit Evropian, Bujar Osmani, sot i ka mohuar dhe i ka cilësuar si lajme të rreme akuzat nga opozita se kinse ka fshehur një dokument të rëndësishëm të nënshkruar nga KE-ja nga 25 anëtarë të tyre përveç Greqisë dhe Francës që do të na lëshojnë me dokumentet e vjetra deri në shtator.

Shkup - Komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomeski deklaroi se ende nuk janë të njohura shkaqet për zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Sallën universale në Shkup. Siç tha, arsyet do të përcaktohen më tej nga ekipi policor. Ai ka përmendur se nuk ka të lënduar pasi për momentin nuk ka pasur punë ndërtimore.

Shkup - Stevo Pendarovski, kreu aktual i shtetit, i cili kandidon edhe për një mandat pesëvjeçar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në një intervistë për MIA-n thotë se pas tij ka një mandat të pastër dhe beson se shumica e qytetarëve e dinë këtë. Ai merr pjesë në zgjedhje, siç thekson, jo vetëm për të qenë pjesë e garës, por për të fituar dhe sqaron se këtë po e bën në bazë të reagimeve që ka marrë nga qytetarët dhe jo “në bazë të sondazheve, të cilat i përmend Z. Mickoski”.

Shkup - Kandidati për president Stevo Pendarovski shpreh keqardhje për zjarrin e sotëm që përfshiu Sallën Universale në Shkup dhe kërkon reagim të shpejtë të institucioneve kompetente. “Duhet të bëhet një hetim i duhur, të gjinden dhe të sanksionohen të gjithë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e këtij objekti të rëndësishëm”, kumtoi Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit.

Shkup - Zjarri në Sallën universale ka ndodhur në pjesën e vjetër dhe janë djegur materiale të vjetra, dërrasa, pllaka, pjesa e re nuk është prekur, deklaroi Llazar Arsovski pronar i “Universal Ballkan”-Shkup, kompania që është duke e rindërtuar objektin. Supozon se mund të jetë shkaktuar nga një kabllo e vjetër ose nga instalimi i vjetër dhe tha se në momentin e zjarrit inxhinierët dhe punëtorët e tyre nuk kanë qenë brenda, sepse sot nuk kishin aktivitet ndërtimor.

Shkup - MPB-ja sot kumtoi se janë arrestuar tre puntorë, të cilët kanë kryer detyrat e punës në momentin e shpërthimit të zjarrit në Sallën univesale në Shkup. "Lidhur me zjarrin, në SP Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e zjarrit kanë kryer detyra pune. Ata janë B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Shkup - Pas zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Sallën universale, dy gra janë dërguar në Toksikologji, ka konfirmuar për MIA-n profesor doktor Niko Beqarovski nga kjo klinikë. "Të lënduar klasikë nuk ka. Janë vetëm dy gra të moshës së mesme, të cilat janë sjellë për shkak të ekspozimit të lehtë ndaj gazrave, nga pallati fqinj. Në momentin e ngjarjes ata kanë dalë për pak kohë në ballkon, kanë hapur derën. Është një sasi e vogël gazi. Personat janë mirë, pas disa orësh vëzhgimi, do të lirohen në shtëpi", sqaroi Beqarovski.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) urgjentisht të hetojë shkaqet dhe nëse konstatohet se bëhet fjalë për faktorin njeri dhe motivuar nga ndërtimi i gabuar dhe i pasigurt për të cilin ka dokumentacion adekuat, gjë që kemi alarmuar prej dy vitesh dhe për të cilën refuzuam të vazhdojmë me kontraktorin e zgjedhur nga udhëheqësia e mëparshme, institucionet të iniciojnë procedurë adekuate për përgjegjësi.

Shkup - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot gjatë vizitës së saj në Sallën Universale ku paradite shpërtheu zjarr, deklaroi se nuk ka viktima, por bërë vetëm dëm materiale dhe së shpejti do të përcaktohet  sa është dëmi përpara se të vazhdohet me ndërtimin. Ajo dërgoi apel për zbardhjen e shpejtë të rastit.

Shkup - U shqetësova dukshëm nga lajmi se Salla universale po digjet. Salla është sinonim për shumë njerëz, ndoshta më e njohur se hekurudha e vjetër dhe kopshti zoologjik dhe të gjitha ndërtesat në këtë vend, deklaroi ish drejtori i Sallës universale, Dushko Popovski i cili sot e vizitoi objektin pasi shpërtheu zjarri. 

Shkup - Në ditët në vazhdim nuk pritet ndryshim i dukshëm i motit, do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, njofton DPHM-ja.  Temperatura minimale gjatë mëngjesit do të jetë në interval nga 2 deri 12, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë 30 gradë Celsius.

Veles - Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Velesi ka parandaluar shpërthimin e cisternës e cila u përfshi nga zjarri në autostradën Veles-Gradsko afër pompës së benzinës "Dadi Kompani". Siç kumtuan nga NJTKZ Veles, mëngjesin e sotëm në ora 09:08 kanë pranuar lajmërimin për djegien e cisternës në afërsi të pompës së benzinës “Dadi Kompani”, pas së cilës menjëherë janë drejtuar në vendin e ngjarjes me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës.

Strugë - Sfidat me të cilat ballafaqohet sektori energjetik, veçanërisht kompanitë, investitorët dhe klientët, do të jenë tema kryesore e konferencës ndërkombëtare “Energjetika 2024”, e cila do të mbahet nga 2 deri më 4 tetor të këtij viti në Strugë. Konferenca, siç kumtoi Shoqata e energjetikëve të Maqedonisë së Veriut, i kushtohet avancimit dhe zgjerimit të njohurive për metodat, politikat dhe teknologjitë për prodhimin e energjisë elektrike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Londër - Çmimi i arit në bursat botërore sot është rritur në nivelin e ri më të lartë historik prej 2.365,39 dollarë për një ons, që do të thotë se çmimi i tij nga fillimi i vitit është rritur për 14 për qind. Ari tradicionalisht konsiderohet si ruajtje e sigurtë e kapitalit në kohëra të vështira dhe si mbrojtje nga inflacioni, shkruan "Gardian".

Londër - Bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve të Bajernit nuk do ta ndjekin drejtpërdrejt ndeshjen e sotme me Arsenalin. Kjo për shkak të dënimit të shqiptuar ndaj Bajernit për sjelljen e tifozëve. Sipas "Bild"-it, lojtarët e Bajernit kanë qenë të zemëruar për këtë situatë.

Ankara - Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 14 persona të dyshuar për lidhje me grupin  "Shteti islamik", kumtoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja. Ai saktësoi se ata janë arrestuar në kuadër të operacionit "Bozdogan-22", të zbatuar në rajonet Eskishehir, Gaziantep, Samsun dhe Jalova nga drejtoritë adekuate policore në koordinim me Drejtorinë e përgjithshme për siguri dhe Repartin për luftë kundër terrorizmit.

Moskë - Me kërkesë të Rusisë, për të enjten është konvokuar takim urgjent i Këshillit 35-anëtarësh drejtues të Agjencisë ndërkombëtare për energjisë bërthamore (ANEB) për të diskutuar për sulmet ndaj termocentralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë, i cili është nën kontroll të Moskës.

Остани поврзан