MIA Flesh
- Shkup - Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor ishte një nga panelet e Konferencës së 61-të të Sigurisë në Mynih që përfundoi dje në kryeqytetin e Bavarisë. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në këtë panel së bashku me Komisioneren për Zgjerim të BE-së Marta Kos dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se në vend të evropianizimit të Ballkanit, ne jemi përballë ballkanizimit të Evropës dhe standardeve të dyfishta nga BE-ja. Eurokomisionerja Kos, ndërkaq, tha se gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian dëshirojnë t'i përfundojnë negociatat për anëtarësim me dy-tri shtete. Në margjinat e konferencës të shtunën u zhvillua takimi i parë ndërmjet ministrit të Jashtëm Timço Mucunski dhe homologut të tij bullgar Georg Georgiev, me të cilin biseduan për nevojën për të zhbllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

18:00/ 17 shkurt/ 2025
Shkup - Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor ishte një nga panelet e Konferencës së 61-të të Sigurisë në Mynih që përfundoi dje në kryeqytetin e Bavarisë. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në këtë panel së bashku me Komisioneren për Zgjerim të BE-së Marta Kos dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se në vend të evropianizimit të Ballkanit, ne jemi përballë ballkanizimit të Evropës dhe standardeve të dyfishta nga BE-ja. Eurokomisionerja Kos, ndërkaq, tha se gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian dëshirojnë t'i përfundojnë negociatat për anëtarësim me dy-tri shtete. Në margjinat e konferencës të shtunën u zhvillua takimi i parë ndërmjet ministrit të Jashtëm Timço Mucunski dhe homologut të tij bullgar Georg Georgiev, me të cilin biseduan për nevojën për të zhbllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni, ku me nderime më të larta shtetërore është pritur nga kolegu i tij slloven, ministri i Mbrojtjes Borut Sajovic. Në kuadër të vizitës, ministri Misajllovski, siç njoftoi MM, ka realizuar takim kokë më kokë me Sajavic, pas së cilës janë mbahtur bisedime mes dy delegacioneve, ndërsa është nënshkruar edhe Plani për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve për vitin 2025.
Shkup - Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit sot mban mbledhje në të cilën shqyrtohen çështje lidhur me zbatimin e Rregullores së Kuvendit gjatë punës së Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit për debatin mbikëqyrës të caktuar për më 25 shkurt 2025 me temë "Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që po ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik".
Shkup - Maqedonia duhet të ketë stemë bashkëkohore të shtetit dhe me simbolikën e vet të jetë pjesë e shoqërisë evropiane të shteteve, ndërkaq jo në shoqëri të Bjellorusisë, Taxhikistanit dhe Angolës, konsideron Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe nënkryetar i Kuvendit. "Nëse flasim për simbole bashkëkohore shtetërore, të bazuara në një heraldikë të caktuiar objektive, atëherë me të vërtetë Maqedonia nuk konsideroj se do të duhej të mbetet në shoqëri të Bjellorusisë, me Taxhikistanin dhe me Angolën. Këto janë ndër shtetet e rralla në botë tëcialt ende kanë simbolikë sovjetike lidhur me stemat shtetërore. Konsideroj se Maqedonia ka edhe trashëgimi të mirë historike, e cila mund t'i ndërlidhë edhe KAÇKM-në, edhe Periudhën e Ilindenit, edhe periudhat e kaluara të shtetit tonë të përbashkët, dhe kjo të pasqyrohet në një stemë bashkëkohore të shtetit e cila do të ishte më e mirë dhe do ta reflektonte në një mënyrë më cilësore përcaktimet tona të maqedonisë, dhe në atë simbolikë të jetë pjesë e shoqërisë evropiane të shteteve", tha Milloshoski.
Shkup - Pas dy orëve dhe disa pauzave, Komisioni kuvendor për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit miratoi rendin e ditës në seancën e pestë. Deputetët filluan me shqyrtim të çështjeve në lidhje me zbatimin e Rregullores së Kuvendit gjatë punës së Komisionit të Përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit për debatin mbikëqyrës të caktuar për më 25 shkurt të vitit 2025 dhe dhënien e mendimit për shkarkimin e çështjeve kontestuese.
Shkup - Euroskepticizmi është armik i axhendës tonë dhe ne duhet të tregojmë drejtësi në vendimet para qytetarëve që i marrim. Gjithashtu, duhet të jemi diplomatë kreative që të arrijmë progres konkret në proceset. Edhe palët e majta edhe ato të djathta duhet të ndërtojmë pozicione të vetme, të lobojmë për ato pozcione jashtë dhe më shumë të mos lejojmë kjo çështje të na ndajë as partikisht, as t'i ndajë qyetarët, porositën sot folësit në kuadër të promovimit të Analizës së mendimit publik për procesin e vendit të aderimit drejt Bashkimit Evropian", në organizim të Institutit për demokraci "Societes Civilis" - Shkup (IDSCS) dhe fondacioni "Konrad Adenuauer".
Shkup - Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej -1 deri 7 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës. Do të fryjë erë e matur, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 5 gradë.
Tetovë - Universiteti i Tetovës sot e shënoi një nga datat më të rëndësishme në historinë e tij – 17 Shkurtin, ditën kur në vitin 1995 u mbajtën ligjëratat e para në këtë institucion të arsimit të lartë. Aktivitetet përkujtimore, siç theksohet në kumtesën, nisën me homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini, për të nderuar sakrificën e tij për arsimin në gjuhën shqipe. Më pas, udhëheqësit e universitetit e vizituan varrin e themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, duke vlerësuar kontributin e tij jetik në themelimin dhe zhvillimin e këtij universiteti, më pas e vizituan edhe muzeun historik në fshatin Poroj, ku u zhvilluan ligjëratat e para në vitin akademik 1994/95.
Veles - Prodhimtari më e madhe dhe më cilësore, plasman i sigurt dhe më profit i madh janë vetëm disa nga përfitimet e shoqërimit bujqësor. Bujqit përmes shoqërimit bëhen më konkurrentë në treg. Në këtë drejtim kooperativa paraqet segment kyç për bujqësi me orientim modern, konkurrues dhe eksportues, potencuan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për promovimin e mundësive për mbështetje financiare të kooperativave bujqësore në Maqedoni. Ministri theksoi se përgjigjja për bujk të fuqishëm është në kooperativë dhe në këtë drejtim duhet të lëvizë bujqësia e vendit.
Kumanovë - Një rast i konfirmuar i zgjebes, ndërsa tre të tjerë janë të dyshuar dhe janë në izolim në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në fshatin Rramanli të Kumanovës, kumtuan sot kompetentët e shkollës. Sot, në terren ishin të pranishëm edhe ekipet e Qendrës për Shëndet Publik të cilët kanë kryer mbikëqyrje. Familja e njëri nxënës ka dorëzuar vërtetim nga mjeku në shkollë. Në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë. Dy rastet tjera janë të dyshuara, drejtori gojarisht është informuar dhe të dy nxënësit janë në izolim. Shkolla ka ndërmarrë disa masa ndër të cilat edhe dezinfektimin.
Ankara - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nesër do të vizitojë Turqinë me ftesë të homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi sot shefi i Drejtorisë për Komunikim të Presidencës turke, Fahretin Altun. "Presidenti ynë Rexhep Taip Erdogani, do të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, i cili me ftesë të presidentit tonë do të bëjë një vizitë zyrtare në vendin tonë të martën më 18 shkurt", ka shkruar Altuni në rrjetin social Iks.
Paris - Presidenti francez Emanuel Makroni ka biseduar në telefon me presidentin amerikan Donald Trampin para takimit të jashtëzakonshëm evropian për Ukrainën në Paris, por nga kabineti i Makronit nuk kanë dashur të zbulojnë detaje të bisedës. Makroni sot i ftoi liderët e Bashkimit Evropian dhe të Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin e Eliseut për bisedime se si t'i përgjigjen "sulmit diplomatik amerikan ndaj Ukrainës".
Paris - Liderët kryesor evropian sot mbërritën në Pallatin e Eliseut në Paris në një samit të jashtëzakonshëm të thirrur nga presidenti francez Emanuel Makron, qëllimi i së cilës është të arrihet marrëveshje për përgjigje të koordinuar të ndryshimit në politikë në lidhje me luftën në Ukrainë nga ana e presidentit të ri amerikan Donald Tramp, transmetuan agjencitë botërore. Kryeministri britanik Kir Starmer dhe kancelari gjerman Olaf Sholc ishin ndër shefat e parë të shteteve të cilët i priti Makron.
Munih - Kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone deklaroi se SHBA-ja me siguri do të mbetet anëtare e Aleancës, por se në të ardhmen mund ta ulin numrin e të gjithë ushtarëve në Evropë, publikoi sot Blumberg. Ai vlerësoi "prioritetet e SHBA-së hidhen në rajonin indiano-paqësor".
Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc i bëri thirrje Evropës të bashkohet në mbështetje të Kievit, disa orë para mbërritjes në Paris në takimin kyç të liderëve evropianë, ku do të shqyrtohet qëndrimi i përbashkët për negociatat paqësore për Ukrainën, njoftoi DPA. Në mitingun parazgjedhor në qytetin e Kassel në krahinën Hesen, Gjermaninë qendrore, Sholci tha se ishte e rëndësishme të bëhej gjithçka që është e mundur për të siguruar që Evropa të mbetet e fortë dhe e bashkuar.
Bruksel - Liria e fjalës është absolutisht vlerë kyçe e Bashkimit Evropian dhe ajo është në thelbin e tërë procesit evropian të integrimit dhe ndërtimit dhe të tërë asaj për çka angazhohemi, deklaroi sot zëvendësi i zëdhënësit kryesor të KE-së, Stefan de Kersmaker, i pyetur për koment të Komisionit evropian për deklaratën e nënpresidentit amerikan, Xhe-Di vens se "eurokomisarët po e shuajnë lirinë e të shprehurit". "Liria e të shprehurit është diçka ndaj të cilës jemi maksimalisht të përkushtuar", shtoi De Kersmaker.
Madrid - Ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, Hoze Manuel Alvares, deklaroi sot se është herët për të biseduar për dërgimin e trupave në Ukrainë, duke theksuar se konsideron se së shpejti nuk do të arrihet armëpushim ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. "Askush nuk po mendon të dërgojë ushtarë në Ukrainë, sepse paqja është ende larg", tha ai.
Riad - Bisedimet e ardhshme midis përfaqësuesve rusë dhe amerikanë në Arabinë Saudite duhet të përcaktojnë se çfarë mund të bëhet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha sot zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tami Brus. Ajo u tha gazetarëve sot në Riad se takimi, i cili do të përfshijë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marko Rubio, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof, është një hap për të përcaktuar nëse rusët janë seriozë për bisedimet e paqes.
Tel Aviv - Izraeli do të lërë një numër të vogël të ushtarëve në pesë lokacione strategjike në jug të Libanit pasi nesër skadon afati për tërheqjen e trupave izraelite të skadojë në kuadër të armëpushimit me Hezbollahun, deklaroi sot zëdhënësi ushtarak izraelit Nadav Shoshani. "Duhet të qëndrojmë në ato pika në këtë moment për të mbrojtur qytetarët izraelitë, për t'u siguruar që ky proces të përfundojë dhe përfundimisht t'ia dorëzojmë Forcave të Armatosura Libaneze", tha Shoshani.
Uashington - Të paktën dhjetë persona humbën jetën gjatë fundjavës pasi disa pjesë të zonës juglindore të SHBA-së u përfshinë nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, duke përmbytur rrugë dhe shtëpi. Kentaki, Xhorxhia, Alabama, Misisipi, Tenesi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore dhe Karolina e Veriut ishin nën paralajmërime të ndryshme për përmbytjet dhe stuhitë e dhëna nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar.
Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i mohoi pretendimet e mediave arabe se Hamasi ia ka dorëzuar kontrollin mbi Rripin e Gazës Autoritetit Palestinez, duke thënë se i qëndron premtimit se "një ditë pas luftës në Gazë, as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez nuk do të jenë atje". Ai e theksoi përkushtimin e tij ndaj planit të presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosje me forcë të palestinezëve nga Rripi i Gazës, shkruan "Tajms of Izraeli".