• петок, 13 март 2026
MIA Flesh

18:00/ 9 mars/ 2026

Shkup - Për vendet e rajonit, interksionet e energjisë dhe rrjetet moderne të energjisë elektrike nuk janë vetëm pjesë e tranzicionit të gjelbër, por janë gjithashtu thelbësore për sigurinë energjetike, konkurrencën ekonomike dhe integrimin me tregun evropian të energjisë, potencoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sonja Bozhinovska në fjalimin e saj në panelin ministror të ngjarjes së nivelit të lartë "Electriicity, Digital and Regional Interconnectivity in South East Europe“, e cila po mbahet në Selanik, Republikën e Greqisë.  Ngjarja në Selanik, e cila mblodhi së bashku ministra dhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të OECD-së dhe institucioneve evropiane, për të përcaktuar prioritetet për modernizimin e infrastrukturës së energjisë elektrike, integrimin më të mirë rajonal të tregjeve të energjisë elektrike dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, lançoi zyrtarisht projektin e ri të OECD-së për të promovuar lidhjen e energjisë elektrike, dixhitalizimin dhe bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Budapest Ballkans Forum 2026, e cila mbahet në Budapest, Hungari, në organizim të Institutit hungarez për çështje ndërkombëtare. Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski do të mbajë fjalim në debatin hyrës të nivelit të lartë me temë "Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në epokën e re gjeopolitike", së bashku me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Siatro dhe zëvendës kryetarin e Qeverisë për çështje të jashtme dhe evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq.

Shkup– Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev realizoi takim pune me kryetarin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në të cilin u bisedua për përparimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në drejtim të fuqizimit të integritetit në administratën publike.  Siç informojnë nga MAP, fokusi i takimit ishte vendosur në zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve edukative dhe trajnimeve për nëpunësit publikë, drejtuar fuqizimit të integritetit dhe veprimit profesional në institucionet.  “Qëllimi i këtyre aktiviteteve është përparimi i mekanizmave parandalues, si dhe ulja dhe parandalimi i korrupsionit në administratën publike përmes ngritjes së vetëdijes, njohurisë dhe përgjegjësisë së nëpunësve publikë”, thonë nga MAP. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot kreu mbykëqyrje në aktivitetet ndërtimore të stacionit të ri policor në komunën e Aerodromit.  Stacioni i ri policor, i cili, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, paraqet një nga projektet më kapitale të infrastrukturës, është projektuar me një hyrje kryesore për qytetarët nga ana e bulevardit, për qasje më të lehtë dhe më praktike, si dhe një hyrje shtesë në pjesën e prapme për nevoja zyrtare. Objekti, siç informojnë nga MPB-ja, ka 36 vende parkimi dhe sisteme të kanalizimit atmosferik dhe fekal të pajisura plotësisht, ndërsa instalimet e tubacionit të gazit janë të mbrojtura sipas standardeve më të larta të sigurisë.

Shkup – Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të cilin do të kryesojë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov. Në mbledhje, siç informojnë nga Ministria, është diskutuar për Rregulloren e punës dhe mënyrën e punës të grupit të punës. Mbledhja e ardhshme e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor është caktuar për më 23 mars, ndërsa anëtarëve të grupit të punës do t’u dorëzohet teksti i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor i cili do të jetë dokument pune ndërsa e ka përgatitur Ministria e Drejtësisë në qershor të vitit 2025 dhe në të cilin janë përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov deklaroi se qëllimi është që të ndërtohet sistem zgjedhor i qëndrueshëm, i besueshëm dhe gjithëpërfshirës zgjedhor, i harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat e mira ndërkombëtare. 

Shkup - Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi tetë raste të denoncuara të dhunës familjare, ndërsa nëpunës policor privuan nga liria gjashtë persona në Shkup, Rosoman, Kërçovë dhe Vinicë.

Shtip - Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe qëndrojmë me aleatët tanë, tha sot ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski, i cili në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për situatën në Lindjen e Afërt dhe nëse Ushtria jonë po furnizohet me pajisje dhe armë ushtarake. "Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe ju e dini që jemi vazhdimisht me aleatët tanë dhe kemi një qëllim, dhe ai është Maqedonia e Veriut, sigurisht ushtria e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët. Do të bëjmë çmos që të jemi gati. Ne jemi duke blerë vazhdimisht armë të reja, për pak ditë do të shihni sulmuesit e rinj që kanë mbërritur në vend. Por, paralelisht, presim që të mbërrijë fuqi shtesë zjarri nga disa vende, jemi drejt fundit të marrëveshjes me Francën, presim mistralet, haubicat kanë mbërritur në Maqedoni. Helikopteri i parë duhet të mbërrijë. Këto janë investime vërtet serioze gjatë këtij viti, i cili mund të jetë më i vështiri për Ministrinë e Mbrojtjes për të paguar të gjitha këto gjëra",deklaroi Misajlovski.

Shtip - Shtatëmbëdhjetë rikonstruksione të objekteve të Amatës së Maqedonisë do të ketë këtë vit, ndërsa investimi është rreth dhjetë milionë euro, paralajmëroi sot gjatë vizitës në kaezerëm "Jane Sandanski" në Shtip, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.  Ai sot së bashku me përfaqësues nga Shtatmadhoria e Armatës dhe Ministria e Mbrojtjes kryen mbykëqyrje në aktivitetet ndërtimore të objekteve të cilat janë rikonstruuar. "Sot mund të shohim një objekt tërësisht të përfunduar. Por edhe një që është pothuajse 70 për qind e përfunduar. Pres që muajin tjetër ky objekt të përfundojë tërësisht, objektet 34 dhe 35. Me këto kushte tregojmë se kujdesemi plotësisht për një infrastrukturë të re moderne. Këto janë vetëm disa nga objektet që po rikonstruojmë. Siç mund ta shihni, një rindërtim krejtësisht i ri, ndërsa këtë do ta bëjmë në të gjitha kazermat. Vazhdimisht investojmë në projekte të reja", tha Misajllovski.

Bruksel - BE-ja duhet ta përshpejtojë procesin e pranimit të anëtarëve të rinj dhe ta zgjerojë klubin e saj, i cili aktualisht ka 27 vende, deklaroi sot diplomatja e parë evropiane, Kaja Kallas. “Zgjerimi duhet të vazhdojë të bazohet në meritë, por në rrethanat aktuale duhet ta përshpejtojmë ritmin”, tha Kallas në konferencën vjetore të diplomatëve të BE-së në Bruksel, duke shtuar se zgjerimi është “një antidot i imperializmit rus dhe një shenjë se projekti më ambicioz multilateral në histori, Bashkimi Evropian, po mbijeton”, shkruan Politiko. Thirrja e Kaja Kallas për integrim më të shpejtë të vendeve kandidate vjen në një kohë diskutimesh të tensionuara mes Komisionit Evropian, i cili angazhohet për zgjerim të shpejtë, dhe vendeve anëtare që mbështesin një qasje më graduale.

Bruksel - Çmimi i gazit në Evropë sot u rrit përsëri, duke arritur nivelin e tyre më të lartë që nga janari i vitit 2023. Rritja e çmimit është për shkak të vendimit të Rusisë për të ridrejtuar gazin nga tregjet evropiane në ato aziatike dhe para ndalimit të importit në Bashkimin Evropian.  Një megavat-orë gaz për dërgesë në prill u tregtua me 62,51 euro në bursën dixhitale holandeze TTF këtë mëngjes, rreth 17 për qind më shtrenjtë se në mbyllje të tregtimit në fund të javës së kaluar. Në fillim të tregtimit të sotëm, çmimi i tij u rrit në 68,63 euro.  Krahasuar me ditën e fundit të tregtimit në shkurt, përpara sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, çmimet e gazit janë aktualisht pothuajse dyfish më të larta, duke arritur nivelin e tyre më të lartë që nga janari i vitit 2023. 

Bruksel - Autoritetet belge po hetojnë të paktën tre lidhje të mundshme me sulmin e sotëm ndaj sinagogës në Liezh, njoftoi televizioni kombëtar RTEL. Sipas televizionit, sulmi ndaj sinagogës me siguri është i lidhur me Iranin, me migrantët palstinezë në Liezh ose ne anarkistët e Antifa-s. Në Liezh jeton një komunitet i vogël i iranianëve dhe qytetarë izraelitë, por e konsiderueshme është edhe prania e palestinezëve në qytet. Antifa paradokohe ishte e involvuar në aksion kundër përmendores së Holokaustit.

Lisbonë – Presidenti i porsazgjedhur i Portugalisë, Antonio Zhoze Seguro sot dha betimin në Parlament.  Seguro në inaugurim theksoi se do të punojë për stabilitet politik në Portugali, e cila kishte tri palë zgjedhje parlamentare për vetëm katër vjet.  “Do të bëj gjithçka që është në forcën time t’i jap fund kësaj çmendurie zgjedhore”, theksoi Seguro, me çka shprehu keqardhje që disa qeveri nuk kishin mundësi në tërësi t’i plotësonin mandatet e tyre.  Seguro premtoi se do të bashkëpunojë mirë me qeverinë qendrore të djathtë të kryeministrit Luiz Montenegro, i cili është në pushtet që nga viti 2024 dhe i cili nuk ka shumicë në parlament dhe bazohet në mbështetjen e socialistëve dhe të djathtës ekstreme. 

Teheran – Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagej sot i akuzoi shtetet evropiane se kanë kontribuuar për krijimin e kushteve të favorshme për sulmet amerikane – izraelite që shkaktuan luftën me Republikën Islamike.  “Për fat të keq, vendet evropiane ndihmuan në krijimin e kushteve të tilla. Në vend që të këmbëngulnin në sundimin e ligjit, në vend që të kundërshtonin frikësimin dhe teprimet e SHBA-së, ato u deklaruan dhe u pajtuan me to para Këshillit të Sigurisë së KB-së gjatë diskutimit mbi rivendosjen e sanksioneve, dhe e gjithë kjo së bashku i inkurajoi palët amerikane dhe sioniste të vazhdonin të kryenin krimet e tyre”, theksoi Bagej.

Uashington - SHBA-ja publikoi se operacioni i tyre ushtarak kundër Iranit synon të dobësojë aftësinë e këtij vendi për të kërcënuar sigurinë rajonale dhe globale. Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, e përshkroi operacionin në Iran si një sulm ndaj asaj që e quajti "marrësi kryesor i pengjeve në botë", njëkohësisht duke lavdëruar forcat amerikane të përfshira në misionim. "Ndaluni për një moment dhe dërgojini mendimet dhe lutjet tuaja amerikanëve të guximshëm," tha ai. "Ne të gjithë jemi të mahnitur nga shërbimi i tyre."

Остани поврзан